• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Kritika pas Raportit të KE – Nuk janë theksuar disa përparime

Nga Kosova vijnë zëra kritikë pas publikimit të Raport Progresit për Kosovën 2023 nga KE, pavarësisht vlerësimit se qeveria ka vazhduar me agjendën ambicioze të integrimit. Raporti e vuri theksin në dialogun me Serbinë.

10:17 : 09/11/2023
në RAJONI

Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për Kosovën e vuri theksin në dialogun me Serbinë. Pas publikimit të Raport Progresit ka pasur reagime në Kosovë. Zëvëndëskryeministri në qeverinë e Kosovës Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog me Serbinë, tha se, “një shtytje e madhe në përmbushjen e reformave, do të ishte edhe largimi i masave ndëshkuese të vendosura nga blloku evropian ndaj Kosovës. “Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, në qeverisjen e mirë, progresi i mirë ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në Bashkimin Evropian konfirmojnë se jemi duke bërë hapat e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave ndëshkuese nga BE-ja do ta kthente motivimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Sipas tij, “Kosova ka dëshmuar se është aleate e BE-së, duke përafruar politikën e saj të jashtme, sidomos me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ishte kritik sepse në Raportin e Komisionit Evropian, “nuk janë theksuar disa nga përparimet që i ka bërë Kosova”. “Sipas analizës së qeverisë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, të cilat është dashur të theksohen dhe vlerësohen më shumë në këtë raport”, tha Bislimi duke shtuar se këto çështje janë rekomanduar në raportin e Progresit të vitit të shkuar.

Szunyog: Pritet përmbushja e tre kushteve

Lexo edhe:

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, që i dorëzoi raportin qeverisë së Kosovës, tha se BE pret që të përmbushen tre kushtet e paraqitura në deklaratën e BE-së më 3 qershor, si hap drejt heqjes së masave ndëshkuese. “Shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe angazhimi në dialog. Dhe kushti i fundit, përfshin tash edhe themelimin e Asociacionit”. Kosova vitin e shkuar ka aplikuar për anëtarësim në BE, por, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që akoma nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog dhe kryeministri Kurti - pamje nga takimi i dorëzimit të raportit 2022
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog dhe kryeministri KurtiFotografi: Office of the Prime Minister of Kosovo

Raport Progresi 2023 për Kosovën

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian në pjesën për Kosovën thekson, se “Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, ndonëse vlerësohet në shumë fusha, si reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi i mirë ekonomik dhe social dhe liberalizimi i vizave.” Në raport theks i veçantë i kushtohet situatës së tensionuar në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe si dhe raporteve me Serbinë dhe dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në raport shprehjet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre të dala nga dialogu. Kosovës i bëhet ftesë që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e fundit për draft-statusin për Asociacionin, që ju prezantua palëve më 21 tetor nga diplomatët perëndimorë.

KFOR pas trazirave në veri
KFOR pas trazirave në veriFotografi: Erkin Keci/AA/picture alliance

“Nga Kosova pritet që të nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian që u është paraqitur palëve më 21 tetor 2023. Nga Serbia kërkohet që të mbështesë këtë proces dhe paralelisht të nisë përmbushjen e obligimeve të saja kyçe nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve”.

Në raport po ashtu përmendet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të shkuar dhe bojkoti i tyre në zgjedhjet lokale të prillit. Këto veprime cilësohen si “shkelje të obligimeve të Serbisë që dalin nga dialogu dhe paraqesin kthim prapa të Serbisë në përmbushjen e obligimeve të marra nga marrëveshje e parë për parimet për normalizimin e raporteve. Më herët gjatë vitit, Bashkimi Evropian, vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri./DW

Etiketa: BEkosoveRaporti i KE

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025
RAJONI

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

15:18 : 21/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

11:44 : 21/07/2025
AKTUALITET

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
BOTA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025
Para

Ndezi tymuese në Kuvend, Nikolla përjashton Korreshin

TË GJITHA

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025

4.5 mln euro për Qendrën e Monitorimit të Trafikut, shkelje afatesh dhe zvarritje të projektit

16:49 : 21/07/2025

26 vende bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

16:36 : 21/07/2025

Flamurtari prezanton sulmuesin e Kombëtares Shpresa

16:32 : 21/07/2025

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com