• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Djegia e Kuranit/ Danimarka merr masa, ndalon me ligj përdhosjen e shkrimeve fetare

18:32 : 07/12/2023
në BOTA

Parlamenti danez votoi sot për të ndaluar djegien e shkrimeve fetare pas një sërë incidentesh me përdhosjen e Kuranit në vend. Pas muajsh debati intensiv, një projektligj që e bën të paligjshme djegien, ndotjen, shkeljen ose grisjen e shkrimeve të njohura fetare, duke përfshirë Kuranin, Biblën ose Torën, u miratua me 94 vota pro dhe 77 kundër.

Gjatë verës, kopjet e Kuranit u dogjën ose u dëmtuan, gjatë një sërë protestash në Danimarkë dhe Suedi, duke shkaktuar zhurmë ndërkombëtare. Kriza diplomatike që pasoi bëri që të dyja qeveritë të thonë se do të shikonin mënyra për të kufizuar ligërisht akte të tilla. Qeveria daneze e ka paraqitur këtë veprim si masë sigurie. Duke paraqitur propozimin në gusht, ministri i drejtësisë, Peter Hummelgaard, një socialdemokrat, tha se projektligji dëmton interesat e Danimarkës dhe danezëve dhe rrezikon të dëmtojë sigurinë e danezëve jashtë dhe këtu në shtëpi. Ata që shkelin ligjin e ri mund të dënohen me gjobë ose deri në dy vjet burg.

Disa kritikë pretendojnë se motivi i Danimarkës për futjen e legjislacionit është dëshira për të pasur një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të tjerë thonë se kjo do të kufizojë lirinë e shprehjes. Dy parti opozitare, Partia Popullore Daneze dhe E Djathta e Re, kanë bërë thirrje për një referendum për këtë çështje.

“Ligji është krijuar për të penguar lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike. Dhe kjo nuk është asgjë për të qenë krenarë,” tha Steffen Larsen, përfaqësues ligjor për Aleancën Liberale.

Qeveria e Danimarkës argumenton se ligji, i cili do të vazhdojë të lejojë kritikat ndaj fesë, do të ketë shumë pak efekt në lirinë e fjalës. Kur projektligji u prezantua për herë të parë në gusht, ai u kritikua ashpër për atë që shihej si një interpretim shumë i lirë i asaj që konsiderohej e shenjtë. Projektligji është ripunuar që atëherë për të specifikuar se ai zbatohet vetëm për librat e shenjtë nga fetë e njohura në Danimarkë. Suedia ka thënë gjithashtu se po kërkon mënyra për të parandaluar përdhosjet e Kuranit dhe librave të tjerë fetarë, megjithëse ka përjashtuar ndryshimin e ligjeve të saj të gjerë të lirisë së shprehjes.

Lexo edhe:

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

Etiketa: Danimarkadjegia e Kuranitmasat

Lajme të lidhura

BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
BOTA

Dronë mbi qiellin e Aalborgut, Danimarka mbyll hapësirën ajrore për dy net radhazi”

09:54 : 26/09/2025
BOTA

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025
BOTA

Analiza e DW: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

08:15 : 28/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
Para

Vrasja e paguar e Liridona Ademajt, kushëriri zbardh bisedën me Naim Murselin

TË GJITHA

Aksident në hyrje të Elbasanit, një person i plagosur rëndë

17:40 : 11/10/2025

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

17:19 : 11/10/2025

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025

Serbia nuk “harron” të provokojë, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

17:01 : 11/10/2025

Jozi ndez “xixat”: Puthja me Stresin s’ishte miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua…

16:47 : 11/10/2025

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

16:38 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com