• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni bie brenda objektivit, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Norma e rritjes vjetore së çmimeve në Shqipëri ra në 3.8% në shtator, muaji i parë që nga marsi i vitit 2022 që inflacioni rezultoi brenda marzheve të tolerancës së politikës monetare. Por çmimet e ushqimeve vijuan të rriten me ritme të larta.

08:00 : 08/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 3.8% në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ritmi më i ulët i rritjes në një vit e gjysmë, gjë që duket se sinjalizon një kthim në normalitet për stabilitetin e çmimeve, bëhet e ditur nga raporti mujor i Institutit të Statistikave. Ky është edhe muaji i parë gjatë së cilit inflacioni ra brenda marzhit të luhatjes së lejuar nga politika monetare, i cili është plus minus 1% nga shënjestra e rritjes mesatare prej 3%.

Banka e Shqipërisë rriti në mënyrë të papritur normën bazë të interesit javën e kaluar në 3.25% pasi kishte bërë pushim që nga marsi, aludohet për të shmangur një forcim të mëtejshëm të lekut në tregun e këmbimit valutor. Vendimmarrja e bordit të BSH-së pasoi deklaratën vjetore të misionit të konsultimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilën argumentohej nevoja për të rritur normën bazë të interesit deri në 4 apo 4.5% me qëllim luftën kundër inflacionit. Por në rast se inflacioni vijon të bjerë sipas tendencës aktuale, interesat më të larta të politikës monetare, të cilat ndikojnë interesat që familjet dhe bizneset paguajnë për kreditë ekzistuese apo kreditë e reja, mund të jetë e panevojshme.

Megjithatë, problemi në rastin e inflacionit në Shqipëri lidhet jo vetëm me ritmin e përgjithshëm të rritjes së ideksit, por edhe me përbërjen. Kështu, ndërsa indeksi i përgjithshëm u rrit me 3.8% në shtator, grupi Ushqime dhe Pije Joalkoolike u rrit me 7.4%. Ritmi shumë i fortë i rritjes së grupit të ushqimeve prek veçanërisht ashpër familjet e varfra, konsumi i të cilave është i përqendruar te ushqimet në masë më të madhe se sa për popullsinë në përgjithësi. Por rritja e çmimeve të mallrave të domosdoshme dhe rritja e ngadaltë e mallrave dhe shërbimeve të tjera vë në dukje edhe karakterin e inflacionit, si të tillë të ushqyer nga oferta me çmime të larta dhe jo nga kërkesa e shtuar.

Që nga fillimi i vitit 2021, kur nisi vala aktuale e inflacionit në të gjithë botën, çmimet në Shqipëri janë rritur me 15.4% ndërsa çmimet e grupit Ushqime dhe Pije Joalkoolike janë rritur me 29%. Grupet e tjera të konsumit kanë pësuar rritje shumë më të ngadaltë. Çmimet e kujdesit shëndetësor janë sot 3% më të larta se sa dy vjet e gjysmë më parë ndërsa shërbimi arsimor është shtrenjtuar me vetëm 5%. Shqiptarët shpenzojnë 36% të parave për ushqime dhe pije joalkoolike dhe 20% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji elektrike për konsum familjar.

/reporter.al/

Lexo edhe:

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

Etiketa: BSHinflacioniINSTAT

Lajme të lidhura

Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".
AKTUALITET

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

15:27 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

Barazia në paga ende larg! Vetëm 4 profesione ku gratë marrin më shumë se burrat

08:37 : 28/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
Para

Këmbimi valutor 8 nëntor, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com