• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fakte të reja/ Ja si përfshihet Veliaj në skandalin e inceneratorit të Tiranës

14:43 : 01/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme fakte të reja që implikojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi ka publikuar një “e-mail” ku Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar pas shembjes, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.

Ndërsa në një email tjetër, që mban datën 18 qershor 2018, “në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, që sipas Këlliçit, u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush”.

Këlliçi shtroi pyetjen se si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të Bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazëm?

Sipas ish-deputetit të PD-së, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo dhe që vërteton, se me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

Lexo edhe:

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

DEKLERATA E ANETARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI

Sot po publikojmë të tjera fakte dhe prova se si i gjithë aparati i Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.

Një vit pas nënshkrimit të kontratës korruptive për inceneratorin e Tiranës, në datën 18 tetor 2018, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes katër palëve: Inceneratorit fantazmë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.

Kjo marrëveshje, siç do ta zbërthejmë më poshtë, ka si synim vënien nën kontroll të ndërtuesve, favorizimin e miqve të kryetarit të Bashkisë, si dhe vënien e administratës së Bashkisë Tiranë në dispozicion të biznesit korruptiv të dherave.

Vetëm përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakortësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.

Dua t’i ritheksoj edhe një herë palët në marrëveshje:

1.   Inceneratori fantazëm i Tiranës;

2.   Policia Bashkiake e Tiranës;

3.   Drejtori i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha;

4.   Inspektorati i Mjedisit Tiranë.

E para, si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të Bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazëm? A mund ta kuptojë njeri, se si një drejtori në organigramën e Bashkisë Tiranë, mundet të lidhë marrëveshje si entitet më vete?

(Foto e dokumenteve në fund të deklaratës)

Çfarë tagri special ka Taulant Tusha në këtë rast? Apo kjo ka qenë marrëveshja e heshtur, në të cilën duket qartë se burgun e Veliajt, e ka pranuar me dëshirë ky drejtor, që ditën që firmosi miratimin e konçensionit në shkelje të ligjit.

E dyta, si ka mundësi që Inspektoriati i Mjedisit, që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë aktivitetin e Inceneratorit të Tiranës, vihet në shërbim të tij?

Marrëveshja ka patur si qëllim vënien e enteve shtetërore kontrolluese në shërbim dhe dispozicion të bandës së inceneratorëve. Siç do ta dëshmojmë më poshtë, një fuqi të tillë e ka vetëm kryebashkiaku i Tiranës.

Që ta kuptojmë më qartë se si ka funksionuar ky grup i strukturuar kriminal, po bëjmë publike edhe dy komunikime elektronike.

Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, e cila u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush.

Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijëra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt.

Ndërsa në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Një tjetër aferë korruptive kjo, me ligj special, e dyshes Rama-Veliaj, e faktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo.

Është Erion Veliaj që vërteton, me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

Pra është Edi Rama pas kësaj skeme, sepse ky është një akt korruptiv qindra milionësh, që kërkon miratimin e shefit, dhe jo një tender i zakonshëm për meremetimin e zyrave të Bashkisë.

Pra, është ajo te e cila Partia Demokratike ngulmon prej kohësh, me fakte dhe prova konkrete, se ujku është te Edi Rama e Erion Veliaj dhe SPAK nuk ka pse na tregon gjurmën e lepujve të kësaj afere, si Koka, Bllako, apo të tjerë.

SPAK në një vjedhje kaq flagrante dhe madhore, nuk mund te hetojë vetëm të vegjlit. Hetoni ata në krye të piramidës korruptive, që janë arkitektët, sponsorët dhe përfituesit e mëdhenj të kësaj afere.

Vetëm kështu besimi i publikut meritohet.

Vetëm kështu bëhet drejtësia.

Pas kësaj deklarate, këto dokumente autentike dhe shumë dokumente te tjera, që do t’i bëjmë publike në ditët në vijim, do t’i përcillen sërish zyrtarisht z. Altin Dumani, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Faleminderit.

Etiketa: emaileErion Veliajinceneratorikellicimbetjetteatrtizoto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
Para

KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Blerina Muço

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com