• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA: Ngjashmëritë dhe dallimet mes ndikimit rus dhe kinez në Ballkan

20:14 : 11/11/2023
në BOTA

Instituti Ndërkombëtar Republikan me qendër në Uashington, prej disa vjetësh lufton kundër ndikimeve keqdashëse të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Ekspertët nga Ballkani që punojnë me organizatën amerikane thonë se ndërsa Rusia është angazhuar në nxitjen e krizave në Ballkan, Kina ka pasur sukses në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me mungesë të plotë transparence dhe duke dëmtuar ndër të tjera edhe sundimin e ligjit.

Kolegu Artan Haraqija bisedoi me dy nga ekspertët ballkanikë që ishin së fundmi në Uashington dhe njofton se ndikimi rus dhe ai kinez në rajon ka disa ngjashmëri por edhe dallime.

Akuzat se Serbia është një vend satelit i Rusisë së Vladimir Putinit janë dëgjuar shpesh. Nuk kanë munguar as tituj gazetash ndërkombëtare si ai i “Foreign Policy” nga viti 2019 se “Ka një vend në Evropë ku Putini është yll roku”.

Lexo edhe:

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

 

 

Por sidomos që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Beogradi që ndër vite ka ndjekur një politikë dualiste mes Perëndimit dhe Rusisë, ai i ka dhënë përparësi edhe një aleati tjetër, Kinës.

Prej disa vjetësh Parlamenti Evropian ka ngritur kambanën e alarmit mbi “ndikimin në rritje të Kinës në Serbi dhe tërë Ballkanin Perëndimor”.

Instituti Ndërkombëtar Republikan me qendër në Uashington ka disa vjet që është angazhuar kundër ndikimeve keqdashëse në rajon.

Stefan Vladisavljev, nga Fondacioni i Beogradit për Politika të Mira dhe Dan Ilazi, nga Organizata e Kosovës për Studime të Sigurisë janë dy prej analistëve të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar me Grupin e Punës së Institutit Ndërkombëtar Republikan.

“Synimi i Rusisë në Serbi është që duke bashkëpunuar me disa aktorë lokal prapa skenës apo ata të përfshirë në politikë, të dëmtojë procesin e demokratizimit dhe të integrimit evropian. Ajo që Kina bën aktualisht është zbatimi i atij lloj kapitali që dëmton strukturën ekonomike, politike apo sociale të Serbisë dhe qeverisjen demokratike”, thotë zoti Vladisavljev.

Ndonëse mes Serbisë dhe Kinës mungojnë lidhjet historike dhe fetare që Beogradi i ka me Moskën, varësia serbe ndaj Pekinit, sipas zotit Vladosavljev, tanimë ka kapur vlerën prej miliarda Eurove. Vetëm gjatë vizitës së fundit në Pekin të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç më 17 tetor, zoti Vladosavljev thotë se u arritën marrëveshje në vlerë prej 4 miliardë dollarësh. Një nga problemet e shumta me këtë sipas tij është mungesa e transparencës, pasi një mori marrëveshjesh që Beogradi ka nënshkruar ndër vite me kompani kineze, nuk janë publikuar e as diskutuar fare para nënshkrimit.

Tani, jo pak qytete serbe ku kompanitë kineze janë vendosur që disa vjet, po përballen me pasojat e këtyre kontratave. Dëmet janë të shumta, nga çështjet e mjedisit dhe shëndetit të banorëve përreth e deri te trajtimi i punëtorëve të angazhuar në projekte.

“Problemi kryesor është se Beogradi zyrtar as që po e pranon se ka disa aspekte të bashkëpunimit me Kinën që nuk janë në të mirë të Serbisë. Kundërshtimi i vetëm momentalisht po bëhet nga shoqëria civile dhe pushteti lokal i qyteteve që janë të ndikuara më së shumti pasi aty janë të pranishme kompanitë kineze”, thotë zoti Vladisavljev.

“Mendoj se ajo që e kemi arritur në Republikën Popullore të Kinës ka karakter dhe kuptim historik”, thotë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një nga videot e publikuara në kanalin e tij në “YouTube” për vizitën e tij në Kinë më 17 tetor.

Presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë takimit në Pekin me udhëheqësin serb tha “Presidenti Vuçiç ka kohë që është miqësor me Kinën dhe Serbia është bërë ‘mik i palëkundur’ i Kinës”.

