• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmi ndaj policisë në veri/ Vuçiç mbron Radoiçiç: Nuk do ta ekstradojmë në Kosovë

16:04 : 07/10/2023
në BOTA, KRYESORE, RAJONI

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk mund ta ekstradojë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiçin në Prishtinë sepse Beogradi nuk e njeh Kosovën. Ndërsa theksoi se Radoiçiç ishte ishte aleat i ngushtë i tij, por jo mik.

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për “Sky News”.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi ka planifikuar sulmin në Banjskë, presidenti i Serbisë thotë se “është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin”.

“Kush do të besojë se në fakt është ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiç u shpreh se pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por që Beogradi nuk ua ka shitur atyre.

Lexo edhe:

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

“Ata djem që ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shprehu bindjen se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.

“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiç.

Ai foli për Sky news edhe për Milan Radoiçiçin, të cilin autoritetet e Prishtinës e cilësuan si lider të një “grupi terrorist” dhe i cili akuzohet nga autoritetet në Serbi për disa krime në lidhje me ngjarjet në Banjskë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe. Ai është akuzuar, ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiç.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiçin në Prishtinë, ai u përgjigj me pyetje: “A po tallesh me mua apo çfarë? Po ju pyes sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet.”

Milan Radoiçiç akuzohet se ishte udhëheqësi i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë në Veri të Kosovë, ku u vra në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Kjo e vërtetuar përmes pamjeve filmike dhe e pranuar më vonë dhe prej tij, ku dha dorëheqjen dhe nga posti i nënkryetarit të Listës Srbska.

Më 30 shtator, Radojçiç iu përgjigj një ftese të autoriteteve serbe për të dhënë versionin e tij lidhur me atë që ndodhi në Banjskë të Kosovës më 24 shtator. Avokati i tij mbrojtës lexoi letrën ku merrte përgjegjësi të plotë, ndërsa në shumicën e fjalive përpiqej që të shfajësonte Serbinë, presidentin Vuçiç dhe Listën Serbe. Mes rreshtave konfirmoi dhe akuzën e autoriteteve të Kosovës, teksa theksoi se synimi i sulmit të armatosur ishte nxitja e rebelimit të serbëve lokalë në veri të Kosovës për të vendosur një lloj autonomie me forcë.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, Forcat Speciale të Policisë së Kosovës rrethuan manastirin e Banjskës dhe nga përplasja me armë zjarri u ekzekutuan tre terroristët Stefan Nedeljković, Igor Milenkvić, Bojan Mijailović.

Etiketa: ekstradimiradoiciVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
RAJONI

REL: Dronë në qiell, tension në tokë

11:51 : 14/10/2025
RAJONI

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025
AKTUALITET

Ekstradimi i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

20:06 : 10/10/2025
Para
Foto ilustruese

Bie nga pema, humb jetën burri në Korçë, detajet

TË GJITHA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com