• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku u bën ujësjellës 7.5 mln euro strategjikëve Gaçi, Gjikuria, Papuli,…

11:00 : 03/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në prill të vitit 2023, BoldNews.al denoncoi tentativat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve se po “ndihmonte” të pasurit, ata që janë shpallur investitorë strategjikë në zonat bregdetare jugore. Në atë kohë ne e titulluam investigimin “Edi Rama i bën ujësjellës 7 milionë euro burrit të Olta Xhaçkës në Dhërmi”, ndërsa në fund të tetorit po të këtij viti kjo Agjenci ka vijuar më tej.

Madje, ka publikuar dokumentet e këtij supertenderi, ku përveç burrit të Xhaçkës do të përfitojnë edhe të gjithë strategjikët e tjerë. Që nga, Artan Gaçi, Papuli, Gjikuria e të tjerë. Pra, paratë e taksave të të varfërve do të shkojnë për shërbime për oligarkët. Këta të fundit, pasi morën tokën falas në bregdet, madje prej qindra hektarësh, do të kenë edhe Ujësjellësin nga shteti. Rrjetin e ujërave të zeza. Rërën falas, rrugët e gjithçka tjetër!

Faksimile: Shpallja e tenderit të hapur nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve për Ujësjellësin e strategjikëve

Dokumenti i mësipërm është hapja e tenderit për ujësjellësin e strategjikëve. Procedura është shpallur nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, një institucion në varësi direkte të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Objekti i procedurës është “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik, Draleos, Drimadhës dhe Dhërmi”. Por, siç edhe lexohet kjo është vetëm faza e parë, pasi pritet që të ketë edhe faza të tjera me fonde edhe më të mëdha. Fondi i kësaj procedure është 743.232.358 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. Paratë janë të buxhetit, i cili akordon një shumë të madhe prej rreth 7.5 milionë euro për këtë ujësjellës. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 18 muaj, ndërsa afati për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 30 nëntor 2023 në orën 11.00.

Lexo edhe:

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Faksimile: Dokumentet e publikuara nga AKUM për ujësjellësin, ku përfshihen të gjithë investitorët

1 nga 18
- +

Dokumenti i mësipërm është publikuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit, teksa vërehet se ujësjellësi do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e Palasës, Dhërmiut. Gjurma kalon mbi Green Coast, vilat elitare që janë bërë edhe ato që pritet të bëhen në të ardhmen. Në dokumentet e AKUM-it shihet se projekti përfshin edhe vilat që s’janë bërë. Apo edhe hotelet që do të ndërtojnë strategjikët e Ramës në atë zonë. Por, projekti shtrihet edhe të investitorët e tjerë, që nga Gaçi apo edhe Papuli. Disa ditë më parë, Gaçit iu sekuestrua një pasuri e konsiderueshme nga SPAK-u pasi dyshohet se ishte marrë në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, kjo s’e ka penguar Ballukun me vartësit e saj që t’i çojnë Ujësjellësin te projekti, i cili s’ka filluar ende të bëhet. Por, Balluku do të bëjë edhe një tjetër fazë ku do të përfshijë të gjithë.

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për tenderin e hapur nga qeveria për këtë ujësjellës

Disa javë më parë, BoldNews.al publikoi një investigim me titull “Edi Rama i bën ujësjellës 7 milionë euro burrit të Olta Xhaçkës në Dhërmi”, teksa redaksia shkruante se “Artan Gaçi, një ish-deputet i Partisë Socialiste, është shpallur një vit më parë Investitor Strategjik në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, Dhërmi. Ish-deputeti është njëherësh edhe bashkëshorti i ministres se Jashtme, Olta Xhaçka, ndërkohë që ka konflikt të pastër interesi”.

Më tej, artikulli vijonte se përpos diskutimeve politike për përfitimet e firmës së Gaçit dhe familjarëve të Xhaçkës, mazhoranca “nuk e ka vënë ujin në zjarr”, teksa ka vijuar që të favorizojë këtë çift, duke iu bërë edhe një ujësjellës me shpejtësinë më të madhe. Pra nga njëra anë ata përfitojnë me taksën 1 euro mijëra metra katrorë në bregdet, dhe nga ana tjetër shteti iu bën të gjitha punimet rreth e përqark, duke shpenzuar miliona euro.

Pra, zonat ku operojnë të “favorizuarit” e qeverisë, të cilëve iu është dhënë një pronë shtetërore në bregdet me vlerën e 1 eurove. Veprime qesharake të shtetit shqiptar, i cili humb nga të dyja anët, duke favorizuar këto kompani. Qeveria nuk i ka paratë e veta, ato janë të shqiptarëve që paguajnë taksa, që nuk shkojnë për ta, po për një grusht njerëzish me lidhje të forta deri sipër në qeveri.

Etiketa: 7.5 mln euroAgjencisë Kombëtare të Ujësjellës KanalizimeveArtan GaciballukuGjikuriapapulistrategjikëvetenderaujesjellesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga tenderat milionësh të Albpetrol tek protestat në Zvërnec, dosja e zezë “Myrto Security”

22:11 : 30/05/2026
AKTUALITET

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

09:28 : 29/05/2026
AKTUALITET

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

20:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

Skandali me tenderat e AKSH-it, biznesmeni Gentian Lika mbërrin në SPAK

10:16 : 20/05/2026
AKTUALITET

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

10:56 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

12:28 : 16/05/2026
Para

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela

TË GJITHA

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom