• Kontakt
Friday, December 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Ky është ‘maniaku’ që u kërkon grave s*ks online (VIDEO)

22:53 : 27/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE
Ky është ‘maniaku’ që u kërkon grave s*ks online (VIDEO)

Ju treguam një javë më parë se si një grua e re po shantazhohej me foto nga një maniak që kërkonte favore seksuale nga ajo, pavarësisht se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë.

Kuptuam qe kemi të bëjmë me rastin tipik të një shantazhuesi nga të shumtët që janë çdo ditë prezent ne rrjetet sociale. Me mënyra thuajse të njejta, ata kërkojnë të përfitojnë nga femrat duke i vënë nën presion me foto dhe video të përvetësuara nga profilet e tyre personale.

Nisur nga insistimi i gruas se re, qe është nene e një fëmije te vogël, e kontaktuan menjëherë për te kuptuar me mire arsyet e këtyre shantazheve, nga një person qe sipas saj ishte fare i panjohur.

Qe ne nisje te bisedës, vumë re diçka. Profili fals me emrin dhe fotot e saj, i cili administrohej nga shantazhuesi, kishte marre menjëherë nje numër te madh shikimesh. Kjo nisur edhe nga tekstet ngacmuese qe bënte ai duke u hequr si gruaja e re.

Dhe pasi e kishte bere viral profilin e ri me fotot e vajzës, ai e ka kontaktuar vete, duke pretenduar se dikush po përdorte imazhin e saj.

Lexo edhe:

Gjykata lë në burg “maniakun” që ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës

Këlcyrë/ Gjykata lë në burg shoferin e furgonit, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen

Pra maniaku po hiqej si hero, kur ne fakt personi qe kërkonte ta dëmtonte 23 vjeçare, ishte ai vete.

Dhe kur vajza kërkon te flasë me te, ai refuzon menjëherë.

Kjo nuk zgjat shume dhe maniaku del nga roli i heroit, duke zbuluar qëllimin e vërtete qe ka ndaj vajzës.

Këto qe lexuam nuk lënë shume vend për te kuptuar nivelin e psikopatisë se këtij individi. Prandaj menduam se duhej ndërhyre sa me shpejt, për t’i dhënë fund kësaj maskarade me jetën e një gruaje e cila nuk kishte asnjë lidhje me këtë pervers ende te panjohur për ne.

Por me përpara duhet te hynim ne rrjetet sociale te gruas, e cila nga ana e saj nuk hezitoi te na jepte aksesin.

Dhe nga ky moment, lojën e nisur nga ai, do ta drejtonim ne.

Kemi komunikuar për dite te tera me te, me ne fund, maniaku ka pranuar te na japë një numër telefoni.

Pasi e kemi porositur vajzën qe te jete shume e kujdesshme, ajo do te bënte telefonatën e pare me shantazhuesin enigmatik.

Gruaja ndërhyn duke i kujtuar se ka impenjime te tjera ne jete, por aty, maniaku jo vetëm nuk ndalet, por kalon ne kërkesa specifike.

Dhe pas refuzimit kategorik te zonjës, ai e bën kërkesën duke e shantazhuar ne formën me te ulet te mundshme. Dhe pas këtyre kërcënimeve prej një maniaku te sëmure, biseda mes te dyve mbyllet serish me kërkesën për video dhe me friken se mos gruaja i ben keq.

Por kur kishim menduar se jemi afruar kaq pranë shantazhuesit, gruan e re e tradhtojnë nervat dhe shkarkon ndaj tij te gjithë zemërimin e mbledhur për dite me radhe. Pas gjithë asaj bisede te tendosur, ajo del nga skenari dhe nis nje debat te nxehte me te.

Pas këtij debati plot fyerje dhe kërcënime, dukej se ishim kthyer edhe njëherë ne piken e nisjes. Por një as nen mënge e kishim. Sepse ne momentin e bisedes qe gruaja kishte bere me perpara me video, ajo ka arritur te kape një foto te shantazhuesit.

Te këtij personi dmth. Dhe tani ishte radha jone. Kishim numrin e telefonit, rrjetet sociale dhe fytyrën e këtij maniaku. Meqë me profilin e gruas te re ishim djegur përfundimisht, na duhej te provonim me një tjetër femër, e cila kësaj radhe ishte njëra prej kolegeve tona. Dhe meqë tashme kishim edhe instagramin e tij, i bejme nje ftese, me shpresën se do te na kontaktoje.

Dhe nuk u zhgënjyem. Maniaku i dogji te gjitha etapat, duke na shkruajtur menjëherë.

