• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do takohen javën e ardhshme

15:59 : 07/11/2023
në RAJONI

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet jozyrtare në Bruksel.

Sipas burimeve, data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Mundësinë e një takimi në nivel kryenegociatorësh gjatë kësaj jave e kishte paralajmëruar kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili kishte deklaruar se takimi megjithatë nuk do të mbahej sepse ishte refuzuar nga Kosova.

Por, ky pretendim i Petkoviqit është mohuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lexo edhe:

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e Lajçakut kanë precizuar se të gjitha takimet në kuadër të dialogut organizohen në data që janë të përshtatshme për të dyja palët dhe për takime njoftohet vetëm pasi palët të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.

Lajçak konfirmoi për REL-in se ka pasur një ide paraprake që më 7 nëntor të takoheshin kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

“Pala e Kosovës ka paraqitur një kërkesë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për shtyrjen e takimit, të cilin lehtësuesi i BE-së e ka pranuar. I takon lehtësuesit të BE-së të përcaktojë se cilat kërkesa dhe arsye të ofruara nga palët në lidhje me organizimin e takimeve janë të vlefshme dhe të rëndësishme”, u tha në përgjigje.

Lajçak konfirmoi se tashmë ekziston një pajtim mes palëve për organizimin e takimit të radhës, ndonëse në përgjigje dërguar REL-it nuk përmenden data. Megjithatë, paralajmërohet se në këtë takim do të diskutohen hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimi i detyrimeve të palëve në dialog.

Lajmi për rundin e ri të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, vjen pasi bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 tetor në Bruksel zhvilluan takime të ndara me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë kërkuan që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se ka pranuar një propozim për draft-statutin për Asociacionin, që BE-ja e ka përshkruar si model modern evropian.

Megjithatë, draft-statuti nuk është bërë publik, por kryeministri Kurti ka thënë se ai është shkruar me kujdes ndaj Kushtetutës së Kosovës. Ai ka thënë se drafti parashihet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Republikës së Kosovës që ishte çimetuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pra, në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues minues për Republikën në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”, ka deklaruar Kurti gjatë një raportimi për dialogun para deputetëve të Kosovës më 3nëntor.

Lajçak më herët ka deklaruar se propozimi është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me standardet më të mira evropiane “dhe nuk shkel vijat e kuqe të paraqitura nga palët”.

Ai ka shtuar se nuk është vetëm Asociacioni që duhet të zbatohet, që është obligim i Kosovës, por edhe Serbia duhet të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiq arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Megjithatë, marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb ka refuzuar duke argumentuar se “Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova jo”.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij./rel

Etiketa: BEBrukselDialogu Kosovë – SerbikosoveSerbi

Lajme të lidhura

BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025
AKTUALITET

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025
BOTA

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të konkurrencës në reklamim dixhital

20:15 : 05/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
Para

Ilir Kulla rreth 1 orë e gjysmë në SPAK, ja ç'thotë për mediat pas daljes nga godina

TË GJITHA

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025

“Izraeli është dakord”, Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe luf*a mbaron menjëherë!

21:01 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com