• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK nis hetimet/ Myzyri i KPP dhe Abazi i “Alko Impex” skemë korrupsioni 13 mln €

23:00 : 19/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Më në fund, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i njohur si ‘xhuxhi i tenderave’, ka nisur të ndiejë ‘lagështirën’ e SPAK-ut.

Shefat e tij, Arbër Abazi dhe Gentian Sharra, jo vetëm nuk mund ta mbrojnë më, por do të përfutojnë të tre në një qeli.

Prapaskena mëson se SPAK po heton skemën e korrupsionit mes Arbër Abazit dhe ish punonjësit të tij, Jonaid Myzyri në krye të gjykatës së tenderave.

Xhuxhi vijon të qëndrojë prej 3 vitesh në krye të gjykatës së tenderave për dy arsye.

Së pari, zbaton çdo porosi të tutorëve për ndarjen e tenderave kur palët prishen në pazar poshtë dhe çështja shkon në KPK.

Lexo edhe:

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Myzyri ka treguar ‘respekt’ edhe për grupet kriminale, sidomos për ushtarin e bandës së Talo Çelës, Gentian Sharra. Sharra natën grabiste dhe vriste, ditën merrte tendera përmes gruas së tij, Olta Sharra. Kur tenderin nuk e fitonte, e merrte me dorën e Xhuxhit.

Së dyti, tutorët kanë bllokuar disa hetime penale në Prokurorinë e Tiranës që do të çonin në arrestimin e Xhuxhit. Tani që në lojë ka hyrë SPAK, Xhuxhi pritet të japë dorëheqjen dhe ndoshta të arratiset.

Komandohet nga Arbër Abazi

Xhuxhi e nisi karrierën e tij si jurist në firmën “ALKO IMPEX” administrator i së cilës është nipi i Sadri Abazit, shtetasi Arbër Abazi.

Në vitet 2013-204 kjo kompani u lidh fort me një deputet të PS-së dhe juristi Jonaid Myzyri në këtë periudhë u njoh me deputetin në fjalë, i cili e promovoi Xhuxhin dhe fillimisht e emëroi në KPP si specialist të thjeshtë.

Në këtë periudhë KPP-ja drejtohej nga Evis Shurdha, e cila ishte vendosur në krye të këtij institucioni nga Ëngjëll Agaçi.

Që në fillim të mandatit të saj Evis Shurdha vendosi ta izolonte Xhuxhin pasi e kapi në disa raste si bashkëpunëtor të disa kompanive të biznesit me të cilat ai ishte lidhur nëpërmjet shokut të tij Arbër Abazi.

Konflikti ndërmjet Shurdhës dhe Xhuxhit agravoi dhe më tej dhe për pasojë xhuxhi u detyrua të jepte dorëheqjen si specialist dhe kaloi për disa kohë si shef i prokurimeve në ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dhe në këtë pozicion atë e vendosi deputeti i PS-së.

Kur në vitin 2019 nisi të përkeqësohej pozicioni i Evis Shurdhës dhe kur ajo humbi mbështetjen politike, për “xhuxhin” Jonaid Myzyri u shfaq në horizont një mundësi e re, pasi klani kundërshtar i Shurdhës e propozoi atë për t’u rikthyer sëish në KPP, kësaj here si kryetar i saj.

Me ardhjen si kryetar në KPP, Jonaid Myzyri ndërmori disa veprime të shpejta. Ai asgjësoi menjëherë gjithë linjën e specialistëve të Shurdhës, ndërroi shefin e IT dhe vuri në kontroll protokollin.

Miku i tij i ngushtë Arbër Abazi u shndërrua në epiqendrën e punëve të pista të xhuxhit. Arbër Abazi afroi disa juristë dhe kompani private konsulence të cilat bashkë me Xhuxhin vendosën që t’i përdorin si sekserë në kontaktet me biznesin.

Dhe pse prokuroria, SHISH dhe organet ligjzbatuese kanë pasur disa herë informacione për një rrjet sekserësh të kontrolluar nga Jonaid Myzyri, ata e kanë patur të pamundur deri më tani që ta vënë atë para përgjegjësisë për dy arsye.

Arsyeja e parë është mbështetja politike e Xhuxhit dhe ndërhyrja e politikanëve dhe ministrave të fuqishëm në hetime. Rasti më i fundit lidhet me një ndërhyrje të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja për të ndërprerë hetimet ndaj Myzyrit.

Arsyeja tjetër lidhet me koperturën dhe mbrojtjen politike që ka Arbër Abazi, shefi i sekserave e të Jonaid Myzyrit.

Aktualisht Xhuxhi ka nën kontroll fatin e gjithë tenderave të Republikës së Shqipërisë, duke e kthyer KPP-në në një biznes privat. Jonaid Myzyri mban në këmbë këtë biznes privat duke ndjekur dy parime.

Ai plotëson çdo porosi të ministrave të rëndësishëm të qeverisë Rama.

Pasi u shërben me zell protektorëve të tij politikë duke orientuar tenderat që i kërkojnë ata sipas porosive, Xhuxhi i ka duart e lira që të bëjë si të dojë me tenderat e tjerë për të cilat ska orientime politike.

