• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lul Morina sërish në SPAK për hetimin ndaj Tahirit, Rama i shton 2500 m2 ndërtim në Himarë

18:26 : 18/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në korrik të vitit 2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një kompleks të përbërë nga hotel, apartmante dhe njësi shërbimi në Gjilekë të Himarës. Kompania zhvilluese e projektit ishte Rinia 04 e biznesmenit Juljan Morina.

Sipas vendimit të KKT-së, kompleksi do të kishte një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 7 mijë e 400 metrash katrorë mbi dhe nën tokë.

Por në mars të këtij viti, Këshilli Kombëtar e rishikoi lejen. Sipas justifikimit të KKT-së, ndërtimi i kompleksit kishte rezultuar me probleme për shkak të kuotave të terrenit, ndaj ishte e nevojshme ndryshimi i lejes për të shtuar edhe një kat tjetër nën tokë.

Me ndryshimin e lejes të miratuar në KKT, sipërfaqja ndërtimore e kompleksit është rritur me 2400 e metra katrorë ndërtim shtesë duke arritur në 9 mijë e 800 metra.

Sipas lejes së re, raporton “Kapitali.al”, projekti do të ketë 3 kate nëntokë nga dy që ishin parashikuar në lejen e mëparshme. Tashmë një pjesë e tyre do të përdoret për njësi shërbimi, edhe pse më parë të gjitha katet nëntokë ishin caktuar si parkime.

Lexo edhe:

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina paraqitet në policinë e Tiranës

Linda e AKSHI-t sfidon SPAK, i jep 8.3 mln euro Ermal Beqirit pas kontrollit të zyrave nga BKH

Biznesmeni Juljan Morina ishte një nga më të prekurit nga aksioni i qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes së ndërtimit. Gjatë aksionit për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, kompanive në pronësi të biznesmenit Morina iu sekuestruan disa objekte në shkelje të lejes, kryesisht në Tiranë. Por këtë herë qeveria ka vendosur të shtojë katet në mënyrë të ligjshme, ndoshta si formë kompesimi, edhe pse zyrtarisht justifikimi për ndryshimin e lejes të kompleksit në Himarë janë kuotat.

Hetimi pasuror ndaj Saimir Tahirit, Lul Morina sërish në SPAK

Biznesmeni i ndërtimit Julian Morina, i njohur si Lul Morina është paraqitur sërish në SPAK këtë të mërkurë, për herë të dytë brenda muajit. Paraqitja në Prokurorinë e Posaçme ka lidhje me të njëjtën çështje për të cilën ai u thirr të hënën e javës së kaluar – hetimi pasuror ndaj ish-minitrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Javën e kaluar, Morina ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, sipas disa raportimeve mediatike, Julian Morina ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.

Sipas tij, huaja është kthyer sërisht mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.

Pas kësaj dëshmie të shkurtër, Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonit. Bllokimi i është kryer me qëllim kqyrjen e bisedave dhe ekspertimit teknik të tij, ku shpresohet të gjendet biseda dhe materiale që i shërbejnë këtij hetimi.

Prej disa kohë, SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj Saimir Tahirit dhe njerëzve të afërm të familjes së tij. SPAK ka shtrirë verifikimet dhe tek disa biznese që gëzon kunati i ish-ministrit dhe disa kontrata noteriale ku janë blerë sipërfaqe toke në fshatin “Fishtë”. Hetimi pasuror ndaj Tahirit po kryhet në bazë të ligjit antimafia, pas procedimit penal si i pandehuri i prokurorisë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.  Për këtë dosje penale, Tahiri u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Etiketa: Edi Ramahetim pasurorhimareKKTlul morinasaimir tahirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina paraqitet në policinë e Tiranës

21:39 : 23/08/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t sfidon SPAK, i jep 8.3 mln euro Ermal Beqirit pas kontrollit të zyrave nga BKH

21:00 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
AKTUALITET

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

14:08 : 23/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
Para

Teuta do kthesën, durrsakët me “artileri” të plotë ndaj Dinamos

TË GJITHA

Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përfundon në kanal

10:53 : 24/08/2025

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com