• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3-vjeçari gjakoset në kopsht, edukatorja: Përplasi kokën në mur. Çuditërisht kamerat nuk regjistruan

21:15 : 23/11/2023
në AKTUALITET

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 3 vjeç, i cili është çarë në kokë në një kopsht shtetëror “Bota e Luleve” në Kamëz.

Edukatorja është shprehur se fëmija e ka çarë kokën në mur duke luajtur, prindërit nuk e besojnë këtë version. Kërkojnë kamerat e institucionit, por pikërisht atë ditë nuk kanë regjistruar. Për ngjarjen, përveç prindërve, asnjë institucion tjetër nuk është vënë në dijeni, ndërkohë që ligji shprehet ndryshe.

E ëma e 3-vjeçarit fajëson edukatoren për ngjarjen. “Fëmijën e gjeta të gjakosur në kokë dhe të lagur të gjithin, kur pyeta edukatoren çfarë ndodhi ajo më tha mos më fajëso se do lajmërojë policinë”, thotë Lindita Shira.

Ndërkohë, sapo është njoftuar më telefon nga kopshti, Lindita është paraqitur menjëherë dhe e ka marrë të voglin e ka çuar për mjekim në poliklinikën e Kamzës. Sipas mjekëve, fëmija kishte nevojë edhe për qepje në kokë, por nuk i është bërë për mos t’i shkaktuar traumë.

Lindita thotë se ka shkuar e ka kërkuar të hapen kamerat, por i është thënë që kamerat atë ditë nuk kanë punuar, ndaj nuk kanë fakte. “Unë kërkova kamerat, por më thanë nuk kanë punuar, fëmijën e çova vetë dhe e mjekova nuk më shoqëroi askush nga kopshti dhe as nuk lajmëruan askënd”, tregon Shira.

Lexo edhe:

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

Ajo thotë se djali nga ai moment trembet natën, është agresiv dhe nuk do të shkojë në kopsht. Në këto kushte, prindërit i kanë ndryshuar grupin.

Ajo i është drejtuar “Fiks Fare”, pasi kërkon të dijë të vërtetën e historisë, se çfarë ka ndodhur me djalin e saj në 17 maj, pasi nuk ka asnjë informacion mbi kallëzimin që ka bërë.

Fiksi solli dëshmitë e drejtoreshës së kopshtit, Adelina Keçit dhe edukatores Brishida Rama, të cilat thonë se fëmija u dëmtua nga tërheqja e një lodre nga duart e shokut, dhe me kokë u godit në mur. Drejtoresha tregon se ka lajmëruar prindërit, por nuk ka lajmëruar institucione të tjera edhe pse e ka detyrim ligjor.

“Nuk kanë funksionuar kamerat, nuk e dija që nuk punojnë, ky është faji im”, thotë drejtoresha.

Ndërkohë edukatorja tregon se fëmija e goditi kokën në mur, ajo ia ka tamponuar plagën me alkool, por aq mund të bënte. “Nuk e ndjej veten fajtore sepse po merresha me një fëmijë tjetër“, thotë Brishida.

Fiksi solli edhe dëshminë e infermierit që mjekoi fëmijën i cili tregon se e mban mend rastin, madje kishte nevojë për qepje. Por as infermieri nuk e lajmëroi policinë edhe pse e ka detyrim ligjor. Për këtë fakt, drejtoresha e poliklinikës Kamëz, Meriban Zela, thotë se është shkelje ligjore nga personeli mjekësor dhe për këtë do merren masa.

Edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga kallëzimi, familjarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, e vetmja përgjigje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte se çështja është në hetim në prokurori dhe se nga prokurori nuk është kërkuar asnjë veprim tjetër, përveç deklaratave që janë depozituar në fillim.

Fiksi kërkoi një informacion në lidhje me këtë çështje dhe prokurori e ka një përgjigje. Ai pohon se ka vendosur mosfillimin e procedimit penal që në 19 qershor 2023, me pak se 20 ditë nga data e kallëzimit.

Pra, prokuroria vendosi nëse kishte vepër penale apo jo pa parë dokumentet në poliklinikë, pa u bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe pa marrë në pyetje asnjë nga aktorët e përfshirë. Edhe institucionet që dinin ngjarjen heshtën.

Etiketa: 3-vjecariedukatorjakameratkamezkopshtiplagosetprokuroria“Bota e Luleve”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë

20:35 : 12/10/2025
AKTUALITET

Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

19:57 : 12/10/2025
AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
Para

Turqia planifikon të evakuojë nga Gaza disa fëmijë të sëmurë dhe të plagosur

TË GJITHA

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

22:09 : 14/10/2025

BIRN: Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

22:06 : 14/10/2025

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com