• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flet gazetari Qyno: SPAK më sekuestroi edhe CD e fëmijëve, presion ndaj të vërtetës

23:09 : 13/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gazetari Elton Qyno dhe familja e tij u vendosen sot në terror nga SPAK. Me justifikimin e gjetjes së burimit për disa informacione të publikuara në media, SPAK ka ushtruar kontroll në banesën, zyrën dhe automjetin e gazetarit Elton Qyno.

Teksa hetuesit e BKH vijonin kontrollin në ambientet e televizionit ku ushtron detyrën, Qyno nëpërmjet telefonit ka treguar për  Boldnews.al presionet që i kanë ushtruar në SPAK gjatë gjithë ditës së sotme. Ai tregon se fillimisht është thirrur për tu njohur me një urdhër të prokurorit të SPAK Behar Dibra, për ndalimin e publikimit të materialeve hetimore lidhur me çështjen e Nuredin Dumanit.

Më pas i kanë kërkuar të japë një deklarim për llogari të një procedimi të regjistruar nga kjo prokurori për “nxjerrje të sekretit hetimor”.

“Fillimisht më njoftuan të paraqitem për tu njohur me një urdhër të prokurorit Behar Dibra për ndalimin e publikimit të të dhënave për një çështje penale. Sapo mbërrita në ambientet e SPAK më kërkuan të jap një deklarim për të dhënat që unë kam publikuar. Behet fjalë për disa lajmë qe kam publikuar për çështjen ‘Dumani’. SPAK kërkon burimin e informacionit për dëshmitë dhe të dhënat që kanë rrjedhur më media. Pasi dhashë deklarim më thanë që duhet të më sekuestronin telefonat”, tregon gazetari Qyno për Boldnews.al.

Por sipas tij, presionet e SPAK nuk kanë përfunduar me pak. Pas sekuestrimit të telefonave të gazetarit, ata i kanë komunikuar se duhet të ushtrojnë kontroll në banesën e tij, në automjetin privat dhe në redaksinë e televizionit “Ora News”, ku punon gazetari Qyno.

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

“Me urgjencë prokurori Behar Dibra nxori urdhërim e kontrollit dhe sekuestros. Ky urdhër u konfirmua edhe nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiri e cila vendosi kontrollin e shtëpisë, makinës dhe zyrës time”, thotë Qyno.

Oficerët e BKH e kanë shoqëruar atë në banesë ku kanë kryer kontroll dhe sekuestruar çdo dokument dhe pajisje elektronike.

“Sekuestruan çdo copë letër që gjetën, CD, pjesa më e madhe e të cilave me këngë, filma, apo lojërat e fëmijëve. USB që gjithashtu ju përkasin fëmijëve. Kompjuterin e shtëpisë dhe çdo gjë tjetër që hetuesit kanë menduar se ju vlen, pavarësisht nëse ka lidhje me çështjen”, thotë gazetari për Boldnews.

Por presionet e SPAK nuk kanë përfunduar me kaq. Deri në orën 22:30 të mbrëmjes se të mërkurës kur është kryer dhe kjo bisedë, kontrolli ka vijuar në redaksinë e televizionit ku punon gazetari Qyno. Ai thotë se hetuesit e BKH po ushtrojnë kontroll në redaksi ku përveç kompjuterit të tij kanë marrë edhe gjithë arkivën e tij si gazetar.

“Arkiva e punës sime 18-vjeçare si gazetar tashmë është në duart e SPAK. Akoma nuk arrij ta besoj atë që po ndodh. Presionet, kontrollet dhe sekuestrot që po kryhen po bëhen vetëm e vetëm që unë të tregoj burimin e informacionit. Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Unë kam bërë punën time si gazetar”, thotë Qyno teksa shton se hetuesit i kanë marrë edhe çelësin e automjetit të tij privat. Deri në orët e vona të mbrëmjes ai ishte ende i paqartë për statusin e tij ligjor në raport me hetimet e SPAK. Kjo strukturë duket se ka nisur një luftë të paprecedentë dhe të paligjshme ndaj medias.

Një rast i goditjes me protagonist SPAK-un dhe GJKKO-në ishte edhe ai ndaj Lapsi.al, pasi kjo media publikoi listat e patronazhistëve të PS dhe hodhi dritë mbi përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste për llogari elektorale. Pas raportimeve, Gjykata e Posaçme miratoi një kërkesë të SPAK për sekuestrim të kompjuterëve, celularëve dhe çdo pajisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al. Masa e sekuestros u rrëzua më pas nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Etiketa: Elton Qynogazetarimediaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Matrix” vjen në SPAK/ Pas “Sky”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

09:03 : 16/07/2025
Para

Maqedonci: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në tërësi nga të dyja palët

TË GJITHA

Temperatura deri në 35 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

08:05 : 18/07/2025

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com