• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Gjyq i turpshëm”, Trump në përballjen e parë në procesin që rrezikon pronat e tij

08:22 : 03/10/2023
në BOTA

Ish-Presideti Donald Trump sulmoi ashpër prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut dhe gjykatësin e çështjes civile ndaj tij, ndërsa u hap seanca e parë të hënën në Nju Jork. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut e akuzon zotin Trump se ka siguruar qarkullimin e më shumë se 1 miliard dollarë duke mashtruar lidhur me vlerën e pasurive të tij të paluajtshme.

Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, po kërkon të paktën 250 milionë dollarë gjobë, ndalim të përhershëm të zotit Trump dhe djemve të tij Donald Jr dhe Eric nga drejtimi i bizneseve në Nju Jork dhe një ndalim pesëvjeçar të veprimtarive të pasurive të paluajtshme komerciale të zotit Trump dhe Organizatës Trump.

Ish-Presidenti Donald Trump doli të hënën para një gjykate në Nju Jork në një proces gjyqësor civil që mund t’i kushtojë atij kontrollin e disa prej pronave të tij më të rëndësishme . Të hënën në seancën e parë palët paraqitën argumentat hapëse.

“Gjyq i turpshëm”, deklaroi zoti Trump në një moment pushimi rreth drekës, pasi dëgjoi përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, që e cilësuan atë një gënjeshtar patologjik.

Në padinë e ngritur nga shteti i Nju Jorkut, manjati i bizneseve i kthyer në politikan, akuzohet se ka mashtruar bankat, kompanitë e sigurimeve e të tjerë, duke deklaruar për vite të tëra të dhëna të rreme në pasqyrat financiare të kompanive të tij.

Lexo edhe:

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

“Ata kanë gënjyer vit pas viti”, tha Kevin Wallace, përfaqësues i zyrës së zonjës James, në prani të zotit Trump.

Si përgjigje avokatët mbrojtës, të ish-presidentit thanë se pasqyrat financiare ishin të ligjshme. Pronat e zotit Trump sikurse “Mona Liza”, kanë një vlerë shumë të lartë tha avokatja Alina Habba.

“Ky nuk është mashtrim. Këto janë pasuri të paluajtshme”, tha ajo, duke akuzuar zyrën e Prokurores së Përgjithshme për “vendosjen e një precedenti shumë të rrezikshëm për të gjithë pronarët e bizneseve në shtetin e Nju Jorkut”.

Zoti Trump u paraqit vullnetarisht në gjyqin civil kundër tij të cilin ai e quajti “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”. Kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, përsëriti pretendimet se zonja James, një demokrate, po përpiqet të pengojë kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Etiketa: GjyqiPronatTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

10:01 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
Para

Synohet shkarkimi i udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

TË GJITHA

U tha se ndërroi jetë pas vdekjes së djalit në Greqi, familja e Sulo Halilit e mohon: Nëna është gjallë

14:40 : 14/11/2025

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

14:35 : 14/11/2025

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025

I dënuar me 2 vite burg për një aksident me vdekje, arrestohet i riu në kërkim

14:25 : 14/11/2025

EMRAT/ Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, 25 në pranga 13 në kërkim, çfarë u sekuestrua

14:12 : 14/11/2025

“Nuk kam marrë njoftim për 21 janarin”/ SPAK reagon pas deklaratës së Berishës: Janë refuzuar dy fletëthirrje!

14:07 : 14/11/2025

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com