• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e partive të ekstremit

13:05 : 07/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Kohët e fundit kemi një rritje të popullaritetit të partive radikale në Europë. Së fundmi, sondazhet regojnë që Alternativa për Gjermaninë, një parti e ekstremit të djathtë do të pozicionhet e dyta pas CSU konservatore në landin e Bavarisë më i madhi në vend. Ndërkohë vitin e ardhshëm, tre shtete të Gjermanisë Lindore do të mbajnë zgjedhje parlamentare, në të cilat AfD aktualisht duket se do të fitojë shumicën e votave.

Ndërsa në Poloni parti Drejtësi dhe Ligj e Kaczynski është në pushtet nga 2015, Viktor Orban është kryeministër prej vitit 2010 ndërkohë që partia e tij Fidesz ka marrë dhe një pjesë të mirë të votuesve të Jobbik që dikur ishte e pozicionuar më në të djathtë të spektrit politik por tani duket e moderuar në raport me pozicionet e Fidesz.  Ndërkohë në Finlandë, Partia e Finlandezëve është pjesë e koalicionit qeverisës. Në Suedi, partia e vendosur kundër imigracionit, anti-multikulturalizmit, Demokratët e Suedisë janë partia e dytë më e madhe në parlament, duke mbështetur qeverinë e koalicionit të krahut të djathtë atje. Edhe në Francë, Fronti Nacional i Le Pen vijon të ketë sukses të konsiderueshëm elektoral dhe potencialisht një nga dy forcat kryesore politike.

Në Greqi, tre parti të së djathtës së djathtë fituan mjaft vende për të hyrë në parlament, ndërsa në Spanjë, Partia e diskutueshme nacionaliste Vox – partia e parë e suksesshme e ekstremit të djathtë në Spanjë që nga vdekja e diktatorit fashist Francisco Franco në 1975 – i tejkaloi të gjitha pritjet në zgjedhjet e fundit rajonale. Pra duket se partitë me pozicione larg qendrës së djathtë klasike kanë fituar më tepër terren politik.

Në disa raste, ardhja në pushtet ka racionalizuar qëndrimin duke u zhvendosur drejt qendrës së djathtë në politikat fiskale por edhe qëndrimet e politikës së jashtme, si fjala bie në rastin e Melonit në Itali. Kjo e fundit ndërkohë që ka krijuar një stabilitet makroekonomik dhe ka qetësuar tregjet, është afruar fort me NATO dhe Brukselin, duke pezulluar dhe pjesmarrjen në projektin Brez dhe Rrugë të Kinës dhe duke përdorur gjuhë vencarisht të ashpër ndaj Kremlinit, ndonëse në aleancë me të përveç partisë së qendrës së djathtë Forza Italia është edhe ajo radikale e djathtë e Salvinit.

Lexo edhe:

Opozita përballë pushtetit

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Por në përgjithësi duhet thënë që ka një prirje gjithnjë e më të madhë drejt partive që kontestojnë establishmentin, edhe ato pa përkatësi të qartë ideoogjike apo të ekstremit të majtë, parti me qasje anti-globaliste, euroskepktike, qëndrime anti-NATO etj dhe kjo jo vetëm ndër vendet antare te BE-së por edhe ato kandidate, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ngelet për t’u parë nëse edhe Shqipëria, për shkak të mosqarkullimit të elitave në partitë ekzistuese, ngecjes së reformave, riprodhimit ad infinitum të të nëjtit debat shterpë dhe problemeve akute si kriza demografike dhe e emigrimit, apo rritja e pabarazive sociale dhe ekonomike, do të ketë ndryshime të tilla në horizont.

Etiketa: e partiveilir kalemajrritjatë ekstremit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj kundër dekretit të Begajt: Një ndërhyrje në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

18:17 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Begaj s’mund të shpallë zgjedhjet në Tiranë pa shkelur Kushtetutën

22:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
AKTUALITET

”Fund pa lavdi i Veliajt”, Kalemaj: Rruga politike e tij është një rrugë pa krye

22:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
Para

"Tapë" në timon, 55-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, arrestohet

TË GJITHA

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com