• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq pushton vendin/ Përmbytje, aksidente dhe mungesë energjie (VIDEO-FOTO)

16:42 : 03/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Moti me erëra të forta dhe reshje ka sjellë problematika në zona të ndryshme të vendit.

Situata u shfaq kritike në kryeqytet orët e pasdites ku rrugët e mbuluar nga reshjet i përngjanin përrenjve, duke e bërë të vështirë qarkullimin për mjetet e kryesisht këmbësorët. Lana doli nga shtrati, ndërsa përveç akseve rrugore përmbytje pati edhe në katet e para të disa ndërtesave.

Uji u fut në biznese, banesa, shkolla, madje dhe autobusë urbanë. Banorët e prekur ja vënë fajin kanalizimeve, duke u shprehur se kjo e sotmja shënon herën e disatë që ata përmbyten.

Lexo edhe:

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Situata të ngjashme u shënuan në të tjera qytete të vendit, si Elbasan, Durrës, Lezhë, Shkodër, Krujë, etj. “Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor ‘Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër’. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve”, njoftoi policia e Shkodrës. Vështirësi në qarkullim pati edhe në autostradën Tiranë-Durrës si dhe akse të tjera nacionale.

Era e fortë ka sjellë edhe rrëzim të pemëve në kryeqytet, shkëputje suvash të pallateve apo rënie të materialeve të tjera duke shkaktuar dëme materiale dhe të lënduar. Një efektiv policie në detyrë përfundoi në spital. “Rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M.Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M.Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.

Reshjet e dendura dyshohet të kenë ndikuar në dy aksidente me dy viktima të ndodhur në Fier dhe Rrugën e Kombit.

Policia e Shtetit ndërkohë njoftoi se ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin. Zonat me risk më të lartë konsiderohen: Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse; Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane; Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane; Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore; Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Pamje nga Tirana

OSHEE njoftoi se shtrëngatat e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina dhe stakime në disa linja 35kV dhe n/stacione. Nga raportimi i fundit, rezulton se kemi jashtë pune 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale. Problematika të furnizimit me energji elektrike konstatohen në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë.

Foto nga Tirana

Moti i keq, sipas sinoptikeve, vjen për shkak të stuhisë “Ciaran” që ka prekur Shqipëria, ndërsa situata parashikohet të jetë problematike edhe ditët në vijim. Të paktën deri ditën e martë, era e fortë dhe reshjet e shiut pritet të mbizotërojë në vend.

Etiketa: Motimoti i keqpermbytjestuhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

08:09 : 19/10/2025
AKTUALITET

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:04 : 18/10/2025
AKTUALITET

Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë

10:40 : 17/10/2025
AKTUALITET

Reshje shiu gjatë ditës, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:02 : 17/10/2025
AKTUALITET

Alarm në Vlorë për motin e keq, rrugët rrezikojnë sërish përmbytje

21:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Rikthehen reshjet e shiut në disa qytete, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:11 : 16/10/2025
Para

Stuhia 'Ciaran' godet Shqipërinë, Policia thirrje shoferëve: Kujdes në këto rrugë!

TË GJITHA

Satira e Gjekmarkajt: Na iku Arben Pëllumbi, Zegjineja po bën prova, Tërmeti ende s’ka gjetur talentin!

16:59 : 19/10/2025

Zhduket në Shkodër turisti finlandez, familja: Nuk ka asnjë kontakt që prej 9 tetorit

16:52 : 19/10/2025

Vrasja e dyfishtë në kamping/ Detaje të reja nga ngjarja në Greqi, 22-vjeçarit nuk i gjenden gjurmë baruti!

16:45 : 19/10/2025

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

16:32 : 19/10/2025

Tragjedi në Maliq/ Nënë e bir ndërrojnë jetë pas zjarrit në banesë, vajza e mitur në gjendje kritike!

16:28 : 19/10/2025

E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT

16:14 : 19/10/2025

Ngjarja e rëndë në Maliq, zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën nënës dhe djalit 14-vjeç!

15:58 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com