• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Osmani përsërit kërkesën për masa ndaj Serbisë në takim me deputeten britanike Kearns

12:09 : 21/10/2023
në RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përsëritur kërkesën ndaj komunitetet ndërkombëtar gjatë një takimi të premten me deputeten britanike, Alicia Kearns, për ta ndëshkuar Serbinë për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës.

Presidenca e Kosovës njoftoi të shtunën se Osmani e priti dje në takim Kearnsin, e cila kishte paralajmëruar në fillim të korrikut për kontrabandë të mundshme me armë në veri të Kosovës.

Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçait më 24 shtator – ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku – Kearns kishte thënë se “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të jashtëzakonshëm armës në veri pas sulmit, për të cilat tha se janë futur në Kosovë përmes Serbisë.

Lexo edhe:

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ngritur vetëdijen për rreziqet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe tërë Ballkani Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë “pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator”, sipas njoftimit të Presidencës.

Presidentja Osmani ka theksuar se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa vazhdojnë hetimet nga partnerët ndërkombëtarë “dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.”

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Deputetja Kearns e falënderoi presidenten Osmani për ftesën dhe “theksoi përkushtimin e saj personal për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar ngushtë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”, thuhet në njoftim.

Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, u prit në një takim të shtunën edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Kearnsit i shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për mbështetjen e saj të madhe dhe të vendit të saj që na ka qëndruar në krah në kohët më të vështira dhe në ato më të mirat” shkroi Konjufca në Facebook./rel

Etiketa: kosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Zgjedhje milionëshe, transparencë minimale

10:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025
RAJONI

Të shtënat me armë zjarri jashtë parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

15:42 : 22/10/2025
RAJONI

Akuza të ndërsjella Kosovë Serbi në KS të OKB-së

11:50 : 22/10/2025
Para

Lajçak pas takimit me Kurtin: Asociacioni të bëhet pa vonesa, pa atë Kosova s’ka progres drejt BE-së

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com