• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet e tregtarëve me çmimet përplasin Braçen me Tatimet: Idiotë të padobishëm të shtetit

14:05 : 13/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Abuzimet e tregtarëve me çmimet për festat e fundvitit kanë sjellë së fundmi një përplasje mes deputetit të PS-së Erion Braçe dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Braçe ka ngritur shqetësimin e abuzimeve nga ana e tregtarëve, duke pretenduar se agrumet ata i marrin me 30 lekë në Lushnjë dhe në Divjakë nga fermeri dhe i shesin me 80 lekë, 100 apo 120 lekë në kryeqytet.

Sipas deputetit socialist, në këtë rast nuk kemi të bëjmë as me inflacion dhe as me treg të lirë, por me abuzim dhe grabitje të bujqve dhe konsumatorëve. Braçe shprehet se tregtarët nuk lëshojnë as faturë, gjë e cila do të tregonte abuzimin dhe grabitjen me çmimet, teksa u ka bërë thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ministrave që të dalin në terren dhe të konstatojnë këtë abuzim.

“Për mandarinat më thoshin se nga 30 lekë në Lushnjë dhe në Divjakë në 80 lekë këtu në Tiranë nuk është ndonjë gjë e madhe. 266% më shumë ose 266% më shtrenjtë. Nuk gjeta faturë kurrkund në të treja tregjet dhe natyrisht kur nuk ka faturë nuk dokumentohet normalisht asgjë. As grabitja e bujqve atje, as grabitja e konsumatorëve atje dhe as grabitja e shtetit që duhet të marrë tatime dhe taksa nga këto çmime marramendëse dhe nga fitimet marramendëse që vijnë nga ky abuzim kaq i madh në treg. Në këtë pikë, unë mendoj se të gjitha agjencitë ligj zbatuese duhet të dalin në tregje për të parë se si shkelet ligji me të dyja këmbët, se si fatura nuk ekziston, e se si në mungesë të faturës grabitet kushdo. Kur them agjencitë, duhet të nisë nga ajo që është e para, Drejtoria e Tatimeve. Por, edhe ministrat duhet të dalin atje për të parë se si bonusin që ne po u japim pensionistëve se si po u a marrin tregtarët me çmimet skandaloze, abuzive dhe grabitëse që po aplikojnë.” – shprehet Erion Braçe.

Siç duket, pas shqetësimit të ngritur nga Braçe, punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve kanë dalë në terren, teksa sipas deputeti socialist, ata janë shprehur se “s’kanë çfarë bëjnë pasi i ka urdhëruar Braçe”.

Lexo edhe:

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

“Pa mua do i kishe humbur zgjedhjet”/Elon Musk përplaset me Presidentin Trump: Jam i zhgënjyer

Teksa i etiketon punonjësit e Tatimeve si “idiotë të padobishëm”, Braçe shprehet se ai nuk urdhëron askënd dhe sipas tij, qëllimi nuk duhet të jetë gjoba, por detyrimi për të lëshuar faturë.

“Pas klithmës së mëngjesit lidhur me abuzimin në tregjet e frutave dhe perimeve në Tiranë, Durrës, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë ka reaguar njëra prej agjencive ligjzbatuese në këtë vend e lidhur me fiskun. Kanë shkuar përfaqësuesit e saj në tregun e madh të Tiranës, që patjetër një pjesë e tregëtarëve aty janë njoftuar më përpara, një pjesë tjetër kanë mbyllur qepenat, e një pjesë tjetër janë kapur në kushte paligjshmërie. Çfarë u është thënë? “S’kemi çfarë bëjmë, ka dhënë urdhër Erion Braçe”. Tani për të sqaruar ju dhe idiotët e padobishëm të shtetit. Unë nuk kam tagër të urdhëroj kërrkënd, jam thjesht deputet në mbrojtje të interesave edhe të bujqve, por edhe të qytetarëve. E dyta, nuk është qëlllimi gjoba, por fatura. Nëse shkoni në ato tregje, bëni gjënë që është më e thjeshta, të detyroni faturën për çdo transaksion. Në blerje nga bujku, por edhe në shitje tek konsumatori. Kaq!.” – shprehet Braçe.

