• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha tregon nëse do të shkojë në Gjykatë dhe për largimin nga politika

22:32 : 23/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar edhe një herë trillime akuzat e ngritura nga SPAK për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Në daljet televizive, Berisha ka sqaruar akuzat, teksa sipas tij, Malltezi është arrestuar pa fakte dhe pa u shpallur kurrë si person nën hetim. Ai ka treguar se në momentin e prangosjes së dhëndërit të tij, ishte në shtëpinë e tij duke lexuar kur e mori vesh lajmin pasi u njoftua nga disa miq të tij.

“E mora vesh, më njoftuan. Këta kishin shumë kohë, duke mos pasur asnjë fakt, dokument, nuk e kishin shpallur person nën hetim dhe tani që e kanë arrestuar s’e kanë arrestuar si të akuzuar për vepër penale, e kanë arrestuar si person nën hetim. Dhe çfarë bënin këta? Herë pas here për të më bërë presion mua thërrisnin gazetarë të paguar prej tyre dhe ju thoshin që Abi Malltezi do të arrestohet. Keni gati mandatin e arrestit, por këto s’më bënë mua asnjë përshtypje, sikundër s’më bëri as ajo që mora vesh,” – u shpreh Berisha.

Ai tha se ndihet keq për situatën pasi dukshëm bëhet fjalë për një burgim politik, por është i përgatitur për të tilla gjëra. Berisha kujtoi se ka pasur edhe të tjerë para Ramës që kanë tentuar ta përbaltin, por s’ja kanë dalë pasi nuk kanë pasur kurrë asnjë provë.

Në rastin konkret, ish-kryeministri përmendi dhe pasuritë e sekuestruara të Malltezit, të cilat lehtësisht mund të verifikohen që janë blerë para vitit 2004, kur dhëndri bashkë me vëllain e tij ishin zyrtarë të OKB-së në Kosovë. Siç sqaroi Berisha, e bija dhe bashkëshorti kanë zgjedhur që kursimet t’i investojnë në pasuri të paluajtshme për t’ju marrë qiranë, duke qenë se të dy janë pedagogë dhe nuk kanë pasur mundësi të merren me një biznes. Ai u shpreh se të gjitha janë të verifikueshme, por dokumentet po fshihen.

Lexo edhe:

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

Berisha ka përjashtuar si opsion largimin nga funksionet e tij politike, ndërsa ka theksuar se do i shkohet të vërtetës deri në hallkën e fundit që është ‘Gjykata e Strasburgut’.

“Sot nuk është vetëm SKAP. Është një sistem, ka një Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg. Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij nëse gjendet një dokument i vetëm që vërteton fajësinë, ai nuk do të jetë më ai që është, por nënvizoi se nuk mund të pranojë asgjë të bazuar në gënjeshtra.

“Jeta ime është betejë për të vërtetën. 32 vite më parë, Sali Berisha ka qenë kardiolog, ndjehej kalorës ose princ në atë profesionin e tij, isha shumë i pasionuar pas shkencës, udhëtoja jashtë, brenda, kisha punime të publikuara në gjithë botën që janë dhe sot, pra vendimi im pa kthim për të luftuar diktaturën ishte betejë për të vërtetën, nuk ishte betejë për privilegje, unë i kisha, isha njeri i privilegjuar,” – u shpreh Berisha në Euronews Albania.

Teksa GJKKO e pret ditën e nesërme në orën 14:00 për të dhënë shpjegime, Berisha ka lënë të nënkuptohet se nuk do të paraqitet. Ai tha në Syri tv, se nuk ka marrë asnjë njoftim dhe se nuk do refuzonte kurrë për t’u paraqitur në gjykatë, por jo në këtë rast ku sipas tij është shkelur Kushtetuta.

“Nuk kam asnjë njoftim. Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues në këtë rast, i cili vjen pasi unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë. Kam qenë dhe jam i mendimit, se pavarësisht nga çdo çmim, njerëzit duhet të jenë në kushtetutë të barabartë. Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty. Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit. Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel. Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit. Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë! Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj.” – deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Edi Rama e dha lejen për ndërtimin dhe e anuloi në momentin që e mori vesh se Jamarbër Malltezi ishte në bashkëpronësi. Gjtihshtu Berisha tha se pas tre vitesh kalvari në gjykata, u fitua gjyqi  dhe Edi Rama është dënuar duke u e detyruan të paguajë 320 mijë euro.

“Së pari Malltezi nuk ka qënë investitor te kompania sepse ky ka funksionuar si bashëinvestitor me kompaninë me kontratë. Ky dhe Xhim Begeja kanë bërë kontratë me sipërmarrjen Fatmir Bektashin, por ku ka qënë investitor me kuota të caktuara të prera në këtë marrëveshje të dorëzuar te noteri. Dhe për dijeni se ka një gjë të bukur. Edi Rama është personi që 2 vite para se mbaronte privatizimi ka marrë vendimin si këshill territori për ti ndryshuar destinacionin.

Kur morën lejen më vonë dhe lejen reale dhe kur Edi Rama e mori vesh se Jamarbër Malltezi është në bashkëpronësi e bllokoi dhe këta e kanë anuluar te noteri marrëveshjen. Pas 3 vitesh kalvari në gjykata, fituan në gjykatë dhe e dënuan Edi Ramën dhe e detyruan të paguajë 320 mijë euro dhe këta shkuan aktivizuan marrëveshjen te noteri. Këtë që po të them unë këtë verifikim e kanë bërë të tjerë para këtyre, se po të donte SKAP-i.” – tha Berisha.

Lideri demokrat i është përgjigjur pyetjes së analistit Andi Bushati, se si ka mundësi që mes 64 pronarëve të truallit në ish-kompleksin Partizani, Jamarbër Malltezi arriti të krijonte një pasuri prej mbi 5 milionë euro

Berisha tha se dhëndri i tij bleu me kredi edhe tokat e kushërinjve, të cilët nuk kishin dëshirë të investonin dhe se për këtë SPAK-u ka çdo dokument. Sipas Berishës, çdo veprim i dhëndrit të tij është në përputhje me ligjin dhe e dokumentuar.

Pjesë nga debati mes Bushatit dhe Berishës në Syri:

Andi Bushati: Nga 64 pronarët dhëndri juaj është pasuruar më shumë, 5.4 milionë euro. Nuk besoj se ndonjë nga 64 pronarët e tjerë ka bërë kaq shumë para. Mos ndoshta ka përfituar nga ju, sepse papritmas 64 pronarët i thonë “ti do jesh përfaqësuesi”. Çdo njeri ka prona në këtë vend, është një gjë që duhej hetuar.

Sali Berisha: Jo ka bërë dhe më shumë, më shumë se aq. Përveç truallit të vetë që ka nga gjyshja e tij, ka edhe truall me dokumenta nga kushërinj të tjerë, të cilët nuk kanë dashur t’i investojnë. Ai është futur si investitor me tokë. Dhe për këtë “SKAP”-i ka çdo dokument. Ekziston çdo dokument që ky ka shitur çdo apartament në themel. E ka shitur me 200 euro më lirë se çfarë shiteshin 150, 200 metra më tutje të përfunduara. Ato para që kishte dhe kredi që mori, i përdori për të blerë toka nga kushërinjtë e vetë. Ky si pronar me truall shumë më tepër se të tjerët.

Berisha është shprehur se prona ku ishte Kompleksi Partizani sundohej nga bandat e udhëhequra nga Paro Laçi, i dënuar për drogë, i cili pagunate para nën dorë te Vladimir Qiriazi.

“Në fushë pushtuesit e territorit shtohen njëri pas tjetrit, Paro Laçi u bë zot atje dhe bente ligjin një njeri i dënuar për drogë në Itali dhe ky Vladimir Qiriazi nuk bënte asnjë veprim që ti dali zot pronës së shtetit, por ky jo të ja linte Paro Laçit. Toka ishte kthyer dhe pronarët kishin paguar për objektet dhe ky nuk ja lëshonte, klubin Laçi e mbante të pushtuar. Qiriazi ka thënë se dërgova grupet e punës dhe mi larguan banditët. Një njeri  qoi nënshtrohet pushtuesit ai meriton të hetohet. Nga viti 2006 në vitin 2009, Vladimir Qiriazi nuk ndërhynte sepse aty sundonte Paro Laçi dhe të jeni të sigurt si ai paguante para për të mbajtur peng Kompleksin Partizani.” – tha Berisha.

Etiketa: akuzatdosjaGJKKOJamarbër MallteziKompleksi “Partizani”politikaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
Para

"Bunjaku humbi jetën për Kosovën", Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com