• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sejamini: Shikojeni fjalimin e Ramës pa zë, për të kuptuar në çfarë gjendje është

22:42 : 12/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që dënon sulmin në veri të Kosovës.

Sejamini e quajti rezolutën të vonuar dhe tha se Shqipëria me anë të qeverisë, duhet të kishte qenë në krah të Kosovës sapo ndodhi sulmi terrorist, por dështoi ta bëjë këtë.

“Rezoluta është një mjet komunikimi, simbol i një qëndrimi. Çfarë duhet të kishin bërë shqiptarët që në momentin që ndodhën gjërat në Kosovë? Duhet të ishin të gjithë të bashkuar pas Kosovës dhe qeverisë së Kosovës. Ne këtë dështuam ta bëjmë, qeveria jonë dështoi, në momentin më të rëndësishëm. Shqipëria, sa herë shtrohet çështja e Kosovës përballë Serbisë, duhet të jetë e gjitha e bashkuar në një zë pro Kosovës, pa gjykuar dhe pa paragjykuar. Ne këtë dështuam ta bëjmë. U arrit kompromis. Vërtet kemi nevojë të luftojmë mes nesh për të arritur kompromis për Kosovën? Këta janë përfaqësues të qytetarëve, unë jam i bindur që po të pyesësh shqiptarët, a do të dënonin atë që ndodhi, do të ishin gati  menjëherë, ndërsa përfaqësuesit e shqiptarëve janë shumë të vonuar për këtë që arritën sot. E fundit fare, shumë zhurmë për asgjë. Të gjithë debatet, megalomania, nuk i bëjnë nder kauzës së rëndësishme për të cilën po bëhet rezoluta. Ai është një akt simbolik, duhet të jetë më solemn”, tha Sejamini.

Ndërsa për fjalimin e acaruar të Edi Ramës në Kuvend, Sejamini propozi një “eksperiment”, shikimin e tij pa audio, sepse sipas analistit, gjestikulacionet e Ramës janë të mjaftueshme për ta kuptuar gjendjen ku Rama ndodhet.

Sejamini tha se veprimet e Ramës në raport me Kosovën, janë kryesisht të lidhura me interesin e tij personal.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

“Nuk dua ta diskutoj fjalimin. Hiqini zërin Ramës dhe për 50 minuta… Nëse do të gjykosh se në çfarë gjendje është dikush që po flet, gjestikulacionet janë shumë të rëndësishme. Bëj një eksperimet dhe shikoje pesë minuta. Unë mendoj se zoti Rama, përfshihet në këtë çështje për interesat e veta. Ai sot ka një rol që do që ta mbajë edhe Kosovën nën presion, që faktori shqiptar të mos jetë i ndezuar nga ndjenjat kombëtare, por të ketë një farë presioni.

Ai në fund të ditës di një gjë, pasi të kalojë ky moment, do të duhet një zgjidhje politike. Do të kalojë momenti i sigurisë, në fund do të vijë një zgjidhje politike. Ata që duan këtë, duan që palët të ulen pa shumë pretendime. Rama po e luan këtë rol për hir të SHBA, apo fuqive të tjera perëndimore. Zoti Rama ka mundësi ta bëjë këtë gjë, sepse pushteti i tij në Shqipëri është i parrezikuar. E imagjinoni dot zotin Rama të mbajë këtë qëndrim nëse në Kuvend pushteti i tij do të varej nga një votë e vetme? Nëse pushteti i tij do të ishte i rrezikuar brenda Shqipërisë?

Duke qenë se kemi pushtet të konsoliduar të tij, me një opozitë të fragmentarizuar, e cila nuk e rrezikon, kemi media që nuk e heton dhe kritikon, Rama e ka braktisur politikën e brendshme dhe ka luksin të merret me politikën e jashtme. Po të kishte sot BE dhe SHBA që kërkojnë llogari për krimin dhe korrupsionin, pozicioni i zotit Rama do të ishte i dobët. Këtyre u jep këtë rol të paqëtarit dhe brenda nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Mund të mos jetojë në Shqipëri me javë dhe muaj dhe pushteti i tij nuk rrezikohet. Parlamenti i lutet vetëm të vijë, ta shohin, ti flasë…”, tha ndër të tjera Sejamini.

Etiketa: fjalimiRamasejamini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Shqipëria turpëron Çekinë! Kuqezinjtë fitojnë 3-0 në “Air Albania” dhe prekin Europianin

TË GJITHA

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Sekuestrohen 4 pistoleta “Glock” në aksin Kardhiq-Delvinë, dyshohet se kishin destinacion Sarandën

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026

Spiropali paraqet mocionin për hapjen e PS, “thumbon” Ramën: Qytetarëve nuk duhet t’u flasim me arrogancë

10:12 : 16/07/2026

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş