• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Scholz beson në zgjidhje të shpejtë për buxhetin

08:41 : 12/12/2023
në BOTA

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur besimin se negociatat për boshllëkun prej miliarda eurosh në buxhetin e vitit 2024 do të përfundojnë së shpejti. Politikani socialdemokrat u shpreh se kjo është detyrë e madhe. “Por ne kemi bërë aq shumë përparim, sa mund të jemi shumë të sigurt se së shpejti do të jemi në gjendje t’ju tregojmë rezultatin.” Një zëdhënës i qeverisë tha se negociatat kishin “avancuar shumë” dhe një sërë çështje tashmë ishin sqaruar në shkëmbime të mira dhe konfidenciale mendimesh.

Scholz ka kërkuar një zgjidhje për krizën buxhetore prej javësh në bisedimet trepalëshe me Ministrin liberal të Financave Christian Lindner dhe Zëvendëskancelarin Robert Habeck, nga Të Gjelbrit. Pasditen e së dielës vonë, bisedimet u shtynë për sot. Kryetarja e SPD, Saskia Esken foli gjithashtu për përparim. “Tani do të ndodhë diçka. Dhe pastaj do të kemi një bazë për të vazhduar qeverisjen,” tha ajo në programin e përbashkët të mëngjesit të ARD-së dhe ZDF-së.

FDP: Nuk ka largim nga qeveria

Kreu i grupit parlamentar të FDP-së, Christian Dürr shprehu të njëjtin besim, duke deklaruar se beson se mosmarrëveshja buxhetore mund të zgjidhet. “Pa rrugëdalje situata nuk është” tha Dürr në radion Deutschlandfunk në lidhje me diskutimet e brendshme të koalicionit. Në buxhetin e vitit 2024, duhet të mbyllet një boshllëk prej 17 miliardë eurosh “kjo është e menaxhueshme”, tha ai. Megjithatë, konsultimet brenda koalicionit zgjasin shumë për shkak të kompleksitetit të përgatitjes së buxhetit.

Dürri i hodhi poshtë qartë spekulimet për mundësinë e largimit të FDP nga koalicioni. “Synimi im i vendosur është që ne të vazhdojmë të jemi pjesë e një qeverie federale që vazhdon të formësojë të ardhmen”. Nëse FDP nuk do të ishte pjesë e qeverisë, gjërat do të ishin ndryshe në Gjermani, tha Dürr. “Ne ndoshta do të kishim nivele borxhi të ngjashme me ato të epokës së koronavirusit dhe kjo do të ishte gabim.” Ministri i Transportit Volker Wissing e kishte bërë tashmë të qartë se partia e tij do të mbetet në koalicionin qeveritar.

Lexo edhe:

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, rriten me 532% të ardhurat nga taksa e infrastrukturës

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

FDP kundërshton zbutjen e frenës së borxhit

Në të njëjtën kohë, FDP ripohoi kufijtë se ku mund të shkojë në negociata. Sekretari i Përgjithshëm, Bijan Djir-Sarai hodhi poshtë çdo zbutje të frenës së borxhit me të njëjtën ashpërsi si rritjen e taksave. “Rritja e taksave do të ishte thjesht helm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Dhe ne nuk e duam këtë. Dhe as nuk do ta lejojmë”, tha ai. Respektimi i frenës së borxhit të parashikuar në kushtetutë është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm për FDP-në.

Në fundjavë, SPD kishte bërë thirrje për shpalljen e një emergjence të re buxhetore për shkak të luftës ruse të agresionit në Ukrainë, në mënyrë që të pezullohej frena e borxhit. Anke Rehlinger, nënkryetare e SPD dhe kryeministre e Landit të Zarës paralajmëroi për një “spirale të kursimeve, në fund të së cilës nuk do të gjendet asgjë e dobishme”. Si zgjidhje, mund të përfytyrohet pezullimi i frenës së borxhit deri në vitin 2024, tha Rehlinger. “Kjo sigurisht që do të kërkojë përpjekje, por ne nuk duhet t’i shmangemi atyre.”

CDU nuk përjashton hapa të mëtejshme ligjore

Menaxheri i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei, nuk përjashtoi një tjetër padi të partive unioniste në Gjykatën Kushtetuese Federale për këtë çështje. Natyrisht, gjërat duhet të “studiohen me kujdes”, tha ai. “Nëse koalicioni dëshiron të rregullojë edhe buxhetin e 2024 duke hequr frenën e borxhit dhe duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, atëherë, për mendimin tim, ne duhet të ndërmarrim veprime ligjore ndaj kësaj. Sepse kjo është qartësisht antikushtetuese.” Ti nuk mund ta shpallësh krizën si normë dhe të shmangësh sistematikisht frenën e borxhit të përcaktuar në kushtetutë.

Në mes të nëntorit, Gjykata Kushtetuese Federale shpalli të pavlefshme rialokimin e 60 miliardë eurove nga buxheti i vitit 2021 për fondin e klimës dhe transformimit, pas një padie të grupit parlamentar CDU/CSU. Gjyqtarët vendosën gjithashtu që qeveria federale nuk mund t’i ruajë kreditë emergjente për vitet e mëvonshme. Kjo solli situatën aktuale për buxhetin e vitit 2023, për të cilën tani do të pezullohet sërish frena e borxhit./DW

 

Etiketa: buxhetScholz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, rriten me 532% të ardhurat nga taksa e infrastrukturës

13:53 : 15/06/2026
BOTA

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Po përballemi me çështje gjithnjë e më komplekse”, kreu i SPAK kërkon mbështetje më të madhe buxhetore

11:09 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kostot e zjarrit mund të na kushtojnë më lirë nga buxheti sesa nga sigurimet

08:07 : 17/04/2026
AKTUALITET

Tirana e “miliardave në letër”, Bashkia miraton buxhetet që nuk i shpenzon

17:46 : 21/02/2026
RAJONI

Miratohet buxheti i 2026-tës/ Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?

18:33 : 20/02/2026
Para

Shpopullimi i Shqipërisë/ Ekspertja: Fasoneritë në Shkodër me punonjës nga Afrika dhe Sri Lanka

TË GJITHA

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 25/06/2026

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet