• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Reformë a ashpërsim i ligjit të ri francez për migracionin?

14:10 : 11/12/2023
në BOTA

Të dielën në orët e pasdites në jug të Parisit mijëra vetë demonstruan në rrugët në afërsi të stacionit të metrosë Montparnasse. Në duar ata mbanin pankarta me mbishkrimin “Kundër të ligjit të Darmanin” (ministri i Brendshëm francez, shën.red.) dhe “Migracioni nuk është problemi, racizmi është problemi”. Malier Ahmada Siby është mes tyre. 33 vjeçari ka ardhur para pesë vjetësh në Francë.

Që atëherë ai punon si pastrues, në hotele dhe si pjatalarës. Për këto punë ai përdor lejen e punës të personave të tjerë. “Kështu punon shumica prej nesh. Që do të thotë, se paguajmë kontribute sociale dhe tatime, pa marrë në anën tjetër asnjë shërbim të rregullt shtetëror si sigurimi shëndetësor”, thotë ai për DW.

“Qeveria e presidentit, Emmanuel Macron na trajton sikur nuk kemi asnjë vlerë, po ne bëjmë të gjitha punat e ulta, në kantiere ndërtimi, edhe për Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, në restorante dhe si punëtorë në pastrim.” Siby dhe migrantë të tjerë janë bashkuar për të protestuar kundër reformimit të ligjit.

Ligji mund të kthehet në sprovë

Të hënën (11.12.2023) ligji i kontestuar diskutohet në Asamblenë Kombëtare në Paris. Ky nuk është versioni përfundimtar i ligjit, por disa pika janë të njohura: Kështu me ligjin e ri procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe afatet për apelim do të shkurtohen. Po ashtu do të vështirësohet bashkimi familjar dhe kushtet për vizë mjekësore. Në të ardhmen do mund të dëbohen edhe minorenët që në momentin e ardhjes në Francë ishin në moshë 13 vjeçare apo prindërit e huaj, fëmijët e të cilëve kanë pasaportë franceze. Punonjësit në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore do duhej të merrnin automatikisht një leje pune 1-vjeçare, por tani iu është lënë kompetenca autoriteteve lokale, që mund të vendosin kush e merr një leje pune dhe kush jo.

Lexo edhe:

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin e solli projektligjin në senat. Projektligji kërcënon të kthehet në një test për qeverinë e Macron, sepse kampi i tij politik nuk ka më shumicën absolute në parlament, për të miratuar ligjin pa mbështetjen e forcave të tjera politike, si për shembull konservatorët.

Që nga sulmi terrorist kundër mësuesit Dominique Bernard nga një imigrant rus në Arras, qeveria përpiqet të paraqesë ligjin si front kundër migracionit legal dhe terrorizmit. Por migrantët, refugjatët dhe organizatat humanitare kanë frikë se rregullat e reja do të rrisin diskriminimin dhe stigmatizimin ndaj migrantëve.

“Një dimension i ri ashpërsie”

Lisa Faron nga Shoqata Cimade e Parisit që mbështet refugjatët dhe migrantët është shumë e shqetësuar. “Qeveria kishte premtuar një ligj të balancuar, por tani duan t’i kufizojnë edhe më shumë të drejtat e migrantëve dhe t’ua bëjnë të vështirë të marrin leje pune.” Ajo thotë se me “me këtë projekt do të arrihet një dimension i ri ashpërsie”. Për profesorin e sociologjisë politike, Vincent Tiberj nga Universiteti Po Bordeaux ligji reflekton kthesën djathtas në debatin politik. “Shumica e politikanëve i paraqesin migrantët si barrë dhe kërcënim dhe harrojnë plotësisht, që migrantët, edhe brezat e mëvonshëm kontribuojnë shumë në shoqërinë tonë”, thotë Tiberj për DW. Politikanët duan të marrin vota në skajin e djathtë politik. Partia djathtiste, Rassemblement National e Marine Le Pen në sondazhe do të arrinte vendin e parë në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm.

Të dëbohen ata që kanë kryer krime

Deputeti i “Renaissance”, Alexis Izard në Departamentin Essonne në jug të Parisit mendon ndryshe. “Ne duhet të jemi në gjendje të dëbojmë nga Franca rreth 4000 migrantë ilegalë që kanë kryer krime, dhe kjo do të jetë e mundur në të ardhmen. Procedurat e dëbimit nuk do të zgjasin më dy vjet si më parë, por një vit.” Në të njëjtën kohë, thotë Izard për ata që duan të punojnë do të bëhet më e lehtë të vijnë në Francë.

Malier Siby nuk e quan ide të mirë, që të jepet një leje qëndrimi e pune për një vit. “Kjo do të forconte parimin e skllavërisë moderne në ligj”, thekson Siby që jeton në një dhonë 15 metra katrorë në Motreuil në Paris së bashku me xhaxhanë dhe një kushëri. “Kjo do të thotë që duhet të punosh në atë sektor, ndryshe humb lejen e qëndrimit. Në këtë mënyrë je i varur nga shefi. Ne duam që qeveria të na legalizojë, që të kërkojmë vetë punët tona. Por nëse ke mbijetuar një rrugë si ajo përmes Mesdheut, nuk heq dorë kollaj. Unë do të luftoj për një të ardhme më të mirë”, thotë Siby. /Dw/

 

Etiketa: Franceligjmigracion

Lajme të lidhura

BOTA

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026
BOTA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
BOTA

Europa në alarm nga i nxehti, 40 viktima në Francë

15:13 : 23/06/2026
BOTA

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

18:47 : 22/06/2026
BOTA

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

15:17 : 21/06/2026
BOTA

Franca përballet me valë ekstreme të të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 40°C

20:53 : 16/06/2026
Para

Akuza për fshehje pasurie, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

TË GJITHA

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

17:56 : 27/06/2026

Tërmet i fortë në Afganistan

17:48 : 27/06/2026

Pogradec/ Burri dhunon bashkëshorten, e moshuara niset drejt Traumës në gjendje të rëndë

17:31 : 27/06/2026

Video/ Jep dorëheqjen ministresha e Ramës

17:16 : 27/06/2026

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

16:58 : 27/06/2026

Shqipëria si Palermo e viteve 70/ A erdhën në Durrës 50 tonë kokainë?

16:50 : 27/06/2026

Goditje e rëndë për Spanjën, mesfushori humbet pjesën e mbetur të Botërorit

16:28 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet