• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni i Ekonomisë rrëzon 3 nisma të deputetëve të opozitës

16:43 : 30/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat rrëzoi dy nismat e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Deputetja Tabaku prezantoi ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, dhe atë për “Për Prokurimin Publik”.

Gjatë parashtrimit të dy projektligjeve, Tabaku u shpreh se propozimet synojnë adresimin e disa problematikave që lidhen me mungesën e konkurrencës si dhe garat fiktive me kompani fiktive me pronarë të panjohur dhe pa kapital fillestar, etj.

Ndër të tjera, Tabaku u shpreh se propozimet synojnë krijimin e disa mekanizmave të shtuar për të forcuar procedurat dhe se elementët që propozon se duhen ndryshuar lidhen me: pasaportat e prokurimit publik, që krijojnë mundësinë e pasjes së informacionit sa më të detajuar për të gjithë dokumentacionin e tenderit; rritjen e transparencës mbi kapitalin fillestar dhe burimet e financimit; ndalimin dhe krijimin e barrierave për pjesëmarrje në garë të kompanive, pronarët e të cilave janë dënuar për vepra penale si: pastrimi i parave, financimi i terrorizmit; korrupsion, etj.

“Propozimet i kam bazuar në dy elemente kryesorë: elementi i parë, në momentin e marrjes së kontratës publike dhe në momenti tjetër, në moslejimin e marrjes pjesë në garat publike”, u shpreh Tabaku.

Lexo edhe:

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

Relatorja e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”, Enslemvera Zake u ndal në procesin e konsultimit dhe shqyrtimit në komisionet për dhënie mendimi dhe vlerësoi që nisma duhet të merret në konsideratë dhe të përfshihet në projektligjin e ri për koncesionet që po hartohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me asistencën e FMN-së.

Deputetja Antoneta Dhima, në cilësinë e relatores së projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”” vlerësoi qëllimin e nismës për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, por propozoi që nisma të dërgohet pranë grupit të punës që po punon dhe drafton në bashkëpunim me SIGMËN, amendimin e ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i cili është parashikuar në shqyrtohet brenda vitit 2023. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni rrëzoi parimisht të dy projektligjet.

Komisioni rrëzoi edhe nismën e deputetit Petrit Vasili për një shtesë në ligjin “Për taksat kombëtare”.

Deputeti Vasili pasi vlerësoi se nisma po shqyrtohet me vonesë, sqaroi se projektligji kishte për qëllim pezullimin e aplikimit të dy taksave që aplikohen tek karburantet, si një mjet për zbutjen e rritjes së çmimit të karburanteve të fundit të vitit të kaluar dhe për t’iu ardhur në ndihmë familjeve dhe bizneseve.

Deputetja Pranvera Resulaj në cilësinë e relatores vlerësoi se objekti i projektligjit të paraqitur është i tejkaluar, ndërsa evidentoi se mungon një vlerësim mbi efektin financiar që do të sillte ky ndryshim në buxhetin e shtetit. Resulaj kërkoi rrëzimin e projektligjit.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni rrëzoi parimisht projektligjin.

Etiketa: komisioni i ekonomisekuvendProjektligj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

20:20 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

13:23 : 11/11/2025
AKTUALITET

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

14:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sali Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

14:39 : 10/11/2025
Para

Shtyhet mbajtja e Kongresit të PS

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com