• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha i përgjigjet akuzave të SPAK: Për kompleksin Partizani firmosi Rama

22:06 : 21/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha renditi në një konferencë për mediat këtë të shtunë argumentat se pse ai dhe dhëndri Jamarbër Malltezi janë të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura të SPAK ndaj tyre në procedimin për privatizimin e kompleksit Partizani.

Berisha i quajti masat politike të urdhër nga kryeministri Edi Rama prokurorët që firmën masat të kapur nga kreu i qeverisë. Berisha tha se Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.

“Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë ka hetuar privatizimin e klubit Partizani. Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime”, tha Berisha.

Berisha: Firmosi Rama, privatizimi nga qeveria Nano

Berisha tha se klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Lexo edhe:

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

Ai shtoi se destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

“Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta. Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006. Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos”, theksoi ai.

Akuza hodhi dhe ndaj prokurores së dosjes Enkeleda Millonai.

“Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.nAjo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë”, tha Berisha.

“Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt”, shtoi ai.

Berisha: Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores 

Berisha tha se Malltezi po përgatiste një tjetër padi ndaj prokurores.

“Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani. Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye”, tha Berisha.

“E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt. Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht”, shtoi.

Etiketa: Enkeleda MillonaiKompleksi “Partizani”Sali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku thirret sot në 15:00 në SPAK

10:41 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
Para

U arrestua në aeroportin e Rinasit, Malltezi mbërrin në komisariatin e policisë

TË GJITHA

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ EMRAT e drejtuesve të rinj, kush ikën dhe kush vjen

13:42 : 31/10/2025

E rëndë në Elbasan! 58-vjeçarja konsumon acid në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë

13:30 : 31/10/2025

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com