• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha publikon dokumente të reja: Si Rama i fali Bolinos 4 900 m2 tokë

13:46 : 05/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sali Berisha iu rikthye procedurës me të cilën botuesi Karlo Bolino ka përfituar një sipërfaqe toke në kryeqytet me qera simbolike përmes disa vendimeve qeverie, ku më pas ka ngritur redaksitë e mediave të tij.

Në një konferencë nga selia blu, kreu i PD publikoi dy dokumente: një shkresë nga Agjencia e Prokurimit Publik që përcakton vlerën e pronës në rast të dhënies me qera për 20 vite dhe një leje ndërtimi të firmosur nga Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Për dokumentin e parë, Berisha llogariti se nëse prona që ka përfituar Bolino do të jepej me qira për të njëjtën periudhë që i është dhënë botuesit, atëherë buxheti do të arkëtonte 1.4 milionë euro për 20 vite. Por, shtoi ai, Bolino e përfitoi me një qira simbolike.

Për shkresën e dytë që lidhet me miratimin e lejes së ndërtimit, tha se është “unike në botë” duke qenë se siç u shpreh, është firmosur nga vetë Rama si kreu i qeverisë duke anashkaluar bashkinë. Dhe kjo, sipas tij, përben një “dëshmi të përqendrimit të të gjithë pushtetit të tij për të vjedhur dhe grabitur”.

Kryedemokrati solli në vëmendje se sipas planit rregullator të bashkisë për vitin 2013, toka ishte përcaktuar për tu ndërtuar shkollë. Më herët, ka deklaruar se toka 4 900 metra katrorë i ishte falur bashkisë nga pronarët për të ndërtuar një shkollë për shkak të mungesës në zonë.

Lexo edhe:

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

Toka në fjalë i kaluar më pas Ministrisë së Financave dhe më tej mes këtij institucioni dhe kompanisë “MTSC” të Karo Bolinos është lidhur kontrata e qirasë simbolike për dy dekada. Qëllimi fundor, ka denoncuar më herët Berisha, është që duke shfrytëzuar ligjin, Bolino të bëhet më pas pronar i tokës që kryedemokrati e quan “të grabitur” me vendim qeverie.

“Qiraja e pronës 1.4 milionë euro për 20 vite, Bolino e mori falas”

Duke shpjeguar dokumentin e parë të paraqitur, Berisha tha: “Desha të paraqes para jush këtë dokument të veçantë. Çfarë tregon? Ky dokument se në buletinin numër 29 me datë 22.07.209, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave publikojnë njoftimin për dhënie me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021 metra katrorë. Ishte e para kjo, pasi shtoi 800 e ca metra këtu Rama. Me vendimin e dytë, Rama shton 800 e ca metra. Pra, dhënien me qira, e cila thotë se vlera dysheme për detyrimin e qirasë për fillimin e konkurrimit është 631 mijë lekë në muaj. Se ishin tre ndërtesa”.

Më tej, bëri një përllogaritje të kostos për 20 vite, e njëjta periudhë për të cilën botuesi Bolino ka përfituar pronën me vendim qeverie.

“Nëse i mblidhni për një vit, bëjnë 74 mijë euro në vit. Në 20 vite, bëjnë 1 milion e 400 mijë euro. Pra, vetëm sikur me qira të jepej, nga ky territor, qytetarët e Tiranës fitonin 1.4 milionë euro. Çfarë ndodh? Me deus ex machina, kalohet nga 63 mijë euro qiraje, Denaj me Ramën e kalojnë në 1 euro. Dy muaj mbrapa bëjnë vendimin dhe zonën e marrin bashkë me Bolinon me 1 euro. Pastaj ndryshojnë edhe kontratën dhe e shtojnë edhe me 800 metër katrorë. Me të tretën, vendosin fshirjen e objekteve”, tha Berisha.

Berisha: Rama firmosi vetë lejen e ndërtimit për godinën 3-katëshe të Bolinos, kjo nuk ndodh as në diktaturë

Kryedemokrati shpjegoi se për të ndërtuar në tokën e përcaktuar për shkollë, ku u ngit redaksia e mediave të Bolinos, leja është firmosur nga Edi Rama si kreu i Këshillit të Ministrave.

“Leja e ndërtimit e Edi Ramës për Karlo Bolinon është unike në botë. Nuk ka kryeministër në botë, që të firmosë në detyrë, një leje ndërtimi për një ndërtesë trekatëshe. Është unike. Është unike! Është dëshmi e përqendrimit të të gjithë pushtetit të tij për të vjedhur dhe grabitur. Pse e ka firmosur vetë? Sepse ka pasur frikë se këshilli do bëjë zhurmë të madhe kur të mësojë se po grabit tokën e shkollës. Nuk ndodh, nuk gjen në të gjithë diktaturën komuniste në Shqipëri, një leje ndërtimi e firmosur nga Mehmet Shehu, apo nga pasardhësi i tij”, tha Berisha

“Kjo ndodh vetëm në një vend ku një njeri, që për t’u pasuruar vetë, është i gatshëm të ushtrojë çdo lloj pushteti, vetëm për të vjedhur. A ka dëshmi më flagrante se kjo leje, për një ndërtesë trekatëshe, e firmosur nga kryeministri, jashtë çdo lloj kodi dhe ligji. Natyrisht jo vetëm nga kryeministri, se pjesa tjetër është nga Anila Denaj, leja për të ndërtuar në territorin e vjedhur. Ky është dokumenti, i cili dëshmon edhe njëherë në mënyrën më flagrante, aktin skandaloz të rrëmbimit të 4900 metra tokë, të cilën pronarët e lanë vakëf për ndërtimin e shkollës së mesme në territorin ku nuk kishte një të tillë”, shtoi ai.

Kallëzim në Prokurorinë e Posaçme? Berisha: SPAK i kapur nga Rama

Kryetari i PD paralajmëroi se në vijim do të bëjë publike të tjera shkresa, që sipas tij “faktojnë veprat penale që kanë kryer Rama dhe Bolino në këtë vjedhje skandaloze e të pashembullt”.

I pyetur se nëse do bëjë denoncim në SPAK për rastin, Berisha u përgjigj se “të dërgosh doje në SPAK për Edi Ramën do të thotë të tallesh me ligjin dhe veten”. Kjo pasi sipas tij, kjo prokurori është e kapur nga vetë kryeministri.

Vetë Bolino ka mohuar akuzat. Në një artikull të publikuar më herët prej tij, shkruan se procedura e ndjekur për të marrë me qera simbolik truallin është “plotësisht ligjore”.

Etiketa: Edi RamaKARLO BOLINOSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

21:21 : 22/10/2025
AKTUALITET

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

13:52 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Do të kandidoj sërish në 2026 për kreun e PD-së!

13:18 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan

13:08 : 22/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025
Para

Futbolli shqiptar në zi! Ndërron jetë ish-sulmuesi i njohur i Lushnjës

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com