• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PL: Bashkia e Tiranës pranon dështimin e skemës PPP për ndërtimin e 17 shkollave

14:30 : 22/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi deklaroi këtë të Mërkurë se Bashkia e Tiranës ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e 17 shkollave të reja, nëpërmjet taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Ai kujton se që prej një vendimi në vitin 2015 nga Këshilli Bashkiak i Tiranës më qëllim shmangien e mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, abonentët familjarë dhe bizneset në Tiranë kanë paguar në total rreth 50 milion euro për 7 vite në faturat tatimore të ujit, me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja.

Por, shton se, në përgjigje të kërkesës së Partisë së Lirisë për transparencë dhe llogaridhënie, Bashkia e Tiranës ka pranuar zyrtarisht se prej vitit 2015 ka ndërtuar me PPP vetëm 9 shkolla.

Fakt ky që sipas tij, pohon “atë që kemi denoncuar më herët se taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore nuk është administruar si duhet”.

Më tej, në një deklaratë nga selia e PL, Blushi bën një rezyme që prej vendit të Këshillit Bashkiak për rritjen e taksave e deri të dështimi për të mbajtur premtimin e ndërtimit të 17 shkollave.

Lexo edhe:

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

“Në fund të vitit 2015, në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua “taksa mbi infrastrukturën arsimore”, e cila u cilësua si e përkohshme, për vitet 2016-2022. Çdo familje në Tiranë ka paguar 1,800 lekë në vit, ndërsa bizneset, institucionet, sektori i transportit, profesionet e lira dhe organizatat jo-fitimprurëse, kanë paguar taksimin progresiv deri në 37 mijë lekë në vit. Miratimi i taksës përmes vendimit numër 59 të Këshillit Bashkiak Tiranë, më 30 dhjetor 2015, i hapi rrugën një skeme të “Partneritetit Publik Privat” (PPP), që ishte pjesë e vizionit politik të kryebashkiakut Erion Veliaj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Gati një vit më vonë, në nëntor 2016, u paraqit studimi i fizibilitetit me titull, “Përmirësimi i infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës” dhe një vit më vonë Erion Veliaj konfirmoi edhe në praninë e Kryeministrit Edi Rama, se brenda mandatit të tij të parë 2015-2019, Tirana do të kishte 17 shkolla të reja. Në fakt ky premtim, siç do ja u faktojmë me zë edhe me figurë, është bërë vit pas viti nga Erion Veliaj, por është fakt se 17 shkollat e reja që do ndërtoheshin nëpërmjet skemës PPP dhe falë të ardhurave të mbledhura nga taksat e infrastrukturës arsimore, nuk u ndërtuan kurrë”, u shpreh.

Ai publikoi edhe përgjigjen zyrtare që Bashkia e Tiranës ka dhënë për Partinë e Lirisë, ku pranohet se:

“Në vitin 2017 Bashkia e Tiranës u angazhua së bashku me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në një projekt PPP për ndërtimin e 17 shkollave të reja. Aktualisht janë realizuar dy Lote të projektit PPP, nga katër Lore që parashikonte studimi i fizibilitetit dhe janë në fazën e rishikimit të studimit të fizibilitetit dy lote të tjera. Deri më sot ka përfunduar Loti Tirana 1 dhe janë marrë në dorëzim 5 shkolla dhe Loti Tirana 4 ku janë marrë në dorëzim 4 shkolla”.

“Në 23 dhjetor 2022, Këshilli Bashkiak i Tiranës, i kontrolluar 100% nga “Rilindja”, në mungesë të plotë transparence dhe konsultimi publik miratoi zgjatjen edhe me 3 vite të tjera të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore. Ndërkohë asnjë sqarim publik pse pagesa e kësaj takse duhej shtyrë edhe për 3 vite të tjera, ndërkohë që për 7 vite Bashkia e Tiranës dështoi të ndërtojë me PPP 17 shkolla të reja”, deklaroi Blushi.

Më tej, paralajmëron se për çështjen do ti drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit:

“Nisur nga fakti i shtrirjes në total të taksës për infrastrukturën arsimore për 10 vite, si dhe për shkak se në 7 vite të pagesës së saj nga qytetarët dhe bizneset Bashkia e Tiranës nuk i ndërtoi 17 shkollat e premtuara, do t’i drejtohem shumë shpejt zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa për infrastrukturën arsimore, për të zbuluar arsyen se pse dështoi skema e PPP-ve dhe pse taksat e mbledhura nga qytetarët nuk shkuan në destinacionin e premtuar. Do të presim me qetësi vendimin dhe auditimin e KLSH për të ndjekur më pas të gjitha hapat ligjorë, gjithmonë në respekt të mbrojtjes së interesit qytetar, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies: Pse nga 17 shkollat e premtuara u ndërtuan vetëm 9? Ku përfunduan taksat e qytetarëve”.

“Tashmë është e faktuar se me Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, miliona euro taksa shpërdorohen dhe destinacioni i tyre final nuk janë shërbimet dinjitoze ndaj qytetarëve. Koha që drejtësia të veprojë, me paanësi dhe jo me regji”, përfundoi ai.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajpltedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

11:37 : 25/08/2025
Para

Marrëveshja Izrael - Hamas, ja kur do të nisë lirimi i pengjeve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com