Ndërsa negociatat e Serbisë me Brukselin për anëtarësim në BE kanë ngecur, Instituti Ndërkombëtar Republikan në një nga vlerësimet e tij thotë se pushteti në Serbi po ofron një pamje të shtrembëruar të investimeve dhe kredive kineze duke ia veshur kësaj pothuajse tërë zhvillimin ekonomik që e ka pasur Serbia viteve të fundit.

Projektet e shumta kineze sidomos në infrastrukturë e kanë bërë të pamundur sipas organizatës amerikane dhe ekspertëve ballkanikë që partitë opozitare të kritikojnë këtë bashkëpunim për shkak të rrezikut se mund të akuzohen nga pushteti se janë kundër zhvillimit ekonomik të Serbisë.

Kosova, në anën tjetër nuk ka ndikim të drejtpërdrejt nga Kina ndërsa sipas zotit Ilazi edhe përpjekjet që janë bërë përmes vendeve fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk kanë pasur sukses duke vlerësuar veçanërisht punën e organeve të sigurisë. Por, thotë zoti Ilazi, ideja se këto përpjekje nuk ekzistojnë është tërësisht e gabuar.

“Arsyeja për këtë është se kur bëhet fjalë për Kosovën, ka një pikë takimi mes së djathtës ekstreme evropiane dhe Kinës e Rusisë. Ato ndajnë një qëllim që është zbehja e procesit të integrimit evropian, zbehja e ndikimit amerikan dhe të NATO-s në rajon dhe në përgjithësi zbehja e besimit të publikut në rajon ndaj vlerave evropiane, ndaj procesit të integrimit apo anëtarësimit në BE”, thotë zoti Ilazi.

“Serbëve u takon një mirënjohje e madhe, këtyre njerëzve që sot mbrojnë identitetin tonë, në realitet serbët mbrojnë gjithë Evropën, qytetërimin tonë të përbashkët”, ky ishte mesazhi i një deputeti evropian, përfaqësues i të djathtës ekstreme franceze, Nicholas Bay ndërsa e vizitonte Kosovën në vitin 2022, në vizita dhe takime me pjesëtarë të komunitetit serb.

Kjo video në kanalin e tij në YouTube por dhe përfaqësues të tjerë të së djathtës ekstreme edhe nga organizata jopolitike, mundohen të krijojnë idenë se ajo që po ndodh në Kosovë është një luftë fetare mes shqiptarëve, kryesisht myslimanë të Kosovës dhe serbëve të krishterë.

“Këto janë pikërisht qëndrime që janë në përputhje edhe me qëllimin e Rusisë dhe që Rusia vazhdimisht i ka nxitur në raport me Kosovën”, thotë Dan Ilazi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Autoritetet në Kosovë shpesh kanë akuzuar Beogradin se sidomos në veri të Kosovës, Serbia me ndihmën e Rusisë mundohet të krijojë një zonë të re lufte në Evropë. Incidenti në Banjskë, në veri të Kosovës, në fund të shtatorit është një nga shembujt që sipas Prishtinës e konfirmon këtë. Për analistin serb Stefan Vladoslavljev të gjitha këto mbesin spekulim ndërsa kjo çështje nuk hetohet si duhet, por ai beson se në veri të Kosovës ka grupe që kanë lidhje me Rusinë.

“Ajo që është parë dhe konfirmuar në të kaluarën është se disa grupe paramilitare dhe disa aktorë që kanë lidhje me Rusinë kanë qenë të pranishëm në veri të Kosovës dhe se ata kanë pasur kontakte me njerëzit që kanë pasur lidhje me sulmin në Banjskë. Rusia, në përgjithësi në tërë rajonin ka luajtur rol dëmtues shumë më gjatë se sa incidentet e fundit dhe pa dyshim është një aktor që nuk dëshiron zgjidhje të qartë në procesin e normalizimit. Moska padyshim përfiton më së shumti nëse gjërat përkeqësohen nga ky moment”.

“Një mënyrë shumë efektive për të parandaluar këto narrativa kundër Kosovës që nxiten sidomos prej Rusisë është që Kosova të ketë një zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve që ka me Serbinë. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë i jep një goditje të rëndësishme edhe përpjekjeve ruse”, vlerëson Dan Ilazi nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë./ VOA

Etiketa: ballkani perendimorndikimi kinezndikimi rus

Lajme të lidhura

BOTA

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

12:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
Para

Sfida kualifikuese e 17 nëntorit, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë në Moldavi

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet