• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Garoi me veten, Gjinushi rizgjidhet në krye të “Shkencave”: Mos bëni sikur jeni më të mençur se ne!

14:03 : 20/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu siç ishte e pritshme, Skënder Gjinushi është rizgjedhur për një mandat të dytë si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Votimi u mbajt paraditen e kësaj të premteje në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura, teksa kandidati i vetëm në garë ishte vetëm Gjinushi. Media nuk u njoftua për procesin e votimit dhe arsyetimi që iu dha gazetarëve prej Akademisë ishte përmes statutit të saj, me pretendimin se në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe pa fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Këtë herë, Skënder Gjinushi u zgjodh me 51 vota pro, më shumë se nga mandati i parë ku vetëm 35 akademikë votuan pro tij, ku edhe atëhere kandidonte i vetëm. I vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër. Në komisionin e Votimit për mbajtjen e zgjedhjeve në Akademi, ishin anëtarë akademikët Adem Bunguri, Mimoza Hafizi dhe Anila Hodaj.

Lexo edhe:

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

Në një prononcim për mediat pas rizgjedhjes si kryetar i “Shkencave”, Gjinushi e konsideroi si proces normal dhe demokrat, edhe pse nuk kishte as rivalë, as fushatë dhe zgjedhjet u mbajtën me dyer të mbyllura.

“Secili ka kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem. Ende se keni kuptuar që në institucionet si Akademia e Shkencave, dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe kolaudohet se cila reformë, cila alternativë do duhet mbështetur? Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët.” – tha Gjinushi.

Kujtojmë se në seancën e fundit parlamentare të sesionit të kaluar, PS miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. ligjin për Akademinë e Shkencave, i konsideruar ndryshe si ligji “Gjinushi”.

Nga propozimet e dy deputetëve socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi, kryetarit do t’i lejohej një mandat i dytë, pra u hoq termi “por jo radhazi” në nenin 3 rë ligjit aktual, si dhe u hoq kufizimi i moshës 75 vjeç.  Këto ndryshime dukeshin si “me porosi” nga vetë Gjinushi, pasi i hapën rrugën rizgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave, teksa kjo është një praktikë që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish.

Skënder Gjinushi e drejton Akademinë e Shkencave që prej 24 Majit të vitit 2019.

Etiketa: akademia e shkencavekandidatSkender gjinushizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

20:47 : 13/11/2025
RAJONI

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

18:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
Para

Braktisi 'Klanin' dhe 'MCN'/ Eliona Pitarka rikthehet në ekran, ja ku do e shohim këtë sezon

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com