• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet në Kosovë “Baroni i Drogës”, Gëzim Çela

19:08 : 08/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është arrestuar në Kosovë, Gëzim Çela i shpallur në kërkim nga SPAK në vijim të operacionit të koduar “Flakë në Det”, të ekzekutuar në muajin gusht, ku u godit një tentativë e trafikimit të drogës me varkë velierë nga lugina e Patokut në drejtim të Italis. Më konkretisht dyshohet se do shkëmbehej në mes të detit kanabis me kokainë, ku dyshohej për rreth 1 ton kanabis, por që u dogj nga ana e trafikantëve.

SPAK e akuzon Gëzim Çelën për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në muajin gusht, Policia e Shtetit arrestoi në kuadër të këtij operacioni kushëririn e Gëzim Çelës, Nerim Çela, si dhe ish-punonjësin e Policisë së Shtetit, Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Besnik Brokeri nga Vlora dhe dy korrierët me shtetësi ukrainase Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Ndërsa, më 9 tetor të këtij viti, SPAK lëshoi 4 urdhër-arreste të reja, ku u arrestua shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, si dhe u shpallur në kërkim Gëzim Çela i njohur si “Baroni i Drogës”, Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guzo nga Durrësi.

Arrestimin e Gëzim Çelës e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili bën me dije se “Baroni i Drogës” është vënë në pranga në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.” – shkruan Balla.

Çmontimi i grupit të Gëzim Çelës e ka zanafillën që në muajin Prill 2023, ku në zonën afër aeroportit të Rinasit u arrestua Armando Papa, pasi në bagazhin e automjetit të tij, efektivët e Policisë gjetën një sasi prej 42 kg heroinë.

Autoritetet kanë dyshime të forta se Armando Papa është korrieri i Gëzim Çelajt dhe Arben Dalipajt. Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro. Hetimet e këtij rasti i ka ndjekur SPAK, pasi zbuloi se në këtë linjë të trafikut të drogës, ishte i përfshirë Gëzim Çelaj dhe vlonjati Arben Dalipaj.

Gëzim Çela ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2015, pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjatë hetimit të asaj periudhe, Çelën shfaqet si organizator dhe financues i një grupi kriminal, që kryente trafikun e heroinës dhe hashashit në Kosovë, Greqi dhe në Itali. Çela, rezulton i dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut.

Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pashqetësuar. Ndërsa grupi ku ai është dënuar për herë të parë, përbëhej nga Valentina Tufina e njohur si “Tezja e Kokainës”, Fran Mërdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela, Viktor Lekgega, Reald Hysolli etj.

Çela dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge, pasi pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Për t’u shmangur arrestimit, Gëzim Çela lëvizte në të njëjtin automjet me shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar në muajin tetor.

Gëzim Çela ka qenë një ish-efektiv Policie, teksa për të ka patur akuza edhe nga drejtësia italiane dhe për shfrytëzim prostitucioni, trafik lëndësh narkotike dhe vrasje, por gjithmonë ka arritur t’i shpëtojë burgut.

Etiketa: arrestohetgezim celakosovespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
RAJONI

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

14:59 : 01/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

14:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Kosovë/ Humb jetën një e mitur, plagosen katër të tjerë

19:13 : 31/08/2025
Para

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Klima e biznesit nën nivelin mesatar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com