• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Spitali Al-Shifa, fushëbeteja më e fundit në Gazë

21:11 : 15/11/2023
në BOTA

Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, është spitali më i madh i Rripit të Gazës.

Si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara thonë se militantët e Hamasit po i përdorin spitalet e Gazës, përfshirë edhe atë të Al-Shifës, si qendra komanduese e për fshehjen e pengjeve, duke përdorur tunelet nëntokësore që kanë ndërtuar nën to.

Grupi i militant Hamas, i cili ka kontrolluar rajonin bregdetar që nga viti 2007, ka ndërtuar një qytet të tërë nën Gazë që shtrihet në qindra kilometra të tëra, e deri në 80 metra thellësi në disa pjesë, falë një rrjeti tunelesh nëntokësore.

Hamasi, autoritetet shëndetësore dhe drejtuesit e spitalit të Al-Shifës kanë mohuar se grupi fsheh infrastrukturë ushtarake brenda ose nën godinë dhe kanë thënë se do të mirëprisnin një inspektim ndërkombëtar mbi këtë çështje.Çfarë do të thotë Shifa?

Shifa është një kompleks i madh ndërtesash dhe oborresh disa qindra metra larg portit të vogël të peshkimit të qytetit të Gazës, i vendosur midis kampit të refugjatëve dhe lagjes Rimal të qytetit.

Lexo edhe:

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

 

 

Emri i tij vjen nga fjala arabe “shërim”, një fjalë që përdoret zakonisht për emërtimin e spitaleve në Lindjen e Mesme.

Gjendja e foshnjevePrej ditës së martë spitali po kujdeset për 36 foshnje, sipas personelit mjekësor, që thotë se nuk ekziston një mekanizëm i qartë për t’i lëvizur të porsalindurit, pavarësisht një përpjekjeje të autoriteteve izraelite, për të furnizuar me inkubatorë për evakuim.

Tre nga 39 foshnjet që lindën parakohe, humbën jetën në fundjavë kur spitalit i mbaroi karburanti që furnizonte me energji gjeneratorët, që shërbenin për të mbajtur në punë inkubatorët.

Si u shndërrua Al-Shifa në një pikë të nxehtë të konfliktit?

Spitali është ndërtuar në vitin 1946 gjatë sundimit britanik, dy vjet përpara se Britania të tërhiqej nga territoret palestineze. Ai i mbijetoi pushtimit egjiptian në vitin 1948 dhe dy dekadave të sundimit ushtarak të këtij vendi.

Në vitin 1967, Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe gjatë viteve që pasuan aty pranë kishte përplasje të rregullta, të cilat ndonjëherë zhvendoseshin në terren.

Në vitin 1971, gazeta britanike ‘Times’ njoftoi për një përplasje me armë mes një militanti palestinez, i cili u fsheh nën një shtrat në dhomat e infermierëve, me një patrulle të ushtrisë izraelite që po kontrollonte spitalin.
Më 9 dhjetor 1987, ditën e parë të kryengritjes së parë (Intifada në arabisht) kundër pushtimit izraelit, gjatë së cilës u formua dhe Hamasi, Al-Shifa u bë sërish objekt i konfliktit.

Fillimi i një artikulli të agjencisë ‘Reuters’, mbi atë ditë, nxjerrë nga arkivi, i përshkruan në këtë mënyrë ngjarjet:

“Një helikopter i ushtrisë izraelite qarkulloi tre herë të mërkurën mbi spitalin Al-Shifa të Gazës dhe më pas hodhi një granatë me gaz lotsjellës në oborrin qendror të tij”.

“Personeli i spitalit palestinez, të afërmit e pacientëve dhe student, u shpërndanë në panik ndërsa sytë e tyre rridhnin lot. Një i ri e mori granatën dhe e hodhi në rrugë”.

“Po qëllojnë nga helikopteri”, bërtiti dikush.

“Ishte një lajm i rremë, një nga dhjetëra që qarkulluan teksa adoleshentë të armatosur me gurë dhe shishe, digjnin barrikada në rrugët jashtë spitalit”.

Në vitin 1994, forcat e sigurisë të udhëheqësit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jaser Arafat, nderuan flamurin palestinez kur ai u ngrit mbi spital, ceremoni që pasoi marrëveshjen e paqes në Oslo, që u dha palestinezëve autonomi të kufizuar në Rripin e Gazës.

Hamasi një organizatë militantësh islamik siguroi një fitore të papritur në zgjedhjet e vitit 2006 në Gazë, duke u përqendruar tek pakënaqësitë e popullatës me korrupsionin brenda autoritetit të atëhershëm palestinez.
Një vit më pas, Hamasi mori ushtarakisht kontrollin e Gazës, duke e detyruar Fatahun, grupin laik që dominonte prej kohësh Autoritetin Palestinez, që të largohej nga rajoni.

Gjatë luftës për pushtet, deri tek marrja e kontrollit nga Hamasi, luftëtarët, si ata të Fatahut ashtu edhe ata të Hamasit, trajtoheshin në spitalin e Al-Shifës si dhe të tjera spitale të rajonit, falë një mirëkuptimi paraprak se asnjëra nga palët nuk do të dëmtonte të plagosurit e palës tjetër.

Edhe pse prej 2006, Rripi i Gazës sundohet nga Hamasi, mjekët e spitalit janë ofruar dhe paguhet nga Autoriteti Palestinez që dominohet nga grupi Fatah, me qendër në Bregun Perëndimor.

Gjatë një lufte mes viteve 2008-2009, gjatë së cilës u vranë më shumë se 1,400 palestinezë dhe 13 izraelitë, Izraeli akuzoi Hamasin se po përdorte tunelet që ndodhen nën spitalin e Al-Shifës, për t’u fshehur. Hamasi e hodhi poshtë një gjë të tillë dhe agjencia ‘Reuters’ nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë akuzat./VOA

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së

12:05 : 07/07/2026
Para

Ekuipazhi i Gjergj Lucës vjedh anijen e sekuestruar në Sarandë, 5 në pranga

TË GJITHA

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş