• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hap kartelë ditore e merri…” Ilaçet që duhet të jepen falas në spital shiten privatisht

23:08 : 03/10/2023
në AKTUALITET

Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mijë banorë në qytet dhe fshatrat përreth.

Pas denoncimeve, se sistemi shëndetësor në Tepelenë është përqendruar në duart e 4 zonjave, “Stop” ka shkuar të verifikojë situatën.

Mjekja Klodiana Gjonçaj, punon në spital, por edhe në farmaci, madje duke tregtuar privatisht ilaçet, që janë të dedikuara për spitalin. Farmacia ku ajo punon është në emrin e motrës së saj Jorida Gjermeni.

Gjithashtu farmacistja e spitalit Klea Doti punon edhe në këtë farmaci private. Valbona Ruka, shefe e shërbimit parësor në kujdesin shëndetësor Tepelenë, punon gjithashtu si farmaciste.

Në farmaci private tregtohen medikamente që janë të spitalit bashkiak të Tepelenës. Kostoja është zero dhe fitimi 100%. E gjithë situata ndodh në sytë e drejtoreshës së spitalit.

Lexo edhe:

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

“Stop” shkoi të blejë ilaçe në farmaci dhe mjekja Klodiana Gjonçaj shiti ilaçet  që kishte gjendje. Për të tjerat, na drejtoi në spital, ku takuam kryeinfermieren Mira me porosi të saj.

Qytetari: Unë dua kështu, tetanoz dhe shiringa!

Klodiana Gjonçaj: Deri në 72 orë bëhet tetanozi më vonë. Do ta bësh tani? Se unë e kam në derë të frigoriferit? Po s’e bëre, mbaje në frigorifer dhe ti!

Qytetari: Hëë Manitol, Sodium Kloridi…

Qytetari: Edhe m’i ka shkruajtur kështu, se e kam nusen doktoreshë. Manitol 20%, më thotë, 250 mililitra.

Klodiana Gjonçaj: E di, e di, që është, po dal të shoh, a kam, a s’kam unë. Po ashtu, do të them, ku do… do ta zgjidhim. Po tjetër? Hë, vazhdo!

Qytetari: Vitamin K 1%, thotë, 1 mililitërshe!

Klodiana Gjonçaj: E mora vesh! Po tjetër?

Klodiana Gjoncaj: Sa do nga këto? Ma jep ta lexoj unë mesazhin vetë më mirë, mos u lodh! Doreza, shiringa këto do i kem… Glukozë 5%, Buskopan, Tinker Jodi, Papaverinë, Manitol, Vitamin K edhe tetanozi.

Qytetari: Po, ça ke ti nga këto?

Klodiana Gjonçaj: Po manitolin, do të ta gjej.

Klodiana Gjonçaj: Do vesh… lidhu… me makinë je?

Klodiana Gjonçaj: Do flas unë, ngjitu merri te spitali, te urgjenca. Ndaj të thashë.

Klodiana Gjonçaj: Manitolin do të të çoj.., ike e mere! Do flas unë! Ik e mere lart te Spitali! Vitamin k po kanë, do t’u them të ta japin.

Klodiana Gjonçaj: Thjesht lër një emër shënim, që të hapim një kartelë në emrin tënd, ditore!

Klodiana Gjonçaj: Për t’u regjistruar, se mos të ngacmojë…

Qytetari: Edhe shiringa dy copë, age 10 milimetërshe!

Klodiana Gjonçaj: Të jap dy unë këtu ty. Vitamin K, s’kam unë këtu. Po kemi, do ta marrësh! Ngjitu lart te spitali!

Më pas flet në telefon me Kryeinfermieren e Urgjencës te Spitali i Tepelenës.

Klodiana Gjonçaj: Ça po bëni? Të të pyes? Kemi vitamin K lart, (në spital) neve ? Ampulë, 1 duhet vetëm. S’e dua për vete. Do të nis një çun, jepi një Manitol, dy aparate dhe një…! Mirë! Të t’i shënoj në një letër unë, po hapi një kartelë ditore, mbaji shënim emrin djalit!

Qytetari: Këto të tjerat m’i dhe besoj?

Klodiana Gjonçaj: Sa ke si artikuj atje? Numëroji çikë me numra 1, 2, 3, 4 të tëra, që të numëroj, sa të dhashë unë e sa do marrësh atje!

Klodiana Gjonçaj: Ja, s’i shënuam ato.

Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!

Qytetari: Ok! Shënoje! E shënove?

Klodiana Gjonçaj: E kam shkruar unë. Vazhdo!

Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!

Qytetari: Jodin, e ke këtu. Papaverinin, Manitolin…

Klodiana Gjonçaj: Ta dhashë Papaverinin. Manitolin do ta marrësh lart!

Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!

Klodiana Gjonçaj: Është këtu!

Qytetari: Edhe Tetanozin, që e bëre gati!

Klodiana Gjonçaj: Eh, në rregull i kemi. Bëjnë 18 mijë lekë. Ato të spitalit, asnjë lek, se t’i japim nga shteti. Do takosh Mirën dhe do të jap unë një pako me paracetamol vetëm jepi, ja do ta shënoj unë te letra këtu!

Klodiana Gjonçaj: Kryeinfermieren e Urgjencës, direkt, sa të vesh! Me kë foli Klodi në telefon, i thuaj, edhe…

Qytetari: Kryeinfermieren e Urgjencës?

Klodiana Gjonçaj: Kryeinfermiere e Urgjencës, Mira e ka emrin!

Klodiana Gjonçaj: Kujdes Tetanozin, e di ç’ke? Mbaje në çantë atë, mos ma thyej!

Klodiana Gjonçaj: Të hapi një kartelë ditore ajo! Hë, se e zgjidhim. Do takosh këtë!

Mira na dha ilaçet e spitalit dhe sipas këshillës së doktoreshës, na hapi dhe një kartelë ditore. Sigurisht për “zemërgjerësinë” e saj, kryeinfermierja mori 20 mijë Lekë të vjetra.

Kryeinfermierja: Mirë, ça bëni?

Qytetari: Kryeinfermieren, desha pak!

Kryeinfermierja: Unë, hajde. Do më japësh dhe një çikë të dhënat mua!

Kryeinfermierja: Të pacientes, që më tha doktoresha, që t’i hapim kartelë! Mbaje këtë, se mos na i thyhesh, se kjo është  bir i vetëm! Mezi e kishim.

Kryeinfermierja: Vitaminën ta dhashë.

Qytetari: Ma jep komplet atë pakon!

Kryeinfermierja: Jo s’kam. S’e jap dot. Ja, për dy, do të jap tre, se nuk kam, se edhe besoj, se edhe poshtë nuk do ketë. Nuk ta kursej, po nuk kam. Më kupton? Një sekondë! Po vigona? Për të…

Kryeinfermierja: Të jap edhe shiringat, se të duhen!

Kryeinfermierja: More ik tani! Po ky…!

Qytetari: Se tani është turp.

Kryeinfermierja: Ti na bëre, që të t’i japim të tërë Buskopanët me këto.

Qytetari: Po më jep edhe një pako nga ajo me kështu. Atëë!

Kryeinfermierja: Merr këtë, që është më shumë!

Qytetari: Dhe ajo e kuqja atje. Më fal, një sekondë! Këtë më! Këtë këtu! Këtë për tensionin!

Kryeinfermierja: Kjo është Voltaren!

Kryeinfermierja: Është për dhimbje, nuk është për tension!

Qytetari: Po pra, për dhimbjen. Sa kushton kjo?

Kryeinfermierja: Asnjë gjë, ik mere!

Qytetari: Tani, po të më duhen gjëra të tjera mbas ca kohësh?

Kryeinfermierja: Unë këtu jam. Më tha doktoreshë Klodi. Kur të duash, ça të duhet, po kemi mundësi…

Qytetari: Mund të marr dhe me shumicë unë, se e di sa fshatra të largët ka atje…?

Kryeinfermierja: S’kemi ilaçe. Ti ja shikoji! Shiko!

Qytetari: Po këto, ça të mundeni, se…

Kryeinfermierja: Për shembull, kur vjen dhe kemi mundësi, me ato, që kemi mundësi.

Qytetari: Po me kë të flas unë?

Kryeinfermierja: Me doktoreshë Klodin!

Qytetari: Ajo, që ishte poshtë.

Kryeinfermierja: Po eh, është mjeke ajo. E kemi dhe Shefe Spitali. Është mjeke shumë e mirë.

Qytetari: Shumë faleminderit! Ia kalofshi mirë!

Kryeinfermierja: Mirupafshim./Tv Klan

Etiketa: denoncimilacekartelestop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

21:21 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

18:53 : 17/06/2026
AKTUALITET

Padia për shpifje, Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj Vilma Nushit: Përfituesja e 100 mln eurove të Check Up u rrëzua në Apel

16:50 : 17/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026
Para

Bajram Begaj reagon rreth akuzave për delegacionin në OKB

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet