• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigrimi, konsumi në familjet e qarqeve të Veriut pësoi rënie me rreth 10% më 2014-2022

11:10 : 30/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Emigrimi i lartë i popullsisë nga zonat e veriut, sidomos i të rinjve, ka prekur ndjeshëm konsumin në disa qarqe.

Nga viti 2014 deri më 2022, shpenzimet mujore të familjeve shqiptare në shkallë kombëtare u rritën mesatarisht me 27%. Nga ana tjetër, çmimet gjatë kësaj periudhë u rritën me 19.8% (inflacioni mesatar 2014-2022).

Të indeksuara me inflacionin, shpenzimet reale të familjeve shqiptare janë rritur me 7.2% gjatë periudhës në krahasim, por në qarqet e Veriut ato janë ulur me rreth 10% sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve të INSTAT.

Në familjet e qarqeve të Veriut, Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër rritja e shpenzimeve mujore ishte vetëm 11% nga 2014-2022, por duke qenë se këtë gjatë kësaj periudhe, çmimet u rritën me 19.8%, konsumi mujor në familjet e Lezhës u ul me -15%, në ato të Shkodrës me -11.3% në të Dibrës me -10.1% dhe në të Kukësit konsumi real për një familje u rrit me vetëm 2.6%.

Lexo edhe:

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Të dhënat tregojnë se përgjatë 8 viteve të fundit shpenzimet janë rritur me ritmet më të larta se mesatarja kombëtare në qarkun e Korçës. Shpenzimet e familjeve të e këtij qarku në vlerë nominale u rriten me 48 për qind nga 2014-2022, por të indeksuara me inflacionin rritja ishte 28.4%.

Një familje korçare shpenzoi mesatarisht 85,398 lekë në muaj në vitin 2022 nga 57, 633 në vitin 2014. Pas Korçës rritja ishte më e lartë e shpenzimeve reale  ishte për familjet e Vlorës me rreth 24.6% për të njëjtën periudhë krahasimi. Në renditje vijnë Elbasani dhe Berati, në të cilat shpenzimet reale të familjeve ishin 23.4 dhe 18.6% secila.

Tirana kryeson për nga madhësia e shpenzimeve mujore të familjeve. Në vitin 2022 një familje në kryeqytet shpenzoi mesatarisht 104,426  lekë në muaj, por shpenzimet reale të familjeve në kryeqytet u rriten me vetëm 8% ndërmjet 2014 dhe 2022.

Harta e rritjes së shpenzimeve të familjeve tregon zhvillim të pabarabartë ndërmjet rajoneve të vendit që thellon me tej diferencat ekonomike, të cilat më pas bëhen shkak për zhvendosje të popullsisë nga këto vende.

Tregues të tjerë si Prodhimi i Brendshëm Bruto sipas Rajoneve tregojnë se Rajoni i Veriut në dekadën e fundit u rrit me ritme shumë më të ulëta se rajoni i Qendrës dhe ai i Jugut. Këto zhvillime shpjegojnë edhe largimin masiv të popullsisë nga zonat  e Veriut sidomos të të rinjve edhe pse qarqet kanë një potencial të madhe ende të pashfrytëzuar për turizmin malor.

Të dhënat tregojnë se zhvillimi i turizmit ka qenë një indikator i fortë i rritjes të ardhurave në disa qarqe. Korça rezulton të jetë shembulli më i mirë i zhvillimit rajonal, pasi përmes politikave vendore për zhvillimin e bujqësie dhe turizmit ka siguruar rritjen më të shpejtë te shpenzimeve për familje në rang kombëtar në dekadën e fundit./Monitor

Etiketa: ekonomiemigrimFamiljet shqiptareveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025
AKTUALITET

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

08:22 : 24/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

08:14 : 12/08/2025
AKTUALITET

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

08:41 : 10/08/2025
Para

Lëvizte me makinë "baronin e drogës", Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Dritan Metajn

TË GJITHA

Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge

13:51 : 28/08/2025

“Nuk është presion”, Rama sulmon një tjetër gjykatës: “Ligoraqi” mbron ndërtimin që rrezikon banorët

13:30 : 28/08/2025

Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit një akt historik

13:09 : 28/08/2025

Tentoi të kalonte kufirin me d*ogë në çantë, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

13:00 : 28/08/2025

Miratohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 Maji! Komisioni Rregullator mbyll procesin

12:46 : 28/08/2025

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator”

12:38 : 28/08/2025

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi

12:12 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com