• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Magjistratëve të rinj u “bllokohet” diploma për 5 vjet? Mashtrim ordiner i Ramës

19:13 : 25/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama bëri një mashtrim publik, kur dha justifikimin e radhës se përse qeveria e tij ka vendosur që të mbajë peng për 5 vjet diplomën e studentëve që përfundojnë Universitetin e Mjekësisë.

Në një takim partiak, të zhvilluar pasditen e kësaj të Premteje, Rama deklaroi se “Në Shqipëri është edhe Shkolla e Magjistraturës që e ka kusht që t’i mund të hysh në këtë shkollë, por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet apo diçka më tepër si magjistrat. Shkolla e Magjistraturës është një nga shkollat më të mira në Shqipëri, por nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë asnjëherë në diskutim”.

Kjo deklaratë e kryeministrtit të vendit nuk mbështetet as në ligj, por edhe as në logjikën se si po funksionojnë aktualisht gjërat në sistemin e drejtësisë.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” parashikon si një ndër kriteret e pranimit në Shkollën e Magjistraturës të personave që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe kanë “të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare”.

Lexo edhe:

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Pra, ligji parashikon një detyrim me afat kohor vetëm për pranimin në Shkollën e Magjistraturës dhe në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka të parashikuar “bllokim” të diplomës së magjistratit (pra gjyqtarit apo prokurorit të ri) për 5 vjet.

Nga ana tjetër, nuk bën asnjë lloj sensi që të bllokohet diploma e magjistratit, kur, në një periudhë që sistemi ka nevojë emergjente për gjyqtarë e prokurorë të rinj, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) janë të prirur që të kryejnë emërimet e reja, për të plotësuar vakancat në gjykata e prokurori.

Dhe, një nga kriteret bazë për emërimet e reja në sistemin e drejtësisë është dorëzimi i diplomës së magjistratëve të rinj pranë KLGJ e KLP.

Gjithashtu, një “bllokim” i mundshëm i diplomës së magjistratëve për një periudhë 5-vjeçare, siç rreket të tregojë kryeministri Rama, nuk ka as logjikë dhe nuk mund të paralelizohet me vendimin e qeverisë ndaj studentëve të Mjekësisë.

Rama dhe kabineti i tij kanë vendosur që të “bllokojnë” diplomat e mjekëve të rinj, me qëllim që t’i pengojnë për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Në të njëjtën logjikë, Rama me të tijët do të duhej të vendosnin bllokimin e diplomave të magjistratëve të rinj për t’i penguar për t’u punësuar jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që mjekët mund të punësohen jashtë vendit, kush shtet do t’i pranojë, emërojë dhe pranojë në sistemin e tyre të drejtësisë magjistratët shqiptarë? Çdo vend ka rregullat e tij për rekrutimin dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe, të paktën deri më tani, nuk është shënuar asnjë rast që një vend jashtë Shqipërisë të ketë “thithur” prokurorë e gjyqtarë nga vendi ynë.

Pikërisht, për shkak të mungesës së një parashikimi ligjor dhe mungesës së logjikës, deklaratat e Edi Ramës se magjistratëve të rinj u bllokohet diploma për 5 vjet, është thjesht një mashtrim i rëndomtë dhe një tentativë për të bindur opinionin publik se vendimi ndaj studentëve të Mjekësisë është vetëm një “rutinë|”.

Deklaratat e Ramës erdhën menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ligjit të propozuar nga kryeministri për të bllokuar diplomat e studentëve të Mjekësisë për një periudhë 5-vjeçare.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është përfundimtar dhe çështja pritet të shqyrtohet në themel. Ndaj, deklaratat e Ramës, më shumë se një mashtrim apo gafë ligjore e logjike, duket se janë një kërcënim publik për gjyqtarët kushtetues, të cilët nuk duhet të guxojnë t’ia nxjerrin ligjin si anti-kushtetues.

Etiketa: 5 vjetbllokohetDiplomaEdi RamakorrupsionMagjistratëve të rinjmashtrimordinerqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

18:19 : 20/06/2025
AKTUALITET

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

17:26 : 20/06/2025
AKTUALITET

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit

13:08 : 20/06/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni”

10:55 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
Para

La Liga/ Rayo Vallecano e Ivan Balliut ndal Barcelonën

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 21 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/06/2025

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

22:50 : 20/06/2025

Përmbyset makina në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

22:49 : 20/06/2025

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

22:41 : 20/06/2025

Benfica fiton me goleadë dhe eliminon amatorët nga Botërori i Klubeve (Video)

22:37 : 20/06/2025

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

22:34 : 20/06/2025

Sa investuan bashkitë për banor? Buxheti nis me 10 euro për frymë

22:30 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com