• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq/ Probleme me qarkullimin nga dëbora në veri, shtyhen lundrimet

14:56 : 25/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun e vendit këtë të shtunë, duke sjellë probleme me qarkullimin në shumë akse rrugore si dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë, për shkak të erës së fortë, ka pasur shtyrje të lundrimeve të trageteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmoi se në rajonin verior ka pasur reshje dëbore me intensitet. Për pasojë një sërë aksesh rrugore janë mbuluar nga dëbora: Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, një automjet doli nga rruga e mbuluar nga dëbora.

Probleme u raportuan edhe në Rrugën e Kombit.

Lexo edhe:

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

Në këto akse, sipas ARRSH, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Autoritetet ndërkohë bënë apel për përdorimin e zinxhirëve.

Orët e pasdites situata u shfaq e rënduar te aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, ku bora bllokoi plotësisht rrugën. Policia njoftoi se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Probleme në disa zona në veri të vendit është raportuar dhe me furnizimin me energji elektrike, si dhe në disa fshatra në Fier.

Moti me erë të fortë ka sjellë po ashtu problematika për sa i përket  lundrimit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari, Bari-Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive nesër në mesdite. Njoftoi po ashtu se trageti i linjës Ankona-Durrës mbërrin nesër në Durrës, në mesditë.

Sipas drejtorisë detare, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e kanë ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Ndërkohë, linja Sarande-Korfuz-Sarandë ka vazhduar normalisht pa probleme.

“Të interesuarit të kontaktojnë agjencitë respektive për informacione të mëtejshme”, apelon drejtoria detare.

Sipas meteorologëve, duke filluar nga orët e mbrëmjes së kësaj të shtune pritet një përmirësim gradual i kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.  Dita e diel ndërkohë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.

Etiketa: DeborelundrimeMoti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

16:43 : 17/11/2025
AKTUALITET

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

12:46 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mos harroni çadrat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 17/11/2025
AKTUALITET

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

18:15 : 16/11/2025
AKTUALITET

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025
AKTUALITET

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025
Para

Reshjet e dëborës, bllokohet kalimi i mjeteve në Baypass-in e Rrugës së Arbrit

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com