• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e stuhisë “Ciaran”/ Akse të bllokuara, asfalte të çara, si paraqitet situata nga veriu në jug

10:14 : 04/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prej ditës së djeshme (3 nëntor) vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Europës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima.

E njëjta situatë me stuhi ere të shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme (4 nëntor) sipas njoftimit të dhënë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak (SHMU) për vendin tonë.

  • Rënie gurësh dhe inertesh në Qafën e Murrizit

Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet.

Probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona.

Lexo edhe:

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet edhe në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

  • Erë e fortë në Durrës, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Si pasojë e motit me erë të fortë në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët.

Tragetet dhe sektoret e tjera vijojnë punët normalisht. Sa i përket situatës në qytet dhe në zonat periferike mësohet se si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në mbushjen e rrugëve me ujë.

  • Bashkia e Lezhës paralajmëron banorët: Priten përmbytje…

Në Lezhë priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në orët në vijim. Është vetë bashkia që nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se kjo është parashikuar sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik.

Bashkia e Lezhës thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik. Megjithatë, përveç masave, kanë vënë në dispozicion të banorëve edhe një numër telefoni për çdo vështirësi që mund të krijohet.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, njoftoi bashkia e Lezhës.

  • Moti i keq nxjerr në shesh abuzimet

Moti i keq nxjerr në “shesh” cilësinë e dobët dhe korrupsionin që është kryer duke abuzuar me cilësinë e shtresave asfaltike.

Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave është në gatishmëri të plotë për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm.

Siç mund të shihni nga pamjet e gjithë rruga është e ndarë në dy pjesë duke krijuar imazhin e një situate apokaliptike për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

  • Në qarkun e Gjirokastrës

Sot kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në Kanionin e Langaricës në Përmet.

Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).

Në qarkun e Korçës, probleme me energjinë elektrike

Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje.

Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika. Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.

Situata sa i përket furnizimit me energji elektrike në juglindje vijon të jetë e rënduar. Pa energji nga dje jane: fshatra te njesive Çlirim në Ersekë si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec.

13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.

Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti i cili ështi izoluar nga rrëshqitja e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

Nga ana tjetër ndërmarrja e shërbimeve në bashkinë Korçë po punon për të hapur rrugën e fshatit Panarit.

E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e rreshjeve.

Në qarkun e Kukësit

Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës.

  • Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

 

Etiketa: asfaltmoti i keqparashikimiShqiperiastuhia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026
BOTA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026
Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEA
AKTUALITET

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

09:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

08:33 : 21/06/2026
AKTUALITET

Mbi 120 akademikë shqiptarë mbështesin protestat: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe meritokraci

14:58 : 17/06/2026
Para
Foto ilustruese

Rritja e nivelit të ujit, bllokohet një familje në Rraboshtë të Lezhës

TË GJITHA

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

20:01 : 24/06/2026

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş