• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Saimir Hysa

16:55 : 01/11/2023
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 31 tetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Ankimi u krye edhe bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që sygjeroi që një pjesë e gjetjeve në kriterin profesional dhe për pasurinë, të verifikohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA.

Gjatë seancës dëgjimore më 7 gusht, Hysa u përball dhe dha shpjgime për gjetjet e Komisionit në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Tri ditë më vonë, më 10 gusht ai u konfirmua në detyrë, ndërkohë që dy çështje që kishte hetuar u transferuan për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Por, ONM nuk e gjeti të drejtë vendimmarrjen e KPK duke evidentuar në rekomandim se, problemet e ngritura në kriterin profesional, duket se tregojnë një model neglizhence, mosveprim, vonesa dhe shkelje të të drejtave të palëve nga ana e subjektit gjatë hetimit të çështjeve, madje edhe në rastet kur janë të një ndjeshmërie specifike ndaj opinionit publik. Po ashtu, u kërkua të vlerësohen si duhen çështjet që lidhen me asetet dhe ndikimin e tyre në procedurën e rivlerësimit, së bashku me mangësitë që lidhen me aftësitë profesionale.

Bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, çmon se prokurori Hysa nuk ka dhënë shpjegime bindëse, si dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës, mbi gjetjet e rezultuara nga burimet e administruara, të cilat duhet të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit.

Ashtu si ONM, edhe Ballhysa trajton denoncimin e kryer nga prindërit e një fëmije të sapolindur, të infektuar me virusin HIV, të cilët kanë ngritur pretendime ndaj vendimmarrjes së prokurorit Hysa për mosfillimin e hetimeve.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

Në kallëzimin penal ata kanë pretenduar se përfaqësues të disa institucioneve të kujdesit shëndetësor kanë kryer veprime të kundërligjshme që konsistojnë në shpërdorim detyre dhe mjekim të pakujdesshëm ndaj foshnjës së tyre të porsalindur, të infektuar me HIV. Prindërit i kanë bashkangjitur kallëzimit të tyre penal disa analiza mjekësore.

Në muajin korik 2022 subjekti ka vendosur të mos fillojë procedimin penal, vendimmarrje që është ankimuar nga prindërit në gjykatë, e cila ka urdhëruar fillimin e hetimeve. Por, vendimmarrja e gjykatës është apeluar nga subjekti.

Sipas ONM, prindërit e të porsalindurit kanë paraqitur informacionin që ata e kanë konsideruar të duhur, duke përfshirë dhe analizat e gjakut të foshnjës së infektuar. ndërkohë që vlerësohet se ëshhtë përgjegjësi e prokurorisë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për verifikimin e rrethanave të përmendura në kallëzimin penal ose mbledhjen e çdo shpjegimi apo informacioni nga prindërit apo personat e tjerë të përfshirë.

Komisioneri konstaton se Hysa ka mbaruar shqyrtimin e kallëzimit dhe pa kryer veprime hetimore është shprehur me vendimin për mosfillimin e procedimit.

“[…]Procedim i cili ndodhet në proces, vetëm për shkak se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata e Apelit kanë shfuqizuar vendimin e subjektit ‘Për mosfillimin e procedimit penal’ dhe kanë urdhëruar regjistrimin e tij dhe kryerjen e veprimeve hetimore të nevojshme sipas rregullave procedurale, moskryerja e të cilave, në vetvete, materializon mangësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit”, citohet në ankim dhe theksohet se Hysa nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës në këtë rast.

Në përfundim të këtij shkaku ankimi, Ballhysa vlerëson se subjekti ka treguar mungesë të aftësive për të ndërmarrë hetimin dhe mbledhur provat e kërkuara me ligj, duke passjellë zvarritjen e hetimit të çështjes, pa ia nënshtruar një hetimi të gjithanshëm dhe interpretimi të drejtë të ligjit, që do të lejonte identifikimin e përgjegjësisë penale eventuale të subjekteve të përfshirë.

Për një çështje tjetër të hetuar nga subjekti, Komisioneri vëren se subjekti ka treguar mungesë të aftësisë për të kryer me efekt procedura hetimore dhe procedura të tjera të tjera të sistemit të prokurorisë, brenda afateve të përcaktuara, të mbledhjes së provave të nevojshme, duke përfshirë dhe mungesën e mbikëqyrjes së dërgimit pa vonesë të akteve të nevojshme të njoftimit.

Gjetjet e rezultuara nga hetimi administrativ në një çështje tjetër, sipas Ballhysës lidhen kryesisht me mosveprimet dhe mungesën e efikasitetit të subjektit të rivlerësimit gjatë dy viteve.

Në vijim, Komisioneri Ballhysa ndalet në një çështje të hetuar nga subjekti, ku i proceduar ishte Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se qëndronte n mes të skandalit CEZ-DIA.

KPK ka vlerësuar se parashtrimet e subjektit në kërkesën e tij për pushimin e çështjes, në raport me vendimet e gjykatave, duhet t’i nënshtrohen kontrollit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD. Por, Komisioneri Publik vlerëson se gjetjet e konstatuara në rezultatet e hetimit shtesë lidhur me këtë procedim penal janë të tilla, që nuk duhen transferuar pranë organit kompetent për inspektim, por, së bashku me gjetjet e tjera në kontrollin e aftësive profesionale, duhen vlerësuar në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Njësoj, Ballhysa vlerëson edhe lidhur me një çështje tjetër të hetuar nga subjekti, duke u shprehur se duhet të mos transferohej për inspektim në ILD.

Komisioneri Publik, në zbatim të rekomandimit të ONM-së, vëren se mangësitë e konstatuara në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale nuk janë të vetmet, por ato konstatohet se ekzistojnë krahas gjetjeve në drejtim të burimit të ligjshëm të vlerësimit të pasurive dhe për rrjedhojë duhen çmuar në tërësi.

Po ashtu, Ballhysa vlerëson se subjekti ka detyrimin të parashtrojë qëndrimin e tij lidhur me faktin se një fashikull i një procedimi penal i vitit 2005, i hetuar dhe pushuar prej tij, nuk rezulton të jetë dorëzuar pranë zyrës së arkivit së institucionit.

Ballhysa ngre në ankim edhe disa shkaqe lidhur me pasurinë dhe kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit Saimir Hysa.

/reporter.al/

Etiketa: komisioneri publikkpakpkSaimir Hysaveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
Para

Shënoi 2 gola, por ka kritika, Hasani: Kjo renditje nuk i takon Tiranës, duhen analizuar shumë gjëra

TË GJITHA

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com