• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projektbuxhet i oligarkëve dhe inceneratorëve

15:40 : 01/11/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Bujar Leskaj

Në vend që të përgatiten buxhetet vjetore, bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet e viteve të kaluara, sikurse ka bërë për një dekadë sekti Rama në qeverisje, parimet e OECD-së dhe FMN-së mbi mirëqeverisjen financiare dhe formatimin e buxheteve të përgjegjshëm për qytetarin sugjerojnë se qeveria duhet t’i strukturojë vendimet buxhetore, bazuar në nevojat dhe domosdoshmëritë e perspektivës për vitet e ardhshme.

I. Projektbuxhet pa bosht

Sipas qeverisë, projektbuxheti per vitin 2024 mbështet zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale. Por ky bosht është tërësisht jo ekzistent, pasi, si mund të ndërtohet një buxhet me fokus të tillë, në mungesë të:

Lexo edhe:

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

1. Një strategjie kombëtare të qartë të zhvillimit ekomonik të vendit, modelit ekonomik që po ndjekim dhe përcaktimit të avantazheve konkuruese të ekonomisë sonë?

2. Si mund të ndërtohet një buxhet social, në mungesë skandaloze të përcaktimit dhe miratimit të një minimumi jetik zyrtar, ndërsa sekti Rama ka 3 mandate që e premton Minimumin Jetik Zyrtar dhe nuk mban premtimin?

3. Në mungesë kronike të një plani konkret veprimi për rritjen e pensioneve në një nivel dinjitoz, i cili minimalisht të mbulojë nevojat bazë jetike të kësaj kategorie, që sot praktikisht përbën një të tretën e popullsisë së Shqipërisë?

4. Në mungesë totale të një plani masash të mirëpërcaktuar, mbi kufizimin fortë të emigrimit të të rinjve dhe profesionistëve dhe boshatisjen e frikshme të vendit?

5. Në mungesë të një politike të drejtë fiskale, të përqëndruar mbi detyrimet e kapitalit, dhe jo të punës, sikurse e ka deformuar dhe denatyruar politikën fiskale sekti Rama deri tani? Aktualisht, barra fiskale e lartë dhe taksimi i profesioneve të lira godet shtresën e mesme, duke mos taksuar si duhet bizneset e mëdha dhe oligarkët, të cilët, me politika, ligje të qepura posaçërisht për ta, përjashtime nga taksat dhe përfitime nga tenderat, janë kategoria që ka përftimet më të larta dhe absolute nga ky sekt i sotëm në pushtet.

II. Projektbuxhet hipokrit

Projektbuxheti 2024 është hipokrit, pasi, edhe pse pretendon se 1/3 e shpenzimeve të buxhetit do të shkojë për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, etj., e gjitha kjo nuk përkthehet në vlerë të shtuar reale dhe përmirësim të kushteve dhe cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë, por mbijetojnë! Lind pyetja, nëse fokusi i buxhetit është te kjo kategori dhe të mbrojtja sociale, përse sekti Rama nuk e nis vendimmarrjen buxhetore, me një paketë për mbështetjen e konsumit, me ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e përditshme të çdo qytetari, sidomos pensionisteve dhe shtresave në nevojë?

Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë, përsa i përket çmimeve të shportës së konsumit. Përse, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe shembujve të vendeve të rajonit dhe Europës, ky sekt ne qeverisje nuk rishikon në ulje TVSH-në e produkteve bazë? Rritja e pagave me kaq vonesë, si kofini pas të vjelave, pas tetë vitesh as indeksim të tyre, nuk e mbulon dot rritjen e çmimeve dhe të inflacionit në dy vitet e fundit.

III. Projektbuxhet inceneratorësh!

Në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar në rritje 14,2 miliardë lekë ose 134 milionë euro pagesa për inceneratorët, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar. Cilat janë arsyet e kësaj rritjeje, në një kohë kur këto pagesa përbëjne një risk fiskal për buxhetin dhe një borxh të fshehur për vitet në vijim? Përse në buxhet janë parashikuar 1.2 miliardë lekë pagesa për inceneratorin e Tiranës, një incenerator ky i sekuestruar tashmë nga SPAK?

xxx

Sekti Rama në qeverisje nuk i jep përgjigje asnjë prej këtyre pyetjeve, që mund të ndihmonin të formatohej një buxhet social, për qytetarin dhe sfidat e zhvillimit të vendit për vitet që vijnë. Ky sekt shikon vetëm dhe thjesht t’u shërbejë oligarkëve dhe të grabisë qytetarët, duke i zhytur ata akoma më shumë në mjerim, dëshpërim dhe mungesë perspektive.

Etiketa: Edi RamaFMNinceneratoreOECDoligarkeprojektbuxheti per vitin 2024

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

“Kryesia u shndërrua një repart Garde”, Berisha: Nikolla do hetohet, mbylli deputetët në ashensor

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com