• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja/ Rama kthen Shqipërinë në kamp refugjatësh. A cënohet siguria kombëtare?

16:59 : 06/11/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një “kamp refugjatësh”, pas muxhahedinë dhe afganëve, vendi ynë do të strehojë dhe të gjithë refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme që kapen në Itali.

Marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme në Itali, mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Kjo e fundit deklaroi se refugjatët do të sillen në Shqipëri përmes portit të Shëngjinit dhe do të qëndrojnë në vendin tonë, deri sa të vendoset përfundimisht nëse e përfitojnë azilin ose jo.

Meloni shtoi më tej se nga kjo marrëveshje përjashtohen gratë shtatzëna dhe të miturit, ndërsa bëhet fjalë për një fluks prej 36 mijë personash në muaj.

“Një marrëveshje që pasqyron miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë, është një partneritet strategjik që zhvillohet nëpërmjet marrëdhënieve tregtare. Italia është një partner i parë mes dy vendeve. Kemi marrëdhënie shumë të mira midis komuniteteve tona dhe që finalizon edhe në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. Një muaj më parë kemi pasur edhe inciativa në lidhje me migrimin dhe emigracionin që të marrim iniciativa të përbashkëta pasi fenomeni nuk trajtohet vetëm. Gjëja më e mirë për të bërë ka qenë bashkëpunimi, që fikson tre objektiva; luftën kundër trafikut të paligjshëm, pritjes së refugjatëve, dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj që të përdorë disa zona të vendit të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë, sipas pjesës ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në Shqipëri dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë ose jo të fitojnë azil. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në muaj mund të arrij deri në 36 mijë persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëne. Legjislacioni do jetë italian, në Portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit ku do të realizohet një qendër e pritjes. Pastaj do të ketë një strukturë tjetër që do të jetë në vazhdimësi të saj. Shqipëria do të merret me vëzhgimin dhe observimin. Marrëveshjet të tjera do të ndjekin më pas në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme. Kjo marrëveshje është më frymëmarrje evropiane.”– tha Meloni.

Në fjalën e tij Rama tha se kjo marrëveshje është mbështetje për Italinë e cila shumë vite më parë mikpriti shqiptarët që u larguan për një jetë të re.

Lexo edhe:

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botë si evropian. Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë ven tjetër apo shtet të BE, me gjithë respektin, sepse ka një ndryshim historik dhe kulturor dhe gjithashtu emocione që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi. Nuk besoj që do të jemi në gjëndje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë popullit dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje. Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. E vërteta është se gjeografia është kthyer në atë që quhet “mallkimi për Italinë”, sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë në Itali dhe BE, por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE, ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjerat dhe mbi këtë ne nuk e kemi forcën dhe kapacitetin për zgjidhjen, por mendojmë se kemi angazhimin dhe kapacitetin për të dhënë një ndihmë. Ky protokoll është diskutim i gjatë për të bërë mirë, nuk është një rrugëzgjidhje, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend evropian, ku kanë qenë më shumë hebrenj në luftën e dytë botërore”,  tha ai.

Vlen të theksohet fakti se me sjelljen e muxhahedinëve dhe afganëve, është diskutuar shpesh cënimi i sigurisë kombëtare në vendin tonë. Pak kohë më parë, institucionet ranë pre e një sulmi kibernetik nga Irani, ky dyshohej se shkaku i sulmit ishin pikërisht muxhahedinëve, me dyshimet se kishin tentuar ta bënin të njëjtën gjë me Iranin dhe për këtë ka nisur hetimet dhe SPAK.

Por, siç duket, pavarësisht debateve dhe këtyre ndodhive, Rama vazhdon të strehojë të tjerë klandestinë nga vendet e Lindjes së mesme.

Etiketa: AzilItalimarreveshjameloniRamarefugjatetShqiperiastrehon

Lajme të lidhura

A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Rama mbledh grupin e ri parlamentar, çfarë po diskutohet

10:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Diella në dritë të Diellit

09:34 : 15/09/2025
Para

Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Itali, zbulohen lëvizjet në kamerat e sigurisë

TË GJITHA

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Nga “Joana e Parave” te frika nga Braçe, si funksiononte skema mashtruese “Xuex”

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com