Pas këtyre reagimeve nga ana e Erion Braçe, ka ardhur dhe një përgjigje nga ana e  Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ndaj deputetit socialist. Përmes një komunikatë për mediat, “Tatimet” shprehen se Braçe është i pasaktë, pasi në terren ata kanë dalë që prej fillimit të dhjetorit dhe jo me urdhër të tij dhe sipas tyre, kjo është një procedurë standarde që ndiqet çdo vit.

Më tej në reagim thuhet se ndihen të keqardhur për ofendimet e Braçes dhe mungesën e respektit të treguar ndaj Administratës Tatimore.

“Kujtojmë Z. Braçe, dhe sqarojmë publikun, që Bizneset e vogla janë me 0 Tatim Fitimi dhe 0 TVSH. Kështu që lëshimi apo jo i Faturës Tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga Ofertë-Kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar.” – thuhet gjithashtu në reagim.

Reagimi i plotë i Tatimeve:

Reagimi i Administratës Tatimore për fyerjet dhe pasaktësitë e deklaratave të Deputetit

Administrata Tatimore kërkon të sqarojë deputetin Braçe dhe opinionin publik se monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj.

Prezenca e Tatimeve në tregun qendror ka nisur në fillim të muajit dhjetor, në zbatim të planit operacional, ku në fokus janë tregjet e mëdha dhe qarkullimi i shtuar i mallrave në transport nga ana e bizneseve, që tregtojnë me shumicë, në kuadër të festave të Fundvitit.

Kështu që deklarata e deputetit në media për daljen e strukturave të Administratës Tatimore pas denoncimeve të tij është e pasaktë!

Sqarojmë Z. Braçe se Administrata Tatimore ka në fokus kryesisht Bizneset e mëdha, që janë subjekt i Tatim Fitimit dhe TVSH-së.

Ndihemi të keqardhur për deklaratat publike të bëra nga Z. Braçe dhe gjuhën e përdorur prej tij, duke qenë se ai vetë ka qenë personalisht i angazhuar në luftën kundër Evazionit, dhe pavarësisht kësaj lufte disa vjeçare fenomeni ka vazhduar.

Na vjen keq të dëgjojmë nga një Deputet fyerje dhe mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore, duke përdhosur punën e saj, aq më keq me informacione të pavërteta, gjykime të një Deputeti që jo vetëm nuk e përmirësojnë punën e një Administrate, por përkundrazi e ofendojnë publikisht atë me apo pa të drejtë.

Kujtojmë Z. Braçe, dhe sqarojmë publikun, që Bizneset e vogla janë me 0 Tatim Fitimi dhe 0 TVSH. Kështu që lëshimi apo jo i Faturës Tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga Ofertë-Kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar.

Sqarojmë opinionin publik se Administrata Tatimore është maksimalisht e angazhuar në nxitjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga ana biznesit dhe qytetarëve, përmes fushatave sensibilizuese, që në thelb kanë ndërgjegjësimin dhe jo gjobitjen e biznesit, duke krijuar për herë të parë klimën më të mirë dhe bashkëpunuese me biznesin.

Etiketa: abuzimetagrumetçmimetDrejtoria e Tatimeveerion bracefaturakontrolleperplasjetregtarettregu i shumices

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
BOTA

“Pa mua do i kishe humbur zgjedhjet”/Elon Musk përplaset me Presidentin Trump: Jam i zhgënjyer

21:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tjetër aksident i rëndë/ Motoristi humb kontrollin, një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

14:34 : 01/06/2025
Para

Kërkesa e SPAK/ Do të shkoni në Këshillin e Mandateve? Berisha: S'e kam vendosur...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com