Sado optimizëm qe kishim, mendonim se do te kalonte kohe derisa te fitonim besimin e tij, por duket se ai nuk kishte shume kohe për te humbur, pavarësisht dyshimeve.

Shkurt atë qe i bën çdo dite te tjerëve, ky person e shet sikur e ka pësuar ne kurriz. Dhe me e bukura është se pas disa komunikimeve, ai nis ti tregoje mikes se re. Historinë qe i kishte ndodhur dhe qe ne e kishim dokumentuar. Problemi është se nuk ka kuptuar se herën e pare, ashtu edhe te dytën, po komunikon me Piranjat.

Sidoqoftë, rendësi ka qe po fitojmë besimin e tij.

Mendojmë se tashme është pune orësh qe te arrijmë tek maniaku, prandaj i japim gatishmëri për takimin

Ju mendoni se u mbyll këtu? Jo, sepse duke e ditur mire se çfarë kishte bere vetëm pak dite përpara me zonjën qe shantazhonte, trembej se pas kësaj vajze ishte pikërisht viktima e tij e mëparshme.

E pas këtij hezitimi te pare, na shkruan duke na vene një kusht.

Dhe ne nuk ia prishim aspak, por i dërgojmë te dhënat e koleges tone. Lere parkingun se e paguajmë ne, por bën mire qe po ha, se nuk i dihet asnjëherë. Do te jete dite e gjate.

Ndërsa është rrugës, maniaku, nis te mendoje seriozisht për vajzën qe do te takoje. Ne fakt edhe ne nuk na gënjeu. Erdhi ne takim./ piranja

Etiketa: gramanjakuseks

Lajme të lidhura

Gjykata lë në burg “maniakun” që ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës
AKTUALITET

Gjykata lë në burg “maniakun” që ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës

12:30 : 27/11/2023
50% e grave në Britani përballen me raste të ngacmimeve seksuale në punë
AKTUALITET

Këlcyrë/ Gjykata lë në burg shoferin e furgonit, dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen

12:30 : 14/11/2023
Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, përfundon në pranga 29-vjeçari në Tiranë
AKTUALITET

EMRI/ Ngacmoi seksualisht 14 vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

21:56 : 10/11/2023
Transgjinorja shqiptare e thotë troç: Do bëj s*ks në shtëpinë e “BBVK”
SHOW BIZ

Transgjinorja shqiptare e thotë troç: Do bëj s*ks në shtëpinë e “BBVK”

15:39 : 04/11/2023
EMRAT/ Operacioni me 45 të ndaluar në Elbasan, Apeli jep ‘masat e sigurisë’ për të arrestuarit
AKTUALITET

Arrestohen dy të rinj në Vlorë, droguan 26 vjeçaren dhe abuzuan seksualisht (EMRAT)

15:06 : 22/10/2023
Deklarata shokuese e 26-vjeçares: Kam fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit, kjo më bën…
BOTA

Deklarata shokuese e 26-vjeçares: Kam fjetur me më shumë se 300 meshkuj në një vit, kjo më bën…

12:33 : 18/10/2023
Para
Gaza pa qasje në internet teksa Izraeli intensifikon sulmet

Gaza pa qasje në internet teksa Izraeli intensifikon sulmet

TË GJITHA

Të dielën luhet derbi numër 172, statistikat mes Tiranës dhe Partizanit ndër vite

Të dielën luhet derbi numër 172, statistikat mes Tiranës dhe Partizanit ndër vite

23:51 : 30/11/2023
Plagosje me thikë në Shkodër

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e premte

23:50 : 30/11/2023
Dom Gjergj Meta: Komunizmi, një traumë e pashëruar

Dom Gjergj Meta: Komunizmi, një traumë e pashëruar

23:41 : 30/11/2023
Humbja në Conference League, Ilir Daja: Rrugëtim i lodhshëm nga dëmtimet

Humbja në Conference League, Ilir Daja: Rrugëtim i lodhshëm nga dëmtimet

23:37 : 30/11/2023
Lufta/ Netanyahu: Asgjë nuk do ta ndalojë Izraelin të ‘eleminojë’ Hamasin

Lufta/ Netanyahu: Asgjë nuk do ta ndalojë Izraelin të ‘eleminojë’ Hamasin

23:25 : 30/11/2023
Muçi nuk mjafton ndaj Aston Villa, Fenerbahce bie keq në Danimarkë. Rezultatet e Conference League

Muçi nuk mjafton ndaj Aston Villa, Fenerbahce bie keq në Danimarkë. Rezultatet e Conference League

23:14 : 30/11/2023
Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Korrik 2023

Horoskopi për muajin dhjetor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj

23:13 : 30/11/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com