Këtu hyn në lojë rrjeti i tij i sekserëve i përbërë nga disa juristë dhe kompani konsulence, ku të gjithë këta kontrollohen dhe veprojnë nën urdhrat direkte të Arbër Abazit, mikut të mësuar të Xhuxhit.

I tillë ka qenë dhe vendimi i KPP-së i muajit të fundit për furnizimin me veshmbathje të Komitetit Olimpik Shqiptar. Jonaid Myzyri ka shpallur fitues kompaninë me ofertën më të lartë (afro 1.2 milionë dollarë) e cila ishte një ofertë gati 350 mijë dollarë më e lartë se oferta e ankimuesit.

Myzyri ka orientuar vendimin në favor të ofertës më të lartë pasi ka marrë sinjalin nga rrjeti i sekserëve të tij se kompania në fjalë “ishte përgjigjur sipas rregullave”.

Bashkë me Xhuxhin kanë firmosur dhe anëtarët e tjerë të KPP-së, por këta të fundit duhen parë thjesht si zara të Xhuxhit, pasi realisht ata zbatojnë çdo vendim që u thotë Myzyri dhe votimet në këtë institucion janë përherë anonime.

Logjika ta do që 3 anëtarët e tjerë të cilët Xhuxhi i kontrollon me dorë të hekurt, janë bërë pjesë e skemave të tij korruptive dhe presin kockën dhe thërrimet sa herë firmosin vendimet sipas dëshirës së Xhuxhit.

Skema e korrupsionit

– Në vjeshtën e vitit 2021, Bashkia e Fierit shpall tenderin me objekt “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave (mbetjeve urbane) në Njësitë Administrative dhe kryerja e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave publike në Njësitë Administrative të Bashkisë Fier”. Fond limit për këtë tender ishte 198.984.172 lekë të reja.

Kompania “Alko Impeks Construction”, pjesëmarrëse në këtë tender, skualifikohet nga Bashkia e Fierit, për mos-përmbushje kriteresh.

Shoqëria private e ankimon vendimin e skualifimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Në tetor të atij viti, KPP, nën drejtimin e kryetarit Myzyri, pranoi kërkesën e “Alko Impeks”, duke urdhëruar Bashkinë e Fierit për ta shpallur fituese.

– Në fund të vitit 2021, Bashkia e Lushnjes zhvillon tender për pastrimin e qytetit. Fondi limit ishte 49.968.489lekë të reja. Autoriteti kontraktor shpall fituese kompaninë “Alko Impeks”, duke skualifikuar nga gara një bashkim operatorësh.

Këta të fundit ankimojnë vendimin pranë KPP-së. Por, institucioni e rrëzoi kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin e Bashkisë Lushnje për të shpallur fitues “Alko Impeks”.

– Në maj 2022, Bashkia e Himarës e skualifikon kompaninë e familjes Abazi nga tenderi për pastrimin e territorit të saj. Fondi limit ishte 289.674. 042 lekë të reja.

“Alko Impeks” ankohet pranë KPP-së së drejtuar nga Jonaid Myzyri dhe kërkesa e saj pranohet, duke detyruar Bashkinë Himarë që ta shpallë fituese te tenderit.

– Në Tetor 2022, Bashkia e Vorës e skualifikon “Alko Impeks General Construction” nga tenderi me fond limit 273.460.221 lekë të reja për pastrimin e qytetit.

Sërish, “Alko Impeks” e ankimon vendimin në KPP dhe sërish arrin të marrë vendim pozitiv nga ky institucion.

– Në Prill 2023, Bashkia e Pogradecit e shpall fituese kompaninë e familjes Abazi në tenderin “Loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”, me fond limit 220.320.000 lekë të reja

Njëri nga pjesëmarrësit në garë kërkon nga KPP skualifikimin e “Alko Impeks”, por më tej ky shqyrtim administrativ u pushua, duke lënë fitues kompaninë e familjes Abazi.

– Së fundi, në korrik 2023, “Alko Impeks” ankimoi vendimin e Drejtorisë Spitalore Dibër për skualifikimin nga tenderi “Rikonstruksioni i godinës spitalore”, me fond limit 325.049.984 lekë të reja.

Edhe në këtë rast, KPP e Joanid Myzyrit u rreshtua në krah në kompanisë së familjes Abazi, duke vendosur pro saj.

/prapaskena.com/

Lexo edhe:

Skema Jonaid Myzyri-Abazi/ KPP i jep 13 milion euro tendera “Alko Impex”

Gjykata zbulon skemën e tenderave mes Jonaid Myzyrit të KPP dhe “Alko Impeks” (Vendimi)

Skemë korrupsioni mes Myzyrit dhe Abazit? KPP i jep të gjithë tenderat e ankimuar “Alko Impex”

Etiketa: Alko ImpexArbër AbaziJonaid Myzyrisadri Abazispaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
Para

Netanyahu: Biden sheh interesa të përbashkëta si ne

TË GJITHA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com