• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krischbaum gënjeu pas takimit me Rama-Basha. Gjykata e Lartë: Asnjë vendim për vulën e PD

11:55 : 31/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë konfirmon për “Boldnews.al” se çështja e “vulës së Partisë Demokratike” ende nuk është shqyrtuar. Një fakt i tillë u verikua paraprakisht nga redaksia në faqen zyrtare të internetit të  kësaj gjykate.

Megjithatë, u vlerësua e nevojshme një rikonfirmim zyrtar, pas deklaratave të deputetit gjerman të CDU/CSU”, Gunther Kirschbaum.

Ligjvënësi i Bundestagut u shpreh i bindur në një konferencë mediatike të mbajtur të Shtunën e javës së kaluar në Tiranë, kur deklaroi se “Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështje (çështjen e PD). Një parti ka një procedurë legale dhe më vjen keq për këtë shpërbërje të PD”.

Lexo edhe:

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

Në foto: Deputeti i Bundestagut Gjerman, Gunther Krischbaum, në konferencën mediatike në Tiranë

Krischbaum u tregua i bindur, kur gazetarët e pranishëm i vunë në dukje se ende nuk ka një vendim nga Gjykata e Lartë, për çështjen që njihet si “vula e Partisë Demokratike”, e numërtuar me numrin “90600-00296-00-2023”.

Ai deklaroi se “Mendoj se ju duhet të jeni më të informuar se mua….Sipas njohurive të mia, siç e thash. Është siç e thashë pak më parë (pra që Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen e vulës,shën i red”).

Ndërkohë, Gjykata e Lartë, në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al” deklaroi se: “Është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë në datë 24.05.2023 me nr. 90600-00296-00-2023 akti. Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs (Prishje Rigjykim)”  hyn tek çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi. Me datën e shpalles së saj, do të njiheni nëpërmjet njoftimeve publike në faqen zyrtare web të gjykatës”.

Në foto: Përgjigja e Gjykatës së Lartë për çështjen e “vulës së PD”

Në Mars të vitit 2021, Gjykata e Tiranës njohu “Grupin e Rithemelimit, si strukturë drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Një vit më vonë, në Mars 2022, Gjykata e Apelit të Tiranës, bazuar në një ankim të grupit “Lulzim Basha – Enkelejd Alibeaj”, vendosi të rikthente çështjen në gjykatën e shkallës së parë. Ky vendim u kundërshtua nga Grupi i Rithemelimit, i cili dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë.

Përgjigja për “Boldnews.al” dëshmon qartësisht se Gjykata e Lartë nuk e ka marrë në shqyrtim dosjen e Partisë Demokratike. Atëherë, pyetja më logjike është: Kush e gënjeu Krischbaum?

Kush e gënjeu Krischbaum?

Informacioni që përcolli deputeti gjerman është shumë larg të vërtetës. Ai i bëri këto deklarata pas një takim me kryeministrin Edi Rama dhe një bisede të gjatë me deputetin demokrat, Lulzim Basha.

Është e paqartë se cili nga bashkëbiseduesit e Krichbaum në Tiranë i ka dhënë deputetit gjerman informacion të rremë. Gjithësesi, si Rama, ashtu edhe Basha, kanë interesa për këtë çështje.

Kryeministri Edi Ram i intereson që problemi i vulës së Partisë Demokratike të vijojë më gjatë, duke lënë të përçarë forcën kryesore opozitare. Por, nga ana tjetër, anëtarë të Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike janë të bindur se Rama po luan “lojën” e Bashës, për t’i dhënë partinë këtij të fundit nëpërmjet ndikimit në gjykata e për të mbajtur opozitën në shifra minimale.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe deputetit gjerman, Gunther Krischbaum (foto arkiv)

Ndërkohë, biseduesi tjetër i deputetit Krischbaum, Lulzim Basha, ka gjithashtu një interes të drejtëpërdrejtë për çështjen e “vulës së Partisë Demokratike”, pasi ai kërkon të konfirmohet zyrtarisht dhe gjyqësisht si kreu i saj.

Në foto: Lulzim Basha dhe Gunther Krischbaum

Në këtë mes hyri edhe Gunther Krischbaum, i cili, duke mbajtur dukshëm anën e Bashës në përplasjen brenda Partisë Demokratike, shpërndau në Tiranë informacion të rremë mbi çështjen gjyqësore.

Por, ka analistë të ndryshëm, që besojnë se Krischbaum nuk bëri “gafë” me deklaratat e tij, por i parapriu një vendimi të mundshëm të Gjykatës së Lartë.

Kjo e fundit, e pyetur nga “Boldnews.al” nëse qëndrimi i deputetit të Bundestagut paralajmëroi vendimin e Gjykatës së Lartë, u shpreh se “nuk jep asnjë koment mbi deklaratat e tij”.

Po ashtu, “pa koment” ishte Gjykata e Lartë edhe për pyetjen nëse deklaratat e Krischbaum përbënin ndërhyrje në çështjet e drejtësisë në Shqipëri.

Deputeti Gunther Krischbaum është treguar herë pas here aktiv në jetën politike në Shqipëri. Në rolin e zëdhënësit të grupit parlamentar CDU/CSU, ai ka shërbyer si interlokutor mes palëve në Shqipëri, ndërkohë që në kohë të ndryshme është anatemuar nga aktorët politikë në vendin tonë.

Në vizitën e tij të fundit dy-ditore në Tiranë, të përfunduar në 28 Tetor 2023, ai nuk ishte në gjendje të deklaronte se me çfarë cilësie kishte ardhur në Shqipëri, duke krijuar dyshimet se po ndiqte një axhendë personale dhe jo si përfaqësues i grupimit politik që përfaqëson në Bundestag.

Më herët, një patrioti i Krichbaum, europarlametari gjerman, Knut Fleckenstein, mbante gjithashtu një rol aktiv në jetën politike shqiptare.

Nën petkun e deputetit të Parlamentit Europian, Fleckenstein i qëndroi pranë interesave politike të kryeministrit Edi Rama.

Pasi përfundoi mandatin si euro-parlamentar, Knut Fleckenstein u fiksua në një foto të shkrepur në shkallët në hyrje të një pallati në Tiranë, pasi mori detyrën e këshilltarit të jashtëm të kryeparlamentarit socialist të asaj kohe, Gramoz Ruçi.

Në foto: Ish-europarlamentari gjerman, Knut Fleckenstein, në shkallët e një godine, në Tiranë

Deputeti aktual i Bundestagut, Gunther Krischbaum, njëlloj si Fleckenstein, i ka dhënë vetes të drejtën për të pasur një rol aktiv në jetën shqiptare.

Ndoshta do të vijë dita, kur edhe ai, njëlloj si Fleckenstein, të presë në shkallët e institucioneve të larta shqiptare, për të marrë një pozitë të mundshme këshilltari.

Etiketa: deputeti gjerman i CDU/CSU”Edi RamaGjykata KushtetueseGunther KirschbaumLulzim Bashavula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025
Para

Qëlloi me grusht deputetin e PS, Nallbati shfaqet i penduar: Nuk nderon askënd...

TË GJITHA

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në jë vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

21:03 : 18/09/2025

Izraeli dëbon mbi 450 mijë palestinezë nga Gaza, Hamasi: Kështu asnjë peng hebre nuk kthehet

20:57 : 18/09/2025

Zjarr masiv në fshatin Poro të Vlorës, rrezikohet përhapja

20:41 : 18/09/2025

Financial Times: SHBA do t’i shesë Ukrainës 33 mijë dronë me Inteligjencë Artificiale

20:29 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com