• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza për bonot, Berisha: Argumentet pse prokurorja Millonai veproi si “e pacipë”

14:33 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një pikë e diskutueshme në ngritjen e akuzës për korrupsion nga prokurorja Enkelejda Millonai ndaj Sali Berishës, është marrja e kompetencave në vlerësimin e vendimmarrjeve të qeverisë së drejtuar prej tij duke i veshur një qëllim kriminal. Sipas saj, nisma nga të cilat kanë përfituar një numër i konsiderueshëm qytetarësh, kanë pasur si qëllim fundor përfitime të ngushta – për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Për Berishën, akuzat ndaj reformave të qeverisë së drejtuar prej tij janë “të turpshme”. Reforma, që siç u shpreh, kanë qenë suksese të qeverisë demokrate.

Për të argumentuar qëndrimin mori në shqyrtim aplikimin për herë të parë të transaksioneve me bono thesari.

Berisha: Kur u miratua vendimi për bonot, Malltezi kishte paguar rreth 90 përqind të detyrimeve

Në akuzë, prokuroja Millonai sjell në kujtesë se në dhjetor 2008, Këshilli i Ministrave drejtuar nga Sali Berisha, mori vendimin në bazë të së cilit, pronat shtetërore privatizoheshin duke u paguar 20% me lekë dhe 80% me bono privatizimi. Rrjedhimisht, pjesa shtetërore e tokës ku ngrihej kompleksi Partizani u privatizua me një çmim më të ulët për shkak se bonot e privatizimit kanë vlerë tregtare më pak se ajo e Lekut.

Lexo edhe:

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha i cilësoi akuzat qesharake dhe shpjegoi se në kohën kur ka dalë vendimi, Malltezi dhe pronarët e tjerë të truallit në fjalë kishte paguar shumicën dërrmuese të detyrimeve. Ai u shpreh se me bono privatizimi u bë gjithsej 11.4 përqind e totalit të pagesës.

“Në vitin 2008, vendimi me të cilin në mënyrë më të pafytyrë, akuzohem për korrupsion pasiv sepse qenka bërë për të fituar dhëndri im pronar. Pafytyrësia nuk mund të ketë emër tjetër. Vendimi nuk kishte asnjë lidhje, dhe Jamarbër Malltezi pronar, bashkë me 64 pronarë të tjerë, i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë në atë kohë. Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë. Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. Për objektet rrangullina që blenë dhe për tokën truall shteti në kuadrin e detyrimit ligjor. Kjo është e vërteta, të gjitha variantet e tjera janë një shpifje e turpshme që fryhen dhe pompohen nga media të qeverisë dhe jo vetëm, në funksion të piramidës së mashtrimit, të dacibaos së mashtrimit të Edi Ramës dhe prokurorëve të tij”, tha Berisha.

Më tej, tha se përmes aplikimit të kësaj politike të marrë nga qeveria e tij kanë përfituar mijëra qytetarë të tjerë.

“Aplikimi i pagesave me bono – sukses”

Berisha u shpreh se ndryshe nga sa pretendon prokurorja në akuzë, vendimi i qeverisë së tij ishte në fakt një sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të tjera vende ku kjo politikë është përdorur.

Dhe kanalizimi i qëllimit të vendimit nga Millonai për qëllimin e përfitimit të dhëndrit të tij, në vlerësimin e kryedemokratit, është një veprim “i pacipë”.

“Letrat me vlera, që ta dinë shqiptarët dhe u kujtohet, janë emetuar në Shqipëri dhe në shumicën e ish-vendeve komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkrirë jetën e tyre në sistemin komunist. Ato u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo”, tha Berisha, i cili bëri më tej një historik të përdorimit në vend të kësaj forme pagese që ende aplikohet.

Në vazhdën e këtij arsyetimi solli një tjetër argument.

“U dëmtua sporti, thotë (prokurorja). Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti? Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre. Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej. Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave. Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve. Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim”, u shpreh Berisha.

“Rama i ka shpallur luftë opozitës, protestat të mundshme”

Në vlerësimin e tij, është dora e kryeministrit Edi Rama pas akuzës të SPAK dhe ka për qëllim goditjen e opozitës.

“Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht. Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to”, u shpreh ai.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kreu i PD nuk mohoi as zhvillimin e protestave.

I pyetur “a do ketë protesta”, Berisha u përgjigj: “Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë”.

“Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare”, tha ai.

“U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët. Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë. Por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq”, shtoi kryedemokrati.

Etiketa: komleksi partizaiPDSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 15 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
Para

Armando Broja shfaqet për herë të parë në publik me të dashurën/ FOTO

TË GJITHA

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com