• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Mark Frrokut/ Policia: Shoferi i ish-deputetit qëlloi me armë, ende në kërkim (EMRAT)

11:01 : 30/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka dalë me një komunikatë zyrtarë lidhur me tetë personat e arrestuar të përfshirë në konfliktin për çështje pronësie në Kepin e Rodonit, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë banorët e fshatit Shetaj: Bajram Kaculi, Erjon Reka, Ylli Reka dhe Orgito Reka, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”. Si dhe përfaqësuesit e kishës françeskane: Mark Frroku, Antonio Lazari, Martin Lazeri dhe Pal Doda, të akuzuar për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Të dy palët janë konfliktuar ditën e djeshme me sende të forta, ku për pasojë kanë mbetur edhe të dëmtuar. Sipas policisë, dyshohet se shoferi i Mark Frrokut, Besnik Toma ka qëllluar me armë zjarri dhe vijon të jetë ende në kërkim nga Policia. Uniformat blu gjetën në vendin e ngjarjes një gëzhojë.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasin N. S., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Lexo edhe:

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte.

Konflikti mësohet se ka ndodhur mes një personi të quajtur Bajram Kaculi, i cili ka edhe një pronë në hyrje të Parkut dhe rojeve të Parkut të Kepit të Rodonit. Këta të fundit dyshohet se kanë përdorur edhe pistoletat, në tentativë për të larguar familjen Kaculi. Por, nga burime të redaksisë mësohet se i gjithë konflikti është për një pronë, e cila ka dy certifikata pronësie. Një nga familja Kaculi dhe një tjetër nga Kisha Francceskane. Por, në “lojë” janë futur edhe të fortët e zonës, të cilët janë kundër familjes Kaculi, pasi në pronën e tij synojnë që të shkojnë në det, për të ndërtuar edhe një mol. Pra, një skemë e pastër, ku në lojë janë futur një mori institucionesh, që nga Kadastra, Policia e Shtetit, Njësia Administrative, Bashkia e Durrësit apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ndërkohë, redaksia e BoldNews.al mësoi se i gjithë konflikti është për një tjetër projekt madhor. Disa metra larg tokës së z. Kaculi janë ndërtuar vilat e para, për të ashtuquajturën “Cape of Rodon Resort”. Është një projekt i ngjashëm e ato që po ndërtohen në Jug, ndërsa sipas informacioneve do të ndërtohen vila individuale, dyshe apo katëshe. Disa janë ndërtuar, teksa synohet që projekti të zgjerohet.

“Shikoje pse bëhet lufta. Duan të garantojnë këtë mini port/ dalje në det (foto më sipër). Janë disa persona nga veriu që kanë ndërtuar në atë zonë dhe rojët e Parkut janë po nga veriu, të vënë disa javë më parë. Po bashkëpunojnë që të largojnë me forcë familjen Kaculi, nga fshati Shetaj. Edhe projekti që është ndërtuar ka qenë pronë e Kishës, madje në atë vend kanë qenë edhe varrezat dhe një kishë e vjetër. I prishën dhe po marrin pronat e banorëve të zonës me forcë që të bëjnë resorte” thanë banorët për redaksinë e BoldNews.al.

Nën zë, të gjithë banorët e fshatit Shetaj pohojnë se pas këtij projekti qendron një deputet. Por, asnjëri nuk pranon që të japë emra apo edhe përkatësi politike.

“Po e bëjnë me forcë. Po na marrin pronat me forcë” përfundojnë ata.

Njoftimi:

Manzë, Durrës

U konfliktuan me sende të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motive pronësie, arrestohen në flagrancë 8 shtetas (nga të dyja palët në konflikt).

Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

B. K., E. R., O. R. dhe Y. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

M. F., A. L., P. D. dhe M. L., për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit B. T.

Ditën e djeshme, shtetasit B. K., E. R., O. R., Y. R., banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit N. S., M. F., A. L., P. D. dhe M. L., përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi B. T.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimibajram kaculibensik tomakepi i rodonitMark Frroku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi

14:23 : 28/04/2025
AKTUALITET

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

17:33 : 20/04/2025
AKTUALITET

Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një “shok” të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta

22:35 : 18/04/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherri mes të rinjve në Lezhë pas një konflikti, 2 të arrestuar, 4 të tjerë në kërkim

10:13 : 12/04/2025
AKTUALITET

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatë? Rama “injoron” kryebashkiakun

13:58 : 11/04/2025
AKTUALITET

Dy muaj në qeli, reagon Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces “grotesk”

14:11 : 10/04/2025
Para

Emigrimi, konsumi në familjet e qarqeve të Veriut pësoi rënie me rreth 10% më 2014-2022

TË GJITHA

Si t’i ruajmë sa më gjatë kastravecat në frigorifer dhe të qëndrojnë të fortë

21:06 : 25/05/2025

Prerja e pemëve për koncertin e Noizy-t/ Dorian Teliti: Shkelje ligjore, kryetarja do mbajë përgjegjësi

20:53 : 25/05/2025

Zbulohet një tjetër rast i ushqimit me salmonelë në Gramsh, shkon në 14 numri i të infektuarve

20:43 : 25/05/2025

“Bëre gabim që më solle këtu!” Rexhepit s’i del inati me vëllain

20:41 : 25/05/2025

Veliera që po lundronin pësoi defekt, dy shtetas të huaj ndihmohen nga policia kufitare

20:21 : 25/05/2025

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

20:18 : 25/05/2025

PD kërkon rinumërim të votave, Alimehmeti mund ta fitojë mandatin në tavolinë

20:15 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com