• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Temperaturat rekord, sinjal alarmi”/ DW: Çfarë po e shkakton ngrohjen globale, rrezik për më shumë viktima

08:36 : 16/11/2023
në BOTA

Që nga qershori temperaturat mesatare globale shënojnë rekorde: çdo muaj ka qenë më i nxehti i matur ndonjëherë. 2023 mund të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës. Por çfarë do të thotë kjo?

Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë. Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimin e klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes globale ishte 1,7 gradë mbi temperaturën mesatare të vlerësuar për tetorin përpara fillimit të industrializimit (periudha e refrencës vitet 1850-1900).

Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po mat temperatura të reja rekord: pason përkatësisht muaji duke u konsideruar si më i nxehti – korriku, gushti, shtatori e tani edhe tetoti – i të gjitha kohërave. Që edhe nëntori e dhjetori 2023 sërish do të shënojnë temperatura rekord, kjo konsiderohet tashmë si e sigurtë. Jo vetëm në ajër, por edhe temperatura e sipërfaqes së detrave sivjet shpallet si vlerë rekord.

“Ne mund të themi me siguri të madhe, se 2023 është viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës dhe ndërkohë kemi 1,43 gradë mbi mesataren e periudhës para industrializimit”, thotë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e C3S. Bashkë me të dhënat e këshillit për klimën IPCC, rezulton, se tetori 2023 ishte “tetori më i nxehtë në më shumë se 125.000 vjet”, shkruan Burgess në platformën e internetit Linkedin. IPCC ndryshe nga C3S i referohet edhe vlerave të matjes së shufrave të akullit që nxirren duke shpuar shtresat e akullnajave, rrathët e pemëve dhe kalçifikimeve në korale.

Emisionet e efektit serë në nivele rekord

Lexo edhe:

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

Drejtori i Copernicus Carlo Buontempo thotë, se është e qartë, që “temperaturat rekord sivjet japin një sinjal alarmi!” Për të minimizuar rrezikun e botës që po ngrohet gjithnjë e më shumë, duhet të pakësohen radikalisht emisionet e efektit serë – “e kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë dijen që posedojmë dhe politika si dhe zakonet e mënyra jonë e sjelljes duhet të përshtaten me këtë domosdoshmëri”, thotë Buontempo.

Imazh nga plazhi Macumba në Rio de Janeiro – njerëzit janë dyndur në plazh më 24 shtator 2023, kur temperatura arriti 40 grad

Si një ndër shkaqet për vitin e nxehtë 2023 konsiderohen emisionet e larta të efektit serë përmes djegies nga përdorimi i energjisë fosile. Në vitin 2022 ato arritën një nivel të lartë rekord në mbarë botën, sipas World Meteorological Organization (WMO). Vetëm emisionet e dioksidit të karbonit CO2, sipas këtyre të dhënave, kanë qenë rreth 50 përqind më shumë se niveli i paraindustralizimit dhe ato do të rriten edhe më tej në vitin 2023.

Aktualisht sipërmarrjet e mëdha të regjistruara në bursë po i ngadalësojnë masat e tyre për dekarbonizimin, sikurse tregon Net-Zero-Tracker – një analizë e sipërmarrjes së të dhënave MSCI. Ekziston rreziku, që për këtë arësye të ketë më shumë emisione, nga 1,5 grad që është objektivi i lejueshëm, thuhet më tej.

Sipas raportit të fundit vjetor të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) 20 vendet më të rëndësishme të nxjerrjes së naftës dhe gazit, ndër to SHBA, Kina, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë që deri në vitin 2030 të nxjerrin edhe më shumë naftë, gaz e qymyr, që si rrjedhojë mund ta çonte ngrohjen globale në mbi 2 gradë.

Zjarre në pyjet e Tenerifës, Spanjë

“El-Niño” vetëm pjesërisht përgjegjës për temperaturat rekord të 2023

2023 është edhe viti i së ashtuquajturës dukuria “El-Niño”. Kjo dukuri e motit që përsëritet ka bërë që të ngrohet temperatura e sipërfaqes së Oqeanit Paqësor në pjesën lindore. Por megjithatë temperaturat e sivjetme rekord nuk shpjegohen dot vetëm me dukurinë “El-Niño”, thotë për DW drejtori i Copernicus Buontempo.

“Nga sinjalet e temperaturës vetëm një pjesë ka të bëjë me rajonin e dukurisë “El-Niño”, pjesa tjetër më e madhe vjen nga rajone të tjera. Ajo që ka ndodhur sivjet në Kanada, SHBA apo Europë nuk ka të bëjë me “El-Niño” por me ndryshimin e klimës të bërë nga dora e njeriut.” Sivjet shumë shtete të Europës por edhe të Amerikës së Veriut u përballën sërish me të nxehtin rekord dhe me zjarre masive në pyje.

Objektivi për të mos lejuar ngrohjen globale me më shumë se 1,5 grad me ritmet aktuale duket se do të jetë i vështirë të realizohet. Por nëse nuk arrihet ky objektiv rrezikon të ketë pasoja në shumë drejtime. Numri i vdekjeve nga të nxehtit në të ardhmen mund të rritej me 370 përqind – edhe sikur rritja e temperaturës mesatare globale të mbetej nën 2 grad. Këtë e venë në dukje studiueset dhe studiuesit në një raport të ri në revistën shkencore “The Lancet”.

Vërshime në Slloveni, gusht 2023

Më shumë viktima dhe dëme prej motit ekstrem

Në mbarë botën njerëzit sot përballen me të nxehtit ekstrem dy herë më shumë se në periudhën 1986 deri më 2005. Të nxehtit në rritje bën, që të punohet më pak ose të bëhet më pak stërvitje në natyrë. Në Gjermani p.sh. në vitin 2022 nga të nxehtit ka pasur 34 milionë orë pune më pak. Po ashtu nga të nxehtit në mbarë botën shtohet rreziku për zjarre dhe përhapjen e sëmundjeve infektive tropikale.

Por edhe reshjet ekstreme, që po shpeshtohen prej ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeru, krijojnë viktima dhe dëme me vërshime e përmbytje që shkatërrojnë infrastrukturën e bujqësinë./DW

Etiketa: ngrohja globalerekordrreziktemperaturat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

18:22 : 15/08/2025
AKTUALITET

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Tirana me të nxehtë rekord”/ Sinoptikani: Ja kur do të ulen temperaturat

21:21 : 12/08/2025
BOTA

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025
Para

Shpërndante doza kanabis pranë shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com