• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Nikaj: Skënderbeu është markë, e merituam fitoren ndaj Partizanit

19:19 : 06/10/2023
në SPORT

Ardit Nikaj është duke kaluar një moment të mirë te Skënderbeu, duke u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në kampin bardhekuq.

Sulmuesi shkodran ka lënë pas kohët e vështira dhe tashmë po mban frenat e sulmit bardhekuq.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi flet pa doreza që nga ecuria e Skënderbeut në kampionat, deri te fitorja me Partizanin dhe ndeshjen e radhës ndaj Laçit.

Sigurisht që ftesa në Kombëtaren U-21 është një pikë tjetër kulmore për lojtarin që ka ëndrra të mëdha për të ardhmen.

Nikaj, fitore me vlera ajo ndaj Partizanit?

Lexo edhe:

Skënderbeu fiton miqësoren ndaj Pogradecit

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

Padyshim që ishte një fitore me vlera. Luanim ndaj kampionëve në fuqi dhe ku më mirë se atje mund të tregonim cilësitë tona. Ishte një fitore tepër e rëndësishme për ne dhe jemi të lumtur që ia dolëm.

Ku mendoni se Skënderbeu e fitoi atë ndeshje?

Mendoj se pikësëpari tifozëria na dha një ndihmesë shumë të rëndësishme. Na mbështetën gjatë gjithë kohës dhe na dhanë impulsin e duhur në momentet kur hasëm vështirësi. Por edhe ne treguam vlerat tona në atë ndeshje. Ishim shumë mirë fizikisht dhe mendoj se në atë aspekt e dominuam kundërshtarin duke fituar dyluftimet, si për topin e parë, ashtu edhe për topin e dytë. Gjithashtu ishim superiorë edhe në lëvizjet pa top. E interpretuam mirë takimin dhe për fat ia dolëm.

Fakti që keni fituar me Partizanin kampion në fuqi dhe Egnatian e vendit të parë, çfarë do të thotë për ju?

Normalisht që këto rezultate na japin besimin se mund të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar në Superiore dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt. Na vjen keq për ndeshjen ndaj Tiranës, sepse duhet ta kishim menaxhuar më mirë. Por e përgjithshmja është pozitive.

Sfidoni Laçin në transfertë, është një kundërshtar i kalueshëm?

Është një ndeshje e vështirë edhe për faktin se Laçi është një ekip fushe. Por ne nuk do të shkojmë atje me ndjenjën e inferioritetit. Do të përballemi si të barabartë. Jemi duke punuar fort, që gjithçka të shkojë më së miri në këtë transfertë.

E bën më të vështirë takimin fakti që kundërshtari fitoi ndaj Tiranës dhe ka ndryshuar trajnerin?

Kjo është diçka që iu përket atyre, sidomos çështja e trajnerit. Ne nuk kemi pse të mendojmë për këto gjëra. Normalisht fitorja ndaj Tiranës iu jep më shumë motivim dhe kjo është normale, por ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Nëse bëjmë lojën tonë dhe zbatojmë këshillat e trajnerit, jam i bindur që ia dalim.

Ju kënaq edhe një pikë në këtë takim?

Skënderbeu është një markë dhe si e tillë në çdo ndeshje shkon për objektivin maksimal. Ne do të hyjmë në fushë për të menduar vetëm për fitoren. Më pas le të jetë fusha ajo që do të vendosë se çfarë meritojmë në bazë të asaj çfarë kemi dhënë.

Si ndiheni në partneritetin me Rashicën në sulm?

Mund të them se ndihem shumë mirë. Kemi nisur të ambientohemi dhe po e gjejmë njëri-tjetrin me mjaft lehtësi. Fillimi ka qenë i vështirë, pasi nuk e njihnim lojën e njëritjetrit. Por tani po funksionon mirë. Kemi shprehi të njëjta dhe kjo na ndihmon të lidhemi më mirë.

Cila është ëndrra juaj më e madhe në karrierë?

Preferoj të eci me hapa të vegjël dhe mos e quani si modesti. Tani po mendoj vetëm për Skënderbeun dhe të bëj mirë në këtë sezon, që të kap formën time maksimale. Normale që ëndrrat dhe ambiciet i kam të mëdha, por i përkasin së ardhmes.

Thirrja e dytë në Kombëtaren U-21. Si ndihet Nikaj?

Thirrja në Kombëtare është krenari dhe emocion më vete. Normalisht që për mua është ëndërr që po realizohet. Shpresoj të vijoj të bëj mirë dhe të rritem cilësisht për të merituar fanellën e Kombëtares.

Etiketa: Ardit NikajPartizaniSkenderbeu

Lajme të lidhura

SPORT

Skënderbeu fiton miqësoren ndaj Pogradecit

20:42 : 06/08/2025
SPORT

Trajneri i ri i Partizanit: Jam këtu për të rikthyer titullin kampion

18:51 : 06/08/2025
SPORT

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

15:43 : 06/08/2025
SPORT

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani rikthen në ekip Victor Da Silvan, golashënuesin brazilian të vitit të titullit

19:23 : 04/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
Para

Çupi për përjashtimin e 8 deputetëve nga Basha: PS ka frikë nga opozita e vërtetë

TË GJITHA

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com