• Kontakt
Saturday, December 9, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Scholz-Erdogan: Tensione mbi konfliktin në Lindjen e Mesme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan vjen (17.11.2023) në Berlin. Pozicionet për luftën në Lindjen e Mesme mes dy vende janë larg njeri-tjetrit. Për këtë takim janë marrë masa të sigurie të nivelit të lartë.

09:12 : 17/11/2023
në BOTA
Scholz-Erdogan: Tensione mbi konfliktin në Lindjen e Mesme

Nuk janë premisa të mira për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjermani këtë të premte (17.11.2023) e deri të shtunën: Atmosfera ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë është e akullt. Arësyeja është lufta në Lindjen e Mesme. Gjermania dhe Turqia kanë pozicione të ndryshme ndaj Izraelit dhe Hamasit islamist.

Scholz e quan “absurde” kritikën e Erdoganit për Izraelin

Në mënyrë të përsëritur Erdogani kohët e fundit është adresuar me fjalë të ashpra kundër Izraelit dhe ka mbrojtur Hamasin terrorist. Izraeli përpiqet që prej 75 vjetësh “të krijojë një shtet në një territor, që i është rrëmbyer popullit palestinez”, tha së fundi Erdogani në Ankara. Legjitimiteti i Izraelit “vihet në pikëpyetje për shkak të fashizmit të tij”, sipas Erdoganit. Të martën (14.11.2023) kancelari i GjermanisëOlaf Scholz në një konferencë shtypi në Berlin i quajti “absurde” këto fjalë të presidentit turk. Izraeli është një demokraci, theksoi kancelari. “Edhe kjo duhet thënë shumë qartë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim”, tha Scholz. Edhe më parë presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, e ka sulmuar ashpër Erdoganin: Presidenti turk “me propagandën e tij ysht edhe trazira në rrugët e Gjermanisë si dhe terror psikologjik kundër hebrenjve në Gjermani”, derklaroi Schuster.

Në sfondin e këtyre mosmarrëveshjeve në Berlin jo pak politikanë kanë bërë thirrje që të anulohej kjo vizitë në këtë moment. Por nga ana tjetër qeveria gjermane i përmbahet planit të vizitës. Edhe drejtuesi i opozitës, kristiandemokrati Friedrich Merz, e mbështet kancelarin në këtë drejtim. Turqia është shumë e rëndësishme për Gjermaninë dhe po ashtu Gjermania është shumë e rëndësishme për Turqinë. Kështu mendon edhe Roderich Kiesewetter. Eksperti i partisë kristiandemokrate për politikën e jashtme sjell në vëmendje në këtë kontekst situatën flagrante të krijuar gjatë vizitës së presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Berlin në mes të gushtit 2022. Kiesewetter i tha DW-së: “Një situatë si ajo vitin e kaluar gjatë vizitës së Abbas, kur ky i fundit në krah të kancelarit Scholz përgënjeshtroi Holokaustin pa iu kundërvënë njeri, nuk duhet të përsëritet më.”

Lexo edhe:

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve

Palestinezët përpiqen t’i mbijetojnë kapitullit të ri të luftës në jug të Gazës

Meqënëse këtë nuk e do askush as në qeveri, gjendja është mjaft e tensionuar. Po ashtu ka drojë të madhe, që Erdogani mund ta shfrytëzojë këtë vizitë, për të krijuar atmosferë kundër Izraelit, kundër hebrenjve ndër 1,5 milion turqit që jetojnë në Gjermani. Edhe qeveria gjermane e di, që rreth dy të tretat e shtetasve turq që jetojnë në Gjermani e kanë ndihmuar presidentin turk në zgjedhjet e fundit.

Olaf Scholz duke shtrënguar duart gjatë takimit me Rexhep Tajip Erdogan në Ankara (14.03.2022)
Marrëdhëniet ndërmjet dy politikanëve qysh në fillim me vizitën e parë të Scholz-it në Ankara në mars 2022 kanë qenë të ftohta.Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Program i kufizuar vizite

Kjo gjendje pasqyrohet në programin e vizitës së presidentit turk. Erdogani vjen të premten paradite dhe fillimisht do të pritet nga presidenti Frank-Walter Steinmeier në presidencë në Schloss Bellevue. Më pas është në rend të ditës një drekë në selinë e kancelarit. Më shumë se kaq deri tani nuk është bërë e ditur. E hapur mbetet madje nëse do të ketë një konferencë shtypi. E qartë është, se qeveria do të shmangë kryesisht takime të Erdoganit në publik, në rrugë apo në sheshet e Berlinit. P.sh. ndeshja e futbollit mes Gjermanisë dhe Turqisë në stadiumin Olimpik të Berlinit nuk është më e planifikuar për të shtunën, edhe pse shumë turq do ta kishin dëshiruar këtë. Në Berlin nuk preferon askush ta kujtojë fjalimin e Erdoganit në maj 2010 në një stadium të Këlnit, ku ai foli përpara rreth 15.000 bashkëatdetarëve të vet duke u bërë thirrje të integrohen në Gjermani, të mësojnë gjermanisht, por duke shtuar: “Askush nuk mund të presë që ju të asimiloheni.”

Gjermania dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën

Por sot e di edhe Erdogani: Turqia në sfondin e rënies ekonomike është e interesuar për biznese të mira me Gjermaninë. Ankaraja nga ana tjetër është për Gjermaninë dhe BE-në një partnere e rëndësishme. Ndër të tjera edhe pse Turqia ende mund të ndihmojë për ta kufizuar numrin e refugjatëve drejt Europës. Erdogani përpara shtatë vjetësh në pikun e krizës së refugjatëve ra dakord me BE-në, të ndalojë aktivitetet e kontrabandistëve në kufijtë e Turqisë dhe të pranojë ata migrantë, kërkesa e të cilëve për azil refuzohet në Greqi. Në këmbim Ankaraja mori disa miliarda euro, për të strehuar këta njerëz në Turqi. Ky i ashtuquajtur pakt i refugjatëve ndërkohë pak a shumë është ngrirë, por BE-ja shpreson ta rigjallërojë atë. Ekspertja liberal-demokrate për mbrojtjen Marie-Agnes Strack-Zimmermann beson, se Europa ka nevojë për Erdoganin edhe sa i përket luftës në Lindjen e Mesme. Për DW ajo thotë: “Eshtë e rëndësishme që lufta të mos përhapet atje. E në këtë drejtim ka rol edhe Turqia. Ndaj ne duhet të bisedojmë me njeri-tjetrin, çështja është, se me sa qartësi do ta bëjmë këtë.”

Merkel me xhaketë bojëqielli dhe Erdogan me kostum gri duke biseduar në Stamboll
Takimi Merkel Erdogan në Stamboll në vitin 2021Fotografi: Turkish Presidency/AP/picture alliance

Shkalla më e lartë e sigurisë në Berlin

Berlini politik pret nga kancelari Olaf Scholz që t’i kundërvihet ndonjë devijimi të mundshëm të deklarimeve të Erdoganit. Marrëdhëniet ndërmjet dy politikanëve qysh në fillim me vizitën e parë të Scholz-it në Ankara në mars 2022 kanë qenë të ftohta. Më pas vizita e Erdoganit në Berlin u shty e pastaj u vendos një datë e re për në nëntor, vendim ky i marrë përpara sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. Sidoqoftë në Berlin kanë hyrë në fuqi masat e sigurisë në nivelin më të lartë, me rastin e vizitës së presidentit turk. Nëse gjatë kësaj vizite do të pozicionohen edhe snajperistë nëpër tarracat e çatitë e godinave, sikure ndodhi gjatë vizitës shtetërore të Erdoganit më 2018, kjo nuk është bërë e ditur. Atëherë, më 2018, ishin vënë në shërbim mbi 4000 policë, në kuartierin qeveritar mbizotëronte gjendje e jashtëzakonshme. Kështu do të jetë edhe sivjet të shtunën, sepse mijëra kurdë duan të protestojnë për partinë kurde të punës PKK e ndaluar në Turqi si dhe kundër politikës së Ankarasë./dw

Etiketa: Kancelari gjerman Olaf Scholzk Rexhep Tajip Erdoganlindje e mesmelufte

Lajme të lidhura

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve
BOTA

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve

15:43 : 08/12/2023
Palestinezët përpiqen t’i mbijetojnë kapitullit të ri të luftës në jug të Gazës
BOTA

Palestinezët përpiqen t’i mbijetojnë kapitullit të ri të luftës në jug të Gazës

09:54 : 08/12/2023
Bombardimet në Gaza, vritet djali i ministrit izraelit
BOTA

Bombardimet në Gaza, vritet djali i ministrit izraelit

09:04 : 08/12/2023
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, shkon mbi 17 mijë numri i palestinezëve të vrarë
BOTA

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, shkon mbi 17 mijë numri i palestinezëve të vrarë

16:54 : 07/12/2023
Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit në veri dhe jug të Gazës
BOTA

Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit në veri dhe jug të Gazës

15:43 : 07/12/2023
Kurti: Kosova nuk e di dëmin ekonomik e psikologjik që i shkaktoi lufta
RAJONI

Kurti: Kosova nuk e di dëmin ekonomik e psikologjik që i shkaktoi lufta

15:29 : 07/12/2023
Para
Incidenti, presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave (VIDEO)

Incidenti, presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave (VIDEO)

TË GJITHA

Alegri pas fitores: E çuam Napolin në -12

Alegri pas fitores: E çuam Napolin në -12

09:48 : 09/12/2023
Zjarri në një spital në Itali, 4 të vdekur

Zjarri në një spital në Itali, 4 të vdekur

09:36 : 09/12/2023
Ç’duhet bërë për të luftuar varësinë nga mediat sociale?

Ç’duhet bërë për të luftuar varësinë nga mediat sociale?

09:22 : 09/12/2023
Policia e Kosovës sekuestron arsenal armësh në fshatin e banuar nga serbët

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion €, arrestohet zyrtari në Kosovë – Detajet

08:58 : 09/12/2023
Juventusi mund Napolin dhe merr kreun e Serie A

Juventusi mund Napolin dhe merr kreun e Serie A

08:46 : 09/12/2023
BE bie dakord mbi rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale

BE bie dakord mbi rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale

08:38 : 09/12/2023
Si shkurtimi i institucioneve në rrethe po zbraz qytetet

Si shkurtimi i institucioneve në rrethe po zbraz qytetet

08:26 : 09/12/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com