• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Kombëtarja, skaneri i Jupit: Me Faroet humbëm, Europiani tjetër nivel. Pres Brojën

10:59 : 21/11/2023
në SPORT

Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Europianin e Gjermanisë në 2024, duke e mbyllur Grupin e në vendin e parë. Gjithsesi barazimi me Ishujt Faroe nuk e gëzoi aspak Redi Jupin, i cili e shikon si humbje.

Sipas tij, kjo Kombëtare nuk është më e fortë se ajo e 2016-ës, duke parë dhe kundërshtarët që ka pasur përballë ekipi i De Biazit në eliminatoret e asaj kohe.

“Unë sot (dje) e pash kështu ndeshjen, që kjo është një humbje do na vlejë pak. Humbje, jo barazim. Një preformancë e dobët, jo e mirë. po të jemi inteligjentë dhe po ta marrim në sensin e duhur mund të na vlejë shumë. Unë kam idenë që kjo Kombëtare ka disa pika fikse dhe disa lojtarë që janë shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Në opinionin tim janë 5 lojtarë, kurse të gjithë të tjerët janë në balotazh. Heq njërin, vendos tjetrin nuk është s’e bën ndonjë ndryshim. Këtë 5-she nuk do e them tani, por do e nxjerrim. Janë 5 lojtarë të cilët janë të nivelit të lartë, të cilët kur janë në ditë të mirë, kur funksionojnë siç duhet, neve na bëjnë një Kombëtare solide, e cila mund të përballet me këdo.

Sot (dje) kësaj 5-sheje nuk iu kërkua që të ishte në nivel. Ky është një ekip që më tërheq. Ka shumë pika pasimi. Lojtarë me koefidencë, të cilët dinë kur duhet ta mbajnë, ta pasojnë, t’i japin kohë skuadrës. kaq lojtarë bashkë në të njëjtën kohë, nuk i kemi pasur gjithmonë. Edhe në 2016 ajo skuadër kishte shumë pika pasimi dhe shumë lojtarë të rëndësishëm të cilët pa ata nuk do shkonim atje ku shkuam. Por këta kanë pasur me vete rezultate më bindëse, kanë pasur me vete mbase dhe kundërshtarë jo të parezistueshëm. E patë dhe ndeshjen e sotme, edhe një skuadër modeste si Ishujt Faroe dhe në momentin që ata luajtën ashtu siç duhet na vunë në vështirësi, mund edhe të na shënonin, kishte probleme për t’i marrë topin në momente të caktuara.

Tani shpresoj të ketë qenë mungesa e motivimit për t’i bërë këto gjëra me patjetër. Të na shërbejë e gjithë kjo situatë. Unë mendoj që neve nuk jemi ata të mrekullueshmit që menduam në momente të caktuara. Edhe ato ndeshje që ne kemi luajtur mirë dhe kemi marrë tre pikët kemi pasur probleme brenda, por nuk mendoj që jemi dhe këta sot që të jemi të barabartë me Ishujt Faroe. Duhet të gjejmë pak balancat”, u shpreh Jupi në emisionin “Procesi Sportiv”.

Lexo edhe:

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

Goditje për Brojën, vlera e tij zbret në 5 milionë euro

Më tej, shtoi: “Unë nuk jam dakord që kjo Kombëtare është më e fortë se ajo e 2016-ës. Është më e mirë, por kjo Kombëtare duhet akoma ta arrijë Kombëtaren e 2016-ës. Kombëtarja e 2016-ës ishte në një grup eliminator gati-gati të pamundur. Ne aty kemi pasur Portugalinë, e cila e mbylli me pikë të plota kësaj radhe. Serbia e 2016-ës në përfundim të kualifikueseve ishte një skuadër shumë e fortë, me lojtarë shumë të talentuar, por dhe ata kishin problemet e tyre, ato përplasje politike. Nuk ishte aq komod për UEFA-n dhe politikën europiane. Ishte dhe Danimarka mos të harrojmë, e cila nuk ishte në një moment mjaft të mirë, por qe një skuadër shumë e fortë. Kemi luajtur në një grup gati-gati të pamundur. Edhe me ndihma anësore, ne arritëm të kalonim.

Në eliminatoret e këtij sezoni kemi bërë shumë më mirë se në ato të 2016-ës, por duhen pasur parasysh dhe kundërshtarët që kemi pasur përballë. Ajo që arriti kjo Kombëtare dhe që arriti kjo është Europiani. Tre ndeshje në Europian të asaj skuadre, ishin perfekte të treja. Fituam me Rumaninë dhe bëmë dy ndeshje shumë të mira si me Zvicrën, si me Francën. Gjithmonë kemi pasur këto diskutime. Unë e di si kemi shkuar në Europian në 2016, por në ato tre ndeshje u legjitimua e gjithë ajo që u bë në eliminatore. Kanë qenë tre ndeshje të luajtur në mënyrë perfekte. Zvicra ishte një skuadër shumë e fortë, që në ato eliminatore mori 30 pikë. Unë jam i kënaqur dhe më pëlqen skuadra që është ndërtuar tani.

Silvinjo ka përfshirë në skuadër disa lojtarë shumë të rëndësishëm që nuk i kemi pasur përpara këtij edicioni. Bajrami dhe Asllani janë dy lojtarë të nivelit europian, të cilët ne nuk ditëm që t’i përfshinin më përpara. Asllani është një lojtar të cilin ne nuk e provuam më parë në këtë pozicion, përpara mbrojtjes, një lojtar në atë treshen e mesfushës. Është një lojtar i rëndësishëm që mund të konkurrojë me lojtarë të nivelit europian. Po ashtu Bajrami, ne zbuluam që është një lojtar shumë i shpejt dhe që godet shumë mirë. zbulimi i Mitaj që është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë që ne kemi pasur. Portën që e kemi shumë të sigurt. Është Asani që ka qenë një zbulim shumë i madh i kësaj”.

“Unë pres dhe Brojën. Kemi bërë shumë mirë në këtë eliminatore, por në Europian lojërat janë të tjera. Nuk janë më këta kundërshtarë, rritet niveli i të gjitha ndeshjeve. Dhe kur ndeshjet forcohen, duhet të kemi dhe lojtarë të nivelit europian. Pra ne duhet të kemi Brojën pjesë të grupit. Duhet ta përfshijmë Balliun. Nuk kemi ne 23 lojtarë. Në 15-16 lojtarë i kemi të nivelit të mirë të cilët mund të konkurrojnë të futen në skuadër. Zgjedhjet janë të kollajta. Politikisht janë të vështira, për të mos prishur frymën e grupit”, përfundoi Jupi.

Etiketa: armando brojaredi jupi kombetarja

Lajme të lidhura

SPORT

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

15:45 : 11/07/2026
SPORT

Goditje për Brojën, vlera e tij zbret në 5 milionë euro

18:04 : 03/06/2026
SPORT

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

19:59 : 17/11/2025
SPORT

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025
SPORT

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025
SPORT

Burnley pëson disfatë në Premier League, Broja futet nga stoli

17:51 : 05/10/2025
Para

Ja cili shtet regjistron temperaturën më të lartë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş