• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja për refugjatët/ Berisha: Firma e Ramës me Melonin është e pavlefshme

11:47 : 07/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilëson të pavlefshme marrëveshjen Rama-Meloni për ngritjen në Shqipëri të dy kampeve që do të presin refugjatë nga vendet e treta, të kapur në ujërat italiane.

“Duke shprehur respektin tim për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, më duhet t’i them se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme”, theksoi këtë të martë Berisha në një prononcim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar demokrat në Kryesinë e Kuvendit.

Është e pavlefshme, sipas tij, sepse Edi Rama është kryeministër nën hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar “menderen” e tij.

“Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, aq sa ka pranuar McGonigal përpara gjykatësit të Uashingtonit, por edhe disa të tjera që ne do ia dërgojmë gjykatës dhe Kongresit të SHBA në hetim. Në këtë kontekst, asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë”, deklaroi Berisha.

Së dyti, shtoi, Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga qeveria e PD, asokohe ministër i Brendshëm ka qenë, i ndjeri president i Italisë, Giorgio Napolitano. “Në këtë marrëveshje, me vendin mik ramë dakord, që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, i vendeve të tjera, të kthehet në Shqipëri për t’i nisur në vendin e tij. Pra, marrëveshja është e tillë”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

“Ushqim për trafikantët”

Sipas kreut të PD-së, zotimin Edi Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të qenieve njerëzore në operojnë në vendin tonë.

“Shqipëria ka potencialet trafikante ndër më të lartat në Europë dhe Edi Rama e don të ushqejë Gjokët dhe bandat e tjera të tij me trafiqe të shumëllojta. Pra, përsëri është firmë kallp”, tha kryedemokrati.

Berisha solli në vëmendje dhe largimet masive të shqiptarëve nga Atdheu.

“Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali. Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit. Ndaj dhe ai nuk ka asnjë autoritet moral dhe as ligjor, se është në ndjekje ndërkombëtare, të firmosë në emër të Shqipërisë”, u shpreh.

Duke u ndalur te aksioni opozitar, Berisha tha se asgjë nuk ndal protestën e deputetëve gjer në sakrificat më të mëdha. Ndërsa kreun e qeverisë Edi Rama e cilësoi “e keqja e të keqes”.

Marrëveshja

Sipas asaj që u deklarua në konferencën e përbashkët të kryeministrave nga i famshmi “Palazzo Chigi” në Romë një ditë më parë, në vendin tonë parashikohen të ndërtohen dy qendra për strehimin e refugjatëve nga vendet e treta, të kapur në ujërat italiane nga autoritetet e vendit fqinjë, teksa ata presin shqyrtimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Italia do të përdorë portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit për të ndërtuar dy struktura deri në pranverë, me shpenzimet e veta: një në hyrje, për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit; dhe një për pritjen e emigrantëve të kapur në det. “Jo të mitur, shtatzëna dhe subjekte të tjera vulnerabël”, saktësoi Meloni.

Sipas kryeministres italiane, Shqipëria parashikohet të strehojë një fluks vjetor prej 36-39 mijë personash: rreth 3000 persona çdo muaj “për kohën e nevojshme për të trajtuar shpejt kërkesat për azil dhe, nëse është e nevojshme, për riatdhesim”.

Juridiksioni i qendrave do të jetë italian, ndërsa Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore për sigurinë dhe vëzhgimin.

Deklaratat nga dy kryeministrat mbetet ajo ç’ka dihet mbi marrëveshjet, të cilat nuk janë zbardhur ende. Megjithatë, kanë mjaftuar për të ngritur shqetësime në vendin tonë, Itali apo edhe shtete të tjera europiane.

Marrëveshja është e ngjashme me atë mes Britanisë dhe Ruandës për strehimin e azil-kërkuesve që i drejtoheshin Britanisë së Madhe për leje qëndrimi. Një prej kundërshtive lidhet me një vendim të Gjykatës së Strasburgut disa muaj më parë, që vlerësoi se ligjet e BE-së për azilin zbatohen vetëm për kërkesat e paraqitura në territorin e një shteti anëtar, por jo jashtë tij.

Një tjetër shqetësim lidhet me kapacitetin e vendin tonë për të pritur këtë fluks refugjatësh dhe rrezikun për cënimin e sigurisë kombëtare, me pritjen e eksponentëve të mundshëm të lidhur me terrorizmin apo me prirje kriminale. Lulëzimi i trafikut të qenieve njerëzore është një pikë.

Paqartësi ka për mënyrën se si do të procedohet me refugjatët që u refuzohet kërkesa për azil.

Në Itali, Rikardo Magi, kreu i partisë liberale italiane +Europa tha se plani ishte “i frikshëm” dhe se qendrat do të ishin si “një lloj Guantanamo italiane”. Duke shkruar në rrjeton social X, ish-Twitter, Magi u shpreh: “Është edhe një marrëveshje e paligjshme: Italia nuk mund të dërgojë njerëz të shpëtuar në det në një vend jashtë BE-së, sikur të ishin pako ose mallra”.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër e justifikoi nënshkrimin e marrëveshjes si plotësimin e borxhit të Shqipërisë ndaj Italisë, e cila priti mijëra emigrantë shqiptarë në eksodin e madh të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist.

Etiketa: Edi RamaGiorgia MelonirefugjateSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

09:06 : 17/09/2025
Para

Netanyahu: Izraeli i hapur "për pauza të shkurtra taktike" në Gazë

TË GJITHA

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com