• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama tentoi ta dekurajonte, por Albin Kurti i vari teneqenë që meritonte

13:15 : 17/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se pavarësisht mbledhjes në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, sherret në Ballkan mbetën sërish.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se rezultati i këtij samiti ishte “varrosja në piramidën e diktatorit më stalinist të Europës, Enver Hoxhës, të projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur dhe së bashku me të të ëndrrës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë”.

Lideri demokrat u shpreh se Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes Tiranës dhe Prishtinës, por bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë të nisur prej vitesh nga ai. Sipas Berishës, Rama i ishte zotuar presidentit serb Vuçiç se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të vinte në samit, dhe sipas tij, kjo u duk nga mimikat e presidentes serbe Brnabiç.

Por, sipas Berishës, Kurti nuk ra nëkëtë kurth, erdhi në samit “dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte”. Berisha tha se takimi i vetëm biletaral në këtë samit ishte takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Berisha: Samiti evropian u mblodh, por sherret ballkanike mbeten. Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet tokë sherri në Europë. Samiti ishte ngjarja më e madhe për rajonin. Rikonfirmonte mbështetjen e perspektivës evropiane për kombet e rajonit. Ky samit pati rezultat tjetër shumë të rëndësishëm, varrosjen në piramidën e diktatorit më stalinist të Europës, Enver Hoxhës, të projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur dhe së bashku me të të ëndrrës së Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vetë, me mbledhjen e tij në Tiranë, samiti sillte në Ballkanin perëndimor, antidotin e sherrit, por ky efekt nuk pati. Pse kjo? Sepse përtej fasadës, mikpritësi është vetë sherri. Ai, në prag të samitit, jo që nuk synoi qetësimin e sherreve ekzistuese, në të cilat ai vetë është përfshirë, por bëri gjithçka që t’i hapte ato më shumë. Tre ditë përpara samitit, ai mbajti një fjalim koprolalik, të llojit të Enver Hoxhës, kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij si argat i Vuçiçit në punët e brendshme të vendit të tyre dhe projektin antishqiptar të ndarjes së Kosovs mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Kështu, Rama jo vetëm që nuk punoi për shkrirjen e akujve mes Tiranës dhe Prishtinës, por në prag të samitit bëri të kundërtën, vazhdoi luftën e ftohtë të nisur prej vitesh nga ai. Përveç këtyre, ajo që ra në sy ishte paraqitja hund e buzë e kryeministres Brnabiç në krah të argatit të Beogradit. Me gjuhën e trupit dhe mimikën shpërfillëse, ajo shprehu mesazhin e padronit të tij, argatit, se nuk ke bërë mirë detyrën, ishe zotuar se Kurti nuk do vinte në samitin e Tiranës. Në fakt Rama, muaj më parë kur vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës, kishte paralajmëruar se për Kurtin nuk do të kishte vend në samit, sikur të ishte ky samit personal i tij dhe jo i BE dhe rajonit. Por Kurti nuk ra në kurthin e tyre dhe megjithëse Rama nuk kurseu gjë për ta irrituar dhe dekurajuar, në mënyrë që të refuzonte ardhjen në Tiranë, kjo nuk ndodhi. Albin Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte. Takimi i vetëm biletaral në këtë samit, i njoftuar nga media, ishte takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit. Kjo sepse kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane. Edi Rama, të dashur qytetarë, për interesa të tij mafioze, konkretisht të Oltës dhe Olsit, vëllait të tij, mban të burgosur politik Fred Belerin dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, nuk lejon betimin e tij. Më i lumturi në samit, ishte kryeministri Dritan Abazoviç, sepse vendi i tij prej një viti e gjysëm nuk krijon dot qeveri. Samiti, me gjithë fasadën, nuk arriti ndonjë rezultat konkret shtensionues për rajonin, sepse sherrin nuk e mbuloi dot fasada. Tokë e kohës së ngadaltë! Samiti i Tiranës u mblodh 20 vite pas samitit të Selanikut, në të cilin opozita shqiptare ishte e ftuar nga opozita greke. Këto 20 vite, nga rajoni, vetëm Kroacia është anëtare e BE. Për vendet e tjera të rajonit, anëtarësimi në BE, mbetet për faj të regjimeve të tyre, horizont që largohet. Samiti i Tiranës nuk pati një deklaratë që të mbetet si një dokument themelor historik i tij. Qytetarët shqiptarë, dhe ata të rajonit që nuk dinin gjermanisht, nuk arritën as të njihen me deklaratën e personalitetit më të rëndësishëm të këtij samiti, kancelarit Olaf Scholz, sepse fasada kishte ngrënë përkthimin.

Gjithçka mbetet nga samiti është deklarata e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, e cila tha se thesin e kemi plot me para, por duhet të bëni reforma që t’i merrni ato. Më fjalë të tjera, duhet të bëni reforma që të mos vidhni paratë e taksapaguesve europianë. Ndërkohë si për ironi të fatit, në sfondin e magjishëm të baletit të Përlocajt, Radio France Internationale informonte botën për lidhjet e Edi Rramës me drogën. Si përfundim, dua të garantoj partnerët europianë, se PD, lokomotivë e vërtetë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, do të punojë fort për realizimin e aspiratës së shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE si e ardhmja më e ndritur e kombit shqiptar. PD falënderon me mirënjohje në këtë rast, përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të BE për ndihmën bujare që ata i kanë dhënë këto 32 vite në rrugën e saj. Gjithashtu shpreh mirënjohje të thellë për varrosjen që i bënë dje, projektit ruso-serb apo serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Etiketa: BerishaKurtiRamasamitiVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
RAJONI

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

15:00 : 22/08/2025
Para

Sokol Sadushi zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

TË GJITHA

Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja

12:39 : 26/08/2025

REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur

12:27 : 26/08/2025

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

12:24 : 26/08/2025

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com