• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga rrugët e bllokuara tek sendet e palejueshme, Policia publikon planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Çeki

16:37 : 11/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, SPORT

Policia e Shtetit ka publikuar masat e marra për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme, Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2024, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”,. në orën 20:45.

Autoritetet policore bëjnë me dije se duke filluar prej orës 15:00 do të jenë të bllokuara rrugët:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Dyert e stadiumit do të hapen në orën 17:00, teksa Policia bën me dije se do të ushtrojë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Në njoftim, Policia u kujton tifozëve dhe dënimet për secilin prej rregullave që mund të thyejnë tifozët, teksa iu bën apel dhe që të paraqiten në kohë dhe të zbatojnë rregullat e përmendura, në mënyrë të të mos krijohen radhë ose vonesa dhe ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Lexo edhe:

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

VIDEO/ Kepi i Rodonit plot me plehra, qytetari: Kështu i pret shteti shqiptar turistët?

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Çeki.

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Çekisë, që do të zhvillohet më datë 12 tetor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Çekisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

• Federatën Shqiptare të Futbollit;
• Policinë Bashkiake;
• Shërbimin Zjarrfikës;
• Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
• Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

-Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të
sigurisë të ekipit të futbollit të Çekisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para,
gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 12 tetor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00. Apelojmë për tifozët që do të ndjekin ndeshjen në stadium, që të paraqiten në kohë dhe të zbatojnë rregullat e përmendura më lart, në mënyrë të të mos krijohen radhë ose vonesa dhe ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Etiketa: ÇekimasatndeshjaplanipoliciarrugetShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kepi i Rodonit plot me plehra, qytetari: Kështu i pret shteti shqiptar turistët?

19:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Pandeli Nakolecit, publikohen pamjet! Ja çfarë iu tha 40-vjeçari policëve grekë

17:57 : 23/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan! 51-vjeçari abuzon sek*ualisht me mbesën

13:42 : 23/08/2025
AKTUALITET

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

12:10 : 23/08/2025
Para

Nënë e një djali/ Reagon Xhoana e ‘Love Island’: U hodh baltë me shpifje për ish-burrin tim të ndjerë

TË GJITHA

Konflikti/ Pezulloi drejtorin e Vlorës, gjykata rrëzon kreun e komanduar të AMP, Artiol Saliasi

12:25 : 24/08/2025

“Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe”, zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas

12:07 : 24/08/2025

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

11:44 : 24/08/2025

Tjetër aksident në Fier! Makina përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

11:30 : 24/08/2025

I rrethuar nga policia, momenti kur mbërrin në gjykatë 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan

11:22 : 24/08/2025

Trafikonte dr*gë nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

11:05 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com