• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lihet në qeli shefi i Policisë që bashkëpunoi me trafikantët: E bëra se i njihja

15:27 : 10/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme konfirmoi këtë të martë masën e sigurisë arrest me burg dhënë më herët në mungesë për Dritan Metajn, shefin e komisariatit të Kurbinit. Ai u arrestua në kuadër të aksionit të koduar “Flakë në det”, pasi sipas hetimeve, bashkëpunoi me një grup trafikantësh droge, pjesë e së cilit cilësohet dhe Gëzim Çelaj.

Gjatë seancës së kësaj të marte në gjykatë, Metaj ka pranuar takimet me Gëzim Çelaj. Ai i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të, ndërsa ka pranuar fajësinë.

“Kam bërë gabim, por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.

Aksioni

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e të hënës rezultatet e një operacioni antidrogë të quajtur “Flakë në det” të zhvilluar me 15 gusht, bilanci të cilit u përmbyll me arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj dhe shpalljen në kërkim të tre trafikantëve, një prej të cilëve Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe, i quajtur më parë edhe si “Baroni i drogës”. Gjatë operacionit afro dy muaj më parë u arrestuan në flagrancë edhe katër shtetas shqiptarë dhe dy ukrahinas.

Lexo edhe:

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

Sipas policisë, megaoperacioni filloi atëherë pas informacioneve të marra nga strukturat në terren për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë nga laguna e Patokut, në drejtimin jug-perëndim. Mjeti lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje, një tjetër mjet lundrues të llojit velierë dhe dyshohet se personat që gjendeshin në këto mjete respektive kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Kur katër shtetasit shqiptarë dhe dy ukrahinasit që janë ndodhur në velierë kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga forcat policore, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

Në të njëjtën kohë është ndërhyrë edhe në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Policia thotë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera. Gjithashtu, janë sekuestruar 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa që është gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

Nga hetimet e kryera në vijim në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata krimianle  dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç, ky i fundit i arrestuar të hënën. Ndërsa tre të tjerët që janë identifikuar si të përfshirë në këtë tentativë trafiku droge kanë arritur t’u shpëtojnë prangave dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia sqaron se po vijon puna për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, ku mes pasurive të identifikuara është një shoqëri tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.

Në vitin 2015, Çelaj u akuzua për trafik ndërkombëtar droge. Ai dyshohej si kreu një grupi të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike që mbërrinte prej Turqisë përmes Bullgarisë drejt Shqipërisë e Kosovës dhe më pas me destinacion përfundimtar vendet e Evropës Perëndimore. Në vitin 2020 Çelaj ishte një prej subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit, OFL, që kishte si qëllim goditjen e krimit të organizuar përmes sekuestrimit të pasurive.

Etiketa: Dritan Metajdrogeflake ne detGëzim ÇelajGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

09:56 : 14/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

14:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

12:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zbulohen qindra bimë kanabis në Mirditë, tre persona përfundojnë në pranga

10:33 : 12/07/2026
Para

Djali i Trump trondit me deklaratën: Ja në cilin shtet do të shpërthejë lufta e rradhës

TË GJITHA

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş