• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupi i Bashës denoncoi rritjen e çmimit të ujit, eksperti: E gjitha po kalon në heshtje

13:27 : 03/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

PD-ja e vulës ka denoncuar rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, tha se uji sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.”

Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të çmimit të tij.”

Pas zëdhënëses, ishte inxhinieri Azmer Duleviç, i cili denoncoi rritjen e çmimit të ujit, çka sipas tij është abuzim përmes korrupsionit.

Inxhinieri deklaron se sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre.

Lexo edhe:

Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt

Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

“Edhe pse jemi një vend me burime ujore të konsiderueshme, ende sot uji në çezmat tona vjen me orar dhe nuk është i pijshëm, madje dhe i dëmshëm për shëndetin tonë. Uji është reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.

Qytetarët jo vetëm paguajnë dy herë për ujin, njërin të papijshëm që i vjen në çezma dhe tjetrin të pijshëm që e blejnë, por përballen dhe me rritjen abuzive të çmimit të tij.

Partia Demokratike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo akt korruptiv dhe inkurajon dhe mbështet pa asnjë rezerve organet e drejtësisë të veprojnë mbi këdo që shpërdoron detyrën përmes korrupsionit.”, tha Karabina.

Pas zëdhënëses, ishte inxhinieri Azmer Duleviç, i cili denoncoi rritjen e çmimit të ujit, çka sipas tij është abuzim përmes korrupsionit.

Sipas inxhinierit, “sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre.”

“Si po i rritet çmimi i ujit qytetarëve dhe e gjitha po kalon në heshtje?!

Sipas Entit Rregullator të Ujit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell më pas një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raportonte se detyrimet e akumuluara (principal pa kamata) të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë Lekë. Nga totali i detyrimeve principal pa kamata të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 4.93 miliard Lekë detyrime të akumuluara në vite.

Në total janë të paktën 5 ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh që kanë detyrimet më të mëdha të energjisë në raport me borxhin total. Pas Durrësit e dyta vjen Vlora me 1.44 miliardë lekë, Patosi me 860 milionë lekë, Fieri me 770 milionë lekë dhe Kavaja me 760 milionë lekë. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një ndër ata që shfaqin performancë më të dobët dhe që mbështetet vazhdimit nga buxheti i shtetit.

Pas dështimit spektakolar me Ujësjellësat, Qeveria ka vendosur të bëj një reformim ku nga 58 shoqëri do të krijohen 15 të tilla që do të rezultojnë nga bashkimet.

Reforma do të finalizohet me krijimin e 15 shoqërive, nga 58 që ishin deri vitin që shkoi, teksa aktualisht janë krijuar 12 prej tyre. Kjo nënkupton se një shoqëri, tashmë përfshin disa bashki ku aktualisht aplikohen tarifa të ndryshme të ujit, por që do të shkojnë gradualisht drejt unifikimit. Për shembull ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndërsa ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin. Për keqadministrimin e ujësjellësit të Korçës do u rritet çmimi qytetarëve të Devollit, një absurd logjik!

Sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre. Ndërkaq, vetë Enti Rregullator i Ujit ka parashikuar vështirësi në unifikimin e tarifave, duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre.

Parimi i qeverisë së Edi Ramës tashmë është: vidhja dhe qindarkën e fundit qytetarëve dhe jepja oligarkëve!”, përfundon Duleviç.

Etiketa: Azmer Duleviçcmimi i ujitmirela karabina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi mandatin për pak vota, kandidati largohet nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt

15:14 : 10/07/2025
AKTUALITET

Rritet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit

10:39 : 02/07/2025
AKTUALITET

Opozita kundër rritjes së çmimit të ujit, tensione në mbledhjen e këshillit Bashkiak në Elbasan

15:56 : 03/07/2024
AKTUALITET

Vijon rritja e çmimit të ujit, shtrenjtohet me 50% në tre Bashki

07:57 : 27/03/2024
AKTUALITET

Eksperti: Ja pse shpërtheu fabrika në Lushnje

23:00 : 02/03/2024
AKTUALITET

Abuzimet e “One”/ Inxhinieri: Si më “grabitën” lekët dhe bllokuan shërbimin për faj të tyre

15:23 : 12/12/2023
Para

Gazetarja shqiptare tregon eksperiencën e saj: Më pushuan, sepse më kërkonin 'punë' të tjera...

TË GJITHA

Sot, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:31 : 26/07/2025

Transporti publik me Google Maps, çorientues

08:25 : 26/07/2025

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 26/07/2025

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

08:15 : 26/07/2025

Dronët ukrainas godasin rajonin e Rostovit në Rusi, dy persona të vdekur

08:13 : 26/07/2025

Jasir Asani pranë transferimit në Iran

08:04 : 26/07/2025

Temperatura deri në 43 gradë, parashikimi i motit për sot

08:04 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com