• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Masat shtrënguese kanë rënë”, avokatët e Berishës: GJKKO nuk zbardhi vendimin brenda afatit

12:56 : 07/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokatët e Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë deklaruar se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ende s’ka zbardhur vendimin për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, duke e konsideruar shkelje flagrante dhe të rëndë te kodit te procedures penale.

Ata deklarojnë se shkelja e afateve për zbardhjen dhe depozitimin e vendimit nga GJKKO, i ka humbur fuqinë vendimit të caktimit të masave shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj kryetarit të opozitës dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.

Njoftimi për mediat:

Pas shkeljeve flagrante te Kushtetutes se Shqipërise, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) nuk heziton te cenoje edhe ligjet e tjera te vendit. Në shkelje flagrante dhe të rëndë te kodit te procedures penale, GJKKO ende sot nuk ka zbardhur vendimin për konfirmimin e masëses se sigurisë, të cilin sipas ligjit, ka pasur detyrim t’a zbardhte brenda 48 oresh nga dhenia e vendimit te mases se sigurise.

Lexo edhe:

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

Siç jeni në dijeni me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023, GJKKO ka caktuar masat shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” kryetarit të opozitës dhe ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha. Mediatikisht kemi mësuar se kjo Gjykatë e ka rikonfirmuar këtë masë shtrënguese me vendimin e shpallur në datë 26 Tetor 2023.

Deri në datën e paraqitjes së kësaj kërkese, kanë kaluar 12 ditë dhe ende nuk kemi një vendim të arsyetuar të depozituar nga ana e Gjykatës. Kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit procedurial penal, i cili në nenin 248 pika 2 fjalia e fundit, përcakton se “Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 48 orëve”.

Mosekzistenca e një vendimi të zbardhur dhe të arsyetuar ka sjellë si pasojë, moszbatimin e këtij vendimi brenda afatit të caktuar në ligj.

Ligjvënësi e ka lidhur ngushtësisht vlefshmërinë e masave shtrënguese personale me shpalljen e vendimit dhe zbatimin e masave brenda afatit të caktuar procedurial dhe këtë rregull bazik për vendimet që caktojnë masa sigurimi shtrënguese e ka saktësuar në pikën 7 të nenit 249 K.Pr.P, e cila përcakton se “Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë”.

Në këto kushte, akti nr. 112 datë 20.10.2023, me të cilin janë caktuar këto masa shtrënguese e ka humbur fuqinë, në përputhje me parashikimin e pikës 7 të nenit 249 K.Pr.P

Ligji procedurial penal, ka parashikuar afate strikte në rastin e masave shtrënguese, duke qënë se këto janë veprime proceduriale që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të individit, në një moment kur personi prezumohet i pafajshëm.

Sipas afateve proceduriale, vendimi do të duhej të ishte arsyetuar dhe depozituar brenda 48 orëve, nisur nga data 26 Tetor 2023, sipas nenit 248 pika 2 K.Pr.P.

Brenda pesë ditëve nga ky afat, nga ana e mbrojtjes do të duhej të paraqitej ankimi, sipas nenit 249 pika 1/1 K.Pr.P.

Brenda 3 ditëve nga realizimi i njoftimeve, sekretaria e gjykatës do të duhej të dorëzonte aktet në Gjykatën e Apelit, sipas nenit 249 pika 3 K.Pr.P.

Përfundimisht Apeli do të duhej të shprehej brenda një afati prej 10 ditësh, sipas nenit 249 pika 5 K.Pr.P.

Në rastin konkret, shkelja e afateve për zbardhjen dhe depozitimin e vendimit nga GJKKO, i ka humbur fuqinë vendimit të caktimit të masave shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj kryetarit të opozitës dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.

Për sa më lart, arrijmë në konkluzionin se, masat shtrënguese personale të caktuara nga deputetit të Kuvendit të Shqipërisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, të cilat janë edhe antikushtetuese sikurse e kemi parashtruar më herët, e kanë humbur gjithashtu fuqinë e tyre, për shkak të moszbatimit brenda afatit, shkaktuar kjo nga moszbardhja e vendimit sipas afatit procedurial prej 48 orësh.

Për sa më lart, i kemi kërkuar GJKKO konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.P, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, bazuar në nenet 248 pika 2 dhe 249 pika 7 K.Pr.P

Etiketa: Genc GjokutajGJKKOSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025
AKTUALITET

Trafikonin kokainë të fshehur në lëkurë kafshësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në qeli 3 të akuzuarit

15:46 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet”, Berisha: Rama burgos kundërshtarët!

12:17 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
AKTUALITET

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

18:29 : 09/07/2025
Para

"Këtu ka shkelje ligjore"/ E paprecedentë, qytetarja ndalon Berishën: Kemi halle...

TË GJITHA

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

09:33 : 12/07/2025

“Shteti në një dorë”/ Urdhrat e Ramës për kryebashkiakët, shkelje e autonomisë vendore!

09:16 : 12/07/2025

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

09:03 : 12/07/2025

Këmbimi valutor 12 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:50 : 12/07/2025

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

08:25 : 12/07/2